• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

Editor Editor
26 Gusht, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit.

Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. I moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai është paraqitur në spital, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.

Ndërkohë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj.

Në kuadër të hetimit dhe marrjes së masave parandaluese, ekipet e specializuara po kryejnë edhe depistimin në vatër. Gjithashtu, pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave të identifikuara si të mundshme për praninë e mushkonjave.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të jetë pa simptoma ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella.

Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze. Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP-së pritet të përcaktojë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera.

Etiketa: Ethet e nilit
Artikulli para

Franca refuzon lirimin e tij, Ermal Beqiri: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja në Dubai

Artikulli pas

Aplikacioni me anonimë, Tatimet nxisin “spiunët digjitalë” të sinjalizojnë për bizneset që bëjne evazion fiskal

Editor

Editor

Nga Kategoria

Inteligjenca artificiale do të ndryshojë tregun e punës. Si t’i përgatisim fëmijët për epokën e IA?
Shëndet

Inteligjenca artificiale do të ndryshojë tregun e punës. Si t’i përgatisim fëmijët për epokën e IA?

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional
Ekonomi

Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional

26 Nëntor, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për PPP-të, shteti mund t’u garantojë të ardhura minimale koncesionarëve

26 Nëntor, 2026
Nga Skavica dhe Hekurudha Durrës-Prishtinë, qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare
Ekonomi

Nga Skavica dhe Hekurudha Durrës-Prishtinë, qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare

26 Nëntor, 2026
Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri
Shëndet

Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

Aplikacioni me anonimë, Tatimet nxisin “spiunët digjitalë” të sinjalizojnë për bizneset që bëjne evazion fiskal

Të Përzgjedhura

Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?
Shëndet

Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?

Editor
29 Maj, 2026
0

Në fund të ditës, shumë njerëz ndjejnë këmbët të fryra, të lodhura dhe të rënda, sidomos kur kalojnë orë të...

Lexo të plotë
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Apartamente dhe lagje: Çfarë është paketa e strehimit 30% – 40% – 30% dhe si përfitojnë të rinjtë

28 Tetor, 2026
Shqipëria, ndër vendet ku përdoret më pak Inteigjenca Artificiale

Shqetësime për sigurinë, OpenAI shtyn publikimin e modelit të ri të ChatGPT

29 Shtator, 2026
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, ulen kostot e materialeve

4 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

26 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndryshojë tregun e punës. Si t’i përgatisim fëmijët për epokën e IA?

Inteligjenca artificiale do të ndryshojë tregun e punës. Si t’i përgatisim fëmijët për epokën e IA?

26 Nëntor, 2026
Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In