• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Temperaturat, rritet ndjeshëm konsumi i energjisë elektrike

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me vera gjithnjë e më të nxehta, çka ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga familjet. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, këta konsumatorë rritën dukshëm konsumin e energjisë nga viti 2018 në 2024 dhe një pjesë e mirë e kësaj rritjeje lidhet me ndryshimet klimatike dhe përdorimin gjithnjë e më të madh të kondicionerëve.

Sipas të dhënave të analizuara nga TV SCAN, konsumi mesatar familjar i energjisë elektrike në muajt qershor, korrik dhe gusht të 6 viteve të fundit është rritur me 38%.

Në qershor konsumi mesatar i energjisë elektrike është rritur me 25% nga 2018, në 2024. Më konkretisht, në qershorin e vitit 2018 konsumatorët familjarë konsumuan rreth 186 mijë mWh, ndërsa në vitin 2024 rreth 232 mijë mWh.

Rritja më e lartë është shënuar në muajin korrik, me 46%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 konsumi familjar u regjistrua në rreth 280 mijë mWh, nga 192 mijë mWh që u konsumua në 2018-ën.

Ndërkohë, në gusht rritja përllogaritet në 43%. Për këtë muaj në vitin 2018 familjarët konsumuan rreth 211 mijë mWh, ndërsa në 2024-ën rreth 301 mijë mWh.

Sipas një studimi të Entit Rregullator të Energjisë mbi konsumin e energjisë elektrike dhe sjelljen konsumatore, mesatarisht 37% e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje shkon vetëm për dy përdorime përfundimtare: ngrohjen e hapësirës dhe klimatizimin. Ky segment përbën edhe vlerën më të lartë të konsumit, në raport me pajisjet e tjera, që janë lavatriçja, boileri, soba elektrike, frigoriferi, ndriçimi, etj.

ERE e lidh dukshëm konsumin e energjisë me sezonin dhe ndryshimet klimatike janë një nga faktorët kryesorë që ndikojnë gjatë verës, teksa kjo ka ndikuar në rritjen e përdorimit të kondicionerëve.

“Kushtet klimatike të vendit tonë, me verë shumë të nxehtë dhe të thatë, kanë bërë që vitet e fundit të rriten nivelet e përdorimit të kondicionerëve për freskim të banesës. Prania e tyre ndikon në profilin e grafikut të ngarkesës për stinën e verës, me një rritje vit pas viti të konsumit ditor të energjisë elektrike në shkallë vendi”, – thuhet në studim.

Kjo tendencë u konfirmua edhe nga të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave. Censi i vitit 2023 tregoi një rritje me 27.5% të familjeve që kanë instaluar një kondicioner, krahasuar me të dhënat e Censit 2011.

Edhe për vitin 2025, të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë një rritje të kërkesës për këto pajisje dhe se vetëm në 5 muajt e parë të vitit u importuan kondicionerë me një vlerë prej 3.47 mld lekë, që korrespondojnë me rreth 3.8 mln kg. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importi është rritur me 411.6 mln lekë, ndërsa në peshë me 840 mijë kg.

Rritja e kërkesës për këto pajisje shpjegohet edhe me ndryshimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

“Gjatë stinës së verës, në muajt korrik dhe gusht, prirja e pikut është në rritje, i cili nga viti në vit po bëhet më i dukshëm dhe lidhet me ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo po çon në përdorimin gjithnjë edhe më të madh të pajisjeve klimatizuese gjatë muajve të nxehtë”, – argumenton ERE.

Konsumi i energjisë elektrike për kondicionimin është në varësi të hapësirës, të termoizolimit të ambientit ku ndodhet kondicioneri si dhe nga klasa e teknologjisë së kësaj pajisjeje.

“Ajri i kondicionuar zë një pjesë shumë më të vogël të përdorimit të energjisë elektrike për nevoja shtëpiake në apartamente sesa në shtëpitë e ndara me një familje. Apartamentet janë përgjithësisht më të vogla se shtëpitë e një familjeje, dhe ato shpesh janë pjesërisht të izoluara nga apartamentet ngjitur. Një familje mesatare që jeton në një shtëpi të veçuar konsumon gati tre herë më shumë energji sesa një familje që jeton në një ndërtesë apartamentesh që ka pesë ose më shumë apartamente”, – thuhet në studim.

Më shumë konsum do të thotë fatura më të larta për energjinë elektrike.

Ndaj, në këto kushte eficienca e energjisë konsiderohet si një nga mundësitë e pakta për të ulur konsumin dhe pa ndotur mjedisin. Përfitimet që vijnë nga aplikimi i termoizolimit në ndërtesa apo pajisjet me klas të ulët energjie, janë të mëdha jo vetëm për të ulur kostot e faturave, por edhe për mjedisin dhe shëndetin.

Në një raport të hartuar nga organizata mjedisore All Green Centre, ku merrej në studim një apartament në qytetin e Korçës, arrihej në konkluzionin se pas ndërhyrjeve termoizoluese, në dimër banesa do të ulte me 67% sasinë e lëndës drusore për ngrohje, emetimet në atmosferë dhe përdorimin e pyjeve për lëndë drusore.  Pavarësisht se analiza përfshin reduktimin e faturës për energji gjatë dimrit, raporti thekson se termoizolimi mundëson që mjediset e brendshme të mbeten më të freskëta në verë, pavarësisht nga nxehtësia dhe temperaturat e larta të jashtme. Rrjedhimisht kjo ul konsumin dhe redukton ndjeshëm faturat për energjinë elektrike.

Përveç izolimit më të mirë të banesave, ekspertët kërkojnë shpesh përdorim të kondicionerëve me klas energjie A+ apo temperatura termostati 26–27°C.

Artikulli para

Zjarret në vend, menaxhimi i situatës nën udhëzimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile

Artikulli pas

ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Jemi nga BKH”/ Skenar filmash, si u mor peng Florian Sula i Call Centerave nga djemtë e pronarit të UBA Bank
Aktualitet

“Jemi nga BKH”/ Skenar filmash, si u mor peng Florian Sula i Call Centerave nga djemtë e pronarit të UBA Bank

14 Prill, 2026
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes
Ekonomi

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

14 Prill, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

14 Prill, 2026
Nuk do të reduktohet flota, transporti publik do marrë subvencionin për naftën
Aktualitet

Nga nesër reduktohet me 40% flota e autobusëve të transportit publik

14 Prill, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

14 Prill, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, si nis java për dollarin dhe valutat e tjera
Ekonomi

Java nis “dramë” për euron dhe dollarin, leku nuk “pyet” dhe vijon forcimin

14 Prill, 2026
Artikulli pas
ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë

ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet
Aktualitet

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
0

Buxheti i vitit 2026 shënon nivelin më të lartë historik të financimeve publike. Sipas draftit, të ardhurat buxhetore programohen në...

Lexo të plotë
Klodian Shaqiri

Demotivimi si sekreti i motivimit: Një ironi që duhet kuptuar

29 Shtator, 2025
Puna me kontrata të përkohshme në vend, drejt zhdukjes

Puna me kontrata të përkohshme në vend, drejt zhdukjes

4 Prill, 2026
Pijet energjike rrisin rrezikun e goditjes në tru

Pijet energjike rrisin rrezikun e goditjes në tru

13 Dhjetor, 2025
Studiuesit zbulojnë gjene kyçe të lidhura me COVID-in e gjatë

Studiuesit zbulojnë gjene kyçe të lidhura me COVID-in e gjatë

20 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

14 Prill, 2026
Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

14 Prill, 2026
Presidenti Begaj pret në Tiranë kreun e Parlamentit të RMV: Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet, zbatohet!

Presidenti Begaj pret në Tiranë kreun e Parlamentit të RMV: Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet, zbatohet!

14 Prill, 2026
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i “ha kokën” kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

14 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr