E martë, 8 Korrik, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LISTA/ Nga kinezët e Partisë Popullore te anonimët në të gjithë botën, drejtorët e Bankers që paguhen miliona! Kosto fiktive dhe shmangie taksash

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
in Ekonomi, Investigim
A A
0
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

Operacioni i fundit hetimor në drejtim të koncesionarit që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar abuzimet e drejtorëve me këtë pasuri të stërmadhe shqiptare. VoxNews ka raportuar edhe më herët për veprime të ngadalta të shtetit shqiptar për t’i vjelë “Bankers” 236 milionë USD që fitoi në Arbitrazh. Ndërkohë, që gjatë kësaj kohe, vetë firma koncesionare deklaronte fitime minimale vjetore, pavarësisht se xhiron qindra miliona euro.

Një skemë e dyshimtë kriminale, që tashmë ka filluar të çmontohet. CEO aktual, Hongping Xiao, shtetas kinez, dhe ish-drejtori shqiptar Leonidha Çobo janë në mesin e 14 të arrestuarve, teksa dyshohet se i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej miliona eurosh. Në fakt, dëmi ka kohë që zhvillohet në “syrin” e të gjithëve, por askush s’ka marrë guximin për t’i goditur, për shkak se kompania “investonte” në çdo fushë.

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

Por, ndoshta ka ardhur koha që vetë “Bankers” duhet të largohet nga Shqipëria, pavarësisht se koncesioni i mbaron në vitin 2029 me opsionin për t’u shtyrë edhe 5 vite të tjera. Megjithë këto abuzime, sërish do të operojë në pasurinë shqiptare? Kjo mbetet për t’u parë, por më skandalozja është se, institucionet shqiptare, pavarësisht se i kanë gjetur shkelje të shumta, nuk kanë guxuar deri më sot për t’a denoncuar.

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

Faksimile: Në shtator 2024 kompania ndryshoi CEO-n, ku u largua Huanqin Xiao dhe u emërua Hongping Xiao që u arrestua së fundmi

“Bankers Petroleum Albania Ltd” vepron sipas ligjeve të Ishujve Cayman, një parajsë fiskale. Fillimisht është regjistruar në QKB në datën 28 korrik 2004, ndërkohë që fillimisht është administruar nga një firmë kanadeze.

“Marrëveshja e Patos-Marinzës u bë efektive në mars 2004 dhe ka një afat 25 vjeçar me opsionin për t’u zgjatur dhe për pesë vite të tjera, me zgjedhjen e shoqërisë mëmë, pas miratimit të qeverisë dhe organeve rregullatorë” thuhet në dokumentet e vetë kompanisë.

Në muajin shtator të vitit 2024, kompania ka ndryshuar edhe CEO-n. “Është vendosur që Huanqin Xiao të japë dorëheqjen si përfaqësuesi ligjor i degës me efekt nga data 24 shtator 2024 dhe Hongping Xiao, shtetas kinez, të emërohet përfaqësues ligjor i degës prej të njëjtës datë”, thuhet në dokument.

Në fakt, të tilla ndryshime janë bërë shpesh nga “Bankers”, me qëllim për të fshehur edhe abuzime e tyre. Kompania bën hetime të pavarura të brendshme dhe në bazë të tyre, ndryshon drejtorët. Ish-drejtori Leonidha Çobo, edhe ai i arrestuar së fundmi, është “kapur” nga vetë kompania për abuzime të mëdha. Qoftë ndaj shtetit shqiptar, ashtu edhe ndaj kompanisë. Por është një skemë, e para për t’ia hedhur fajin individit dhe jo kompanisë dhe e dyta për të vijuar punën, me justifikimin se “ndëshkuam dhe larguam abuzuesit”.

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin milionaLISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin milionaLISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

Faksimile: Regjistri i drejtorëve dhe zyrtarëve të “Bankers”, ku ka emra fiktivë me rroga të majmë

VoxNews ka siguruar një listë të gjatë, më saktësisht regjistrin e drejtorëve dhe zyrtarëve të “Bankers”, duke filluar nga viti 2004 e deri në vitin 2025. Emra të cilët janë paguar miliona euro, ndërkohë që ka emra fiktivë anembanë botës që paguhen nga kompania koncesionare, me qëllimin që bilancet t’i nxirrnin pa fitime.

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin milionaLISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin milionaLISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin milionaLISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

Faksimile: Regjistri i drejtorëve dhe zyrtarëve të “Bankers”, ku ka emra fiktivë me rroga të majmë

Duket një skemë e dyshimtë, ku me naftën shqiptare janë paguar qindra shtetas të huaj, shumica e të cilëve s’kanë shkelur asnjëherë në vendin tonë. Por, marrin rroga me shumë zero.

Në listë janë emra grek, amerikan, kanadezë, kinezë, italianë, shqiptarë, indianë, nordikë, afrikanë etj, etj. Ka shumë emra që kanë të shënuar se kanë punuar “drejtor” të “Bankers”, por pa specifikuar se ku dhe çfarë kanë bërë. Koncesionari ka pasur edhe president, asistent sekretar, drejtor i përgjithshëm, drejtor operativ, menaxher i lartë financiar, sekretar i korporatës, zëvendëspresident, drejtor ekzekutiv.

Këta drejtues janë ndryshuar disa herë, pasi ka pasur edhe këshilltar të lartë, drejtor finance, drejtor zbatueshmëria, zyrtar komunikimi. Madje, ka pasur edhe persona që paguhen nga nafta shqiptare me emërtimin “përfaqësues kryesor në Qeverinë Popullore të Kinës”. Dhe të gjithë, paguheshin me rroga të majme, që dilte nga nëntoka shqiptare.

Në fund të vitit të kaluar, VoxNews publikoi ekskluzivisht dokumente të bilanceve të kompanisë naftënxjerrëse “Bankers”, ku rezulton se në vitet 2022 dhe 2023 kishte fituar vetëm 110 mijë euro. Ndërkohë, në shkelje të plotë të ligjit, e njëjta kompani nuk ka publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet e vitit 2024. Ndoshta, për të vijuar të fshehë dhe mashtrojë shtetin shqiptar.

“Prej disa muajsh qeveria po tenton të zbatojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, për t’i vjelë kompanisë koncesionare ‘Bankers’ plot 236 milionë dollarë. Janë bërë disa përpjekje për zbatim, por vetëm ditët e fundit është hapur një tender për të përkthyer vendimin në fjalë. AKBN-ja ka ngritur një grup pune për ‘zbërthimin’ e vendimit, për të dalë më pas sa detyrime ka për t’i paguar koncesionari që shfrytëzon prej 20 vitesh vendburimin e naftës Patos – Marinëz, i cili përbën mbi 90 % të rezervave që shfrytëzohen” do të denonconte VoxNews.

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

LISTA E PLOTË Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona

Faksimile: Bilancet e kompanisë “Bankers” në vitin 2022 dhe 2023, ku rezulton se ka fituar vetëm 110 mijë euro

Redaksia jonë analizoi bilancet e Bankers në vitet e fundit, ku firma ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare deri në vitin 2023. “Në përfundim të kësaj mbledhje u vendos miratimi i pasqyrave financiare të degës të Shqipërisë për vitin ushtrimor të mbyllur më datë 31 dhjetor 2022, të audituara nga auditues i pavarur, me një fitim të ushtrimit prej 7.043.821 lekë” thuhet në këtë dokument. Një fitim tepër minimal, duke marrë parasysh xhirimin e qindra milionë eurove në vit nga firma.

“Nisur nga fitimi tepër i ulët, me të drejtë lindin disa pyetje; A janë reale? Nëse një firmë kaq e madhe ka këtë fitim, përse e vijon koncesionin? Ku shkojnë miliona eurot që xhiron? A mos vallë po ndiqet e njëjta skemë si ajo e viteve më parë, për të mos paguar tatime dhe divident?!” ngriti disa pyetje redaksia jonë.

VoxNews vijoi të shfletojë bilancet e firmës koncesionare, ku edhe për vitin 2023 ka deklaruar një fitim tepër minimal, prej 4.117.947 lekë. Pra, për 2 vite kompania koncesionare fitoi rreth 110 mijë euro, ose sa një biznes i vogël. Të jenë të ardhura reale?

Dy vite më parë, qeveria njoftoi se Shqipëria fitoi gjyqin në Arbitrazhin Ndërkombëtar me kompaninë Bankers Petroleum. Kompania kishte kërkuar në Arbitrazh që t’i njihen si shpenzime 236 milionë USD. Kompania duhet të paguajë tatim mbi fitim për aktivitetin e saj, ku në hidrokarbure tatimi është 50 %. Mbi shumën 236 mln dollarë do të bëhet një verifikim se sa janë kosto reale dhe më pas do të nxirret detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar.

Këto mosmarrëveshje kanë nisur në vitin 2011, kur AKBN-ja konstatoi se Bankers kishte fryrë shpenzimet e deklaruara për investimet që po bënte me qëllim që të dilte pa fitim dhe të shmangte tatimin. Bankers ka raportuar vetëm humbje në bilancet e saj, për të mos paguar tatim fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Pas njoftimit të ministrisë, reagoi edhe Bankers, e cila tha se kërkesa fillestare për arbitrazh e paraqitur në vitin 2015 kishte të bënte vetëm me kostot e naftës për vitin e auditimit 2011, por më vonë mosmarrëveshjes iu shtuan vite shtesë (2012-2017).

“Mospërshtatja më e madhe e kostove ndaj Bankers lidhej me veprimet e papërshtatshme të disa ish-punonjësve të Bankers që datonin para blerjes së kompanisë nga pronari aktual. Nga shuma totale e shpenzimeve të kontestuara nga AKBN që qeveria shqiptare ka raportuar janë deklaruar të parikuperueshme (236 milionë USD, që është një numër që është ende në shqyrtim nga Bankers), mbi 100 milionë USD që lidhen me sjelljen e atyre ish-punonjësve të Bankers”, thuhet në këtë reagim.

Të gjitha këto abuzime janë një arsye e fortë përse “Bankers” duhet të ikë nga Shqipëria. Fshehje miliona euro, bilance fiktive, arrestime, mashtrime. A mos ndoshta ka ardhur koha që kësaj firme t’i hiqet koncesioni? /voxnews.al 

Etiketat: bankersbankers petroleum
Artikulli para

Rritet numri i ndërtuesve që presin rënie të çmimeve të apartamenteve

Artikulli pas

Jo vetëm plazhet! Mrekullitë e jugut të Shqipërisë, sipas “The Times”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Një familje shqiptare duhet të punojë më shumë se 16 vjet për të blerë një apartament: Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta

8 Korrik, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit
Aktualitet

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

7 Korrik, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë
Ekonomi

Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

7 Korrik, 2025
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

7 Korrik, 2025
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Ekonomi

Bankers Petroleum, 20 vjet vjedhje e naftës shqiptare

4 Korrik, 2025
BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë
Ekonomi

Shkaqet, pse Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit

3 Korrik, 2025
Artikulli pas
Jo vetëm plazhet! Mrekullitë e jugut të Shqipërisë, sipas “The Times”

Jo vetëm plazhet! Mrekullitë e jugut të Shqipërisë, sipas "The Times"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit
Aktualitet

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

Nga SkyWeb
14 Qershor, 2025
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërhyrë për të bllokuar nga tregu një produkt të importuar me origjinë nga Turqia,...

Lexo të plotë
Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum

Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum

3 Korrik, 2025
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

30 Qershor, 2025
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

9 Qershor, 2025
REKORD/ Rreth 1 milion pasagjerë fluturuan nga Rinasi në maj, DESTINACIONET më të preferuara

REKORD/ Rreth 1 milion pasagjerë fluturuan nga Rinasi në maj, DESTINACIONET më të preferuara

30 Qershor, 2025

Të Fundit

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

8 Korrik, 2025
Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

8 Korrik, 2025
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

IUTE Credit dhe CREDITAL, zhvatësit që zëvendësuan me shpejtësi MCA-FINAL

8 Korrik, 2025
TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

8 Korrik, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr