• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Franca refuzon lirimin e tij, Ermal Beqiri: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja në Dubai

Editor Nga Editor
26 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtësia franceze ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, rreth një muaj pas arrestimit të tij.

Beqiri kërkoi të enjten zëvendësimin e paraburgimit me një masë më të lehtë, por gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën. Sipas argumentimit të saj, burimet e konsiderueshme financiare të biznesmenit, si edhe licenca e pilotit, mund t’i mundësonin atij t’u shmangej shpejt autoriteteve.

Avokati i Beqirit e cilësoi ndalimin e klientit të tij si “të paligjshëm”. Sipas mbrojtjes, Beqiri kishte mësuar nga mediat shqiptare se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet dhe, përpara incidentit me avionin privat më 27 korrik, kishte informuar autoritetet franceze për situatën. Argumentet e mbrojtjes nuk bindën gjykatën.

Para drejtësisë franceze, Beqiri tha se nuk kishte zgjedhur vendin më të mirë për t’u fshehur. Ai deklaroi se ka një lidhje të fortë me Francën, ku kishte mbërritur që në moshën 16-vjeçare.

“Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në Turqi, Slloveni, Francë… Mund të kisha shkuar kudo, madje edhe në Dubai, por e dua Francën. Edhe nëse nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, as më të mirin për taksat…”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Beqiri është shpallur në kërkim nga SPAK, i cili ka kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri në kuadër të hetimeve për çështjen e tenderëve të AKSHI-t.

Sipas hetimeve, autoritetet shqiptare dyshohet se kanë identifikuar pasuri dhe llogari bankare në vlerë të konsiderueshme, përfshirë llogari me një total prej më shumë se 2 milionë eurosh, dy apartamente, një avion privat, automjete, si dhe një kështjellë në Francën veriore, me vlerë të përllogaritur rreth 2.6 milionë euro.

SPAK ka ngritur ndaj Beqirit një sërë akuzash, mes tyre heqjen e paligjshme të lirisë, konkurrencën e paligjshme, kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, si dhe pastrimin e parave.

Biznesmeni u arrestua në Francë pasi fluturoi me avionin e tij privat në lartësi të ulët mbi centralin bërthamor të Penly. Para autoriteteve franceze, Beqiri deklaroi se kishte gabuar në përcaktimin e lartësisë së fluturimit dhe se, në momentin kur kaloi mbi central, ishte duke folur në telefon me nënën e tij.

Për incidentin ajror, ai u dënua me 7 mijë euro gjobë. Ndërkohë, Beqiri vijon të mbahet në paraburgim në Francë, në pritje të zhvillimit të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Etiketat: ermal beqiri
Artikulli para

“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

Artikulli pas

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit
Kryesore

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

26 Gusht, 2026
Turku përballë, grekët blejnë fregata nga Italia
Aktualitet

Turku përballë, grekët blejnë fregata nga Italia

26 Gusht, 2026
Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë
Aviacion

Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë

26 Gusht, 2026
Apple prezanton modelet e reja  të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale
Aktualitet

Apple prezanton modelet e reja të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

25 Gusht, 2026
Denonco kartelin dhe shpëto nga gjoba, Autoriteti i Konkurrencës miraton programin e “pendesës”
Ekonomi

Denonco kartelin dhe shpëto nga gjoba, Autoriteti i Konkurrencës miraton programin e “pendesës”

25 Gusht, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Në shtator nis nxjerrja e vendimeve për pronat, ATP bën njoftimin e rendësishëm

25 Gusht, 2026
Artikulli pas
Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hotelet pritën më shumë vizitorë në janar, dominuan italianët dhe gjermanët
Turizëm

Hotelet pritën më shumë vizitorë në janar, dominuan italianët dhe gjermanët

Nga Editor
17 Mars, 2026
0

Strukturat akomoduese turistike kanë shënuar rritje të numrit të vizitorëve gjatë janarit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...

Lexo të plotë
Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

15 Janar, 2026
Fatura “fiktive” 200 mijë euro, si pensionistja Emine Themeli “këshilloi” Leonidha Çobon e Bankers për kompjuterat

Fatura “fiktive” 200 mijë euro, si pensionistja Emine Themeli “këshilloi” Leonidha Çobon e Bankers për kompjuterat

1 Korrik, 2026
Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

1 Gusht, 2026
Kompetenca të zgjeruara dhe rekrutim i unifikuar, çfarë parashikon ligji i ri për Policinë Bashkiake

Kompetenca të zgjeruara dhe rekrutim i unifikuar, çfarë parashikon ligji i ri për Policinë Bashkiake

20 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

Pacienti “zero” në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik për Ethet e Nilit

26 Gusht, 2026
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Franca refuzon lirimin e tij, Ermal Beqiri: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja në Dubai

26 Gusht, 2026
“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

26 Gusht, 2026
Turku përballë, grekët blejnë fregata nga Italia

Turku përballë, grekët blejnë fregata nga Italia

26 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr