• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Jo vetëm plazhet! Mrekullitë e jugut të Shqipërisë, sipas “The Times”

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Jo vetëm plazhet! Mrekullitë e jugut të Shqipërisë, sipas “The Times”
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Macja ka dalë nga thes…”! Me këtë frazë nis artikulli i prestigjiozes britanike The Times, që i kushtohet një reportazhi të gjatë në Shqipëri, duke vënë në pah tërheqjen e madhe që ka pësuar vendi vitet e fundit dhe sfidat që kjo sjell.

Sipas The Times, gati 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, të joshur nga imazhi i një pushimi të përballueshëm dhe me diell në rivierën shqiptare. Por gazeta britanike paralajmëron se mbingarkesa turistike tashmë po troket, çmimet janë në rritje, dhe investimet e huaja, përfshirë edhe ato nga Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit Trump, po transformojnë fshatrat tradicionalë në resorte plazhi të standardizuar.

Udhëtim larg luksit artificial

Në një përpjekje për të zbuluar një Shqipëri ndryshe, gazetarja e The Times ka ndjekur një tur me një agjenci të vogël britanike “Undiscovered Balkans”, që promovon udhëtime të thjeshta dhe autentike. Udhëtimi përfshiu fshatra të panjohura bregdetare, zona malore, vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ujëvara të fshehura dhe aventura si rafting në lumin e egër Vjosa.

Në fshatin e qetë Qeparo në jug, vizitorja kalon netë në një shtëpi pritëse tradicionale të drejtuar nga Mirella Kokedhima, ku përshkruhet një mikpritje e rrallë dhe ushqime të përgatitura me produkte lokale, edhe në kushte të vështira si mungesa e energjisë.

Mali, historia dhe lumturia e thjeshtësisë

Grupi më pas udhëton drejt Gjirokastrës, qytetit osman të mbrojtur nga UNESCO, ku peizazhi, arkitektura dhe historia e vendlindjes së Enver Hoxhës përshkruhen me habi dhe kontrast. Gazetarja ndalet edhe në fshatin e largët Hoshtevë në Zagori, ku vizitohet një kishë e shekullit të 12-të me afreske të ruajtura, si dhe përjetohet një drekë e bollshme në verandën e një çifti vendas, larg çdo gjurme civilizimi.

Një tjetër ndalesë mbresëlënëse ishte në një fermë 120-vjeçare të restauruar në luginën e Vjosës, ku përveç ushqimit dhe peizazhit, vizitorët njihen me historinë e familjes që arriti të rikthehet pas rënies së komunizmit për të ringjallur jetën në një fshat pothuajse të braktisur.

Fundi i rrugëtimit: buzë Liqenit të Ohrit

Në ditën e fundit, udhëtimi përmbyllet në Lin, një fshat peshkatar buzë Liqenit të Ohrit, ku turistët kalojnë ditën duke bërë eksplorime me biçikletë, hiking dhe kajak në plazhe të virgjëra. Nuk ka shezlongë të shtrenjtë, por vetëm qetësi, natyrë dhe njerëz që zotërojnë një varkë më shumë sesa një makinë.

Ndalesa e fundit është Pogradeci, i përshkruar si një vend me “frymë bregdetare britanike”, ku pushuesit shijojnë lojërat, qeshjet e fëmijëve dhe shetitjet buzë liqenit.

Një përvojë larg turizmit masiv

“The Times” e mbyll reportazhin me një reflektim: nëse kërkoni pushime luksoze me koktej në dorë, ky udhëtim nuk është për ju. Por nëse doni të zbuloni Shqipërinë e vërtetë, me natyrë të paprekur dhe mikpritje të rrallë, atëherë është i duhuri.

Artikulli është një njohje ndërkombëtare për potencialin unik të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe një paralajmërim për të ruajtur autenticitetin përballë zhvillimit të pakontrolluar dhe mbingarkesës turistike. /skyweb.al

Etiketat: shqiperia jugutthe timesturizmi shqiperi
Artikulli para

LISTA/ Nga kinezët e Partisë Popullore te anonimët në të gjithë botën, drejtorët e Bankers që paguhen miliona! Kosto fiktive dhe shmangie taksash

Artikulli pas

Shkaqet, pse Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoini rritet vrullshëm pas njoftimit nga Thesari Amerikan

19 Gusht, 2026
Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve
Turizëm

”The Independent”: Shqipëria mes 10 vendeve europiane pa sistem hyrje-dalje për pushimet e vitit 2026

19 Gusht, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

19 Gusht, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

PENSIONET/ Rritja e pagave mbush arkën e sigurimeve, rekord arkëtimesh në korrik

19 Gusht, 2026
Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania
Ekonomi

Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë

Shkaqet, pse Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO LAJM/ Direkt nga aeroporti në protestë, pamje të pazakonta të turistëve sot në Tiranë
Aktualitet

FOTO LAJM/ Direkt nga aeroporti në protestë, pamje të pazakonta të turistëve sot në Tiranë

Nga SkyWeb
14 Qershor, 2026
0

Protesta kundër qeverisë ka hyrë këtë të diel në ditën e 15-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën sërish para...

Lexo të plotë
Shtrenjtimi prek edhe detergjentët, prodhuesit vendas: Rritim çmimet në maj

Shtrenjtimi prek edhe detergjentët, prodhuesit vendas: Rritim çmimet në maj

27 Mars, 2026
Media italiane për Alpet Shqiptare: Zgjedhja ideale për pushime mes natyrës dhe freskisë

Media italiane për Alpet Shqiptare: Zgjedhja ideale për pushime mes natyrës dhe freskisë

4 Gusht, 2026
Sulm Kibernetik ndaj Postës Shqiptare, Homeland Justice: Do ndërmarrim veprime më shkatërruese

Sulm Kibernetik ndaj Postës Shqiptare, Homeland Justice: Do ndërmarrim veprime më shkatërruese

25 Mars, 2026
Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

27 Gusht, 2025

Të Fundit

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Bitcoini rritet vrullshëm pas njoftimit nga Thesari Amerikan

19 Gusht, 2026
Rasti i suksesit: AI po ndihmon pacientët të zgjidhin misteret, por teknologjia nuk zëvendëson mjekun

Rasti i suksesit: AI po ndihmon pacientët të zgjidhin misteret, por teknologjia nuk zëvendëson mjekun

19 Gusht, 2026
Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr