• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qeveria centralizon shërbimin e ujësjellësit, ndryshimet dhe masat që do të merren

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Qeveria centralizon shërbimin e ujësjellësit, ndryshimet dhe masat që do të merren
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare ka shpallur nismën për krijimin e Operatorit Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit, një strukturë e re që do të qendërzojë menaxhimin e kompanive të ujësjellësit, duke ndjekur modelin e sektorit të energjisë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap si fazën e dytë të reformës së nisur në vitin 2021, kur 58 shoqëri u bashkuan në 15 rajonale.

“Një hap i rëndësishëm që do të hedhim së shpejti lidhet me krijimin e Operatorit Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit. Sektori i ujit kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Fragmentimi në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë që solli borxhe, paaftësi në menaxhim dhe mungesë investimesh”, deklaroi Rama, duke theksuar se politizimi i burimeve njerëzore e kishte përkeqësuar situatën.

Ai solli shembullin e qytetit të Vlorës, ku ndërhyrja e përkohshme e qeverisë, përmes një ekipi të posaçëm nga Tirana, përmirësoi furnizimin me ujë gjatë sezonit turistik. Sipas tij, kjo dëshmon se problemet lidhen më shumë me administrimin vendor se me mungesën e investimeve.

Kreu i qeverisë nënvizoi se borxhet e ndërmarrjeve të ujësjellësit arritën në 13.6 miliardë lekë në vitin 2020, ndërsa pas bashkimit në 15 shoqëri rajonale, 9 prej tyre nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE. “Sot kemi rezultate që tregojnë se përgjigjja ndaj sfidës është bashkimi, jo copëzimi”, tha Rama.

Në këtë fazë të dytë, qeveria parashikon një plan masash kundër abuzimeve, që përfshijnë lidhjet e paligjshme, përdorimin e ujit për lavazhe apo derdhjen e tij në rrugë. Objektivi, sipas Ramës, është sigurimi i furnizimit të drejtë për qytetarët që paguajnë, si dhe heqja graduale e depozitave mbi pallate, të cilat janë kthyer në një barrë për banorët.

“Siç bëmë me energjinë, do të ndërhyjmë edhe këtu, nga prodhimi tek shpërndarja, për të ndaluar abuzimet dhe për të garantuar furnizim normal”, përfundoi Kryeministri. /skyweb.al

Artikulli para

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Artikulli pas

Përplasja mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Pacolli shkarkon administratorin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Përplasja mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Pacolli shkarkon administratorin

Përplasja mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Pacolli shkarkon administratorin

Të Përzgjedhura

Kush pacient duhet të bëjë transplant? AI dhe mjekët nuk japin të njëjtën përgjigje
Shëndet

Kush pacient duhet të bëjë transplant? AI dhe mjekët nuk japin të njëjtën përgjigje

Nga Editor
21 Shtator, 2026
0

A do të pranonit një transplant nëse vendimin do ta merrte inteligjenca artificiale? Një studim i ri nxjerr në pah...

Lexo të plotë
Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

11 Maj, 2026
FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

30 Gusht, 2026
“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

22 Korrik, 2026
Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr