• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndet

FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

Editor Editor
30 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) ka miratuar një ilaç të parë të këtij lloji nga Takeda Pharmaceutical (4502.T) dhe Protagonist Therapeutics (PTGX.O) për trajtimin e një forme të rrallë të kancerit të gjakut, njoftoi të premten autoriteti rregullator.

Miratimi i rusfertide sjell një mundësi trajtimi shumë të pritur dhe më pak invazive për mijëra pacientë, të cilët historikisht janë mbështetur te procedurat e shpeshta të nxjerrjes së gjakut për të menaxhuar sëmundjen.

Ilaçi trajton policiteminë vera (polycythemia vera), një formë e rrallë dhe me zhvillim të ngadaltë e kancerit të gjakut, që prek rreth 90,000 amerikanë. Sëmundja bën që palca e kockave të prodhojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut seç duhet, duke e trashur gjakun dhe duke rritur ndjeshëm rrezikun për mpiksje gjaku kërcënuese për jetën, goditje në tru dhe infarkt.

Rusfertide, i tregtuar me emrin Mimrylo, do të jetë i disponueshëm për pacientët brenda 48 orëve nga miratimi i FDA-së, tha Teresa Bitetti, presidente e njësisë globale të onkologjisë së Takeda-s, në një intervistë për Reuters.

Edhe pse kompania nuk ka bërë të ditur çmimin e saktë të ilaçit në momentin e lançimit, Bitetti tha se kompania do ta “çmojë në një mënyrë që të jetë e drejtë në raport me vlerën, por që gjithashtu të sigurojë akses për pacientët”.

Takeda parashikon që shitjet globale të ilaçit, në kulmin e tyre, të arrijnë në 1 deri në 2 miliardë dollarë.

Për dekada me radhë, trajtimi është mbështetur kryesisht te flebotomia terapeutike, një procedurë që përfshin heqjen e rregullt të gjakut për të mbajtur nën kontroll nivelin e qelizave të kuqe të gjakut.

Mimrylo vepron duke imituar hepcidinën, hormonin kryesor të trupit që rregullon hekurin. Në këtë mënyrë, ai kufizon disponueshmërinë e hekurit dhe parandalon palcën e kockave të prodhojë sasi të tepërta të qelizave të kuqe të gjakut.

Vendimi i FDA-së u bazua në studime klinike të fazës së avancuar, në të cilat ilaçi, i përdorur së bashku me trajtimin standard, i ndihmoi pacientët të kontrollonin nivelin e qelizave të kuqe të gjakut, duke reduktuar nevojën për marrje të dhimbshme të gjakut dhe duke përmirësuar simptoma si lodhja.

Takeda siguroi të drejtat globale për bashkëzhvillimin dhe komercializimin e ilaçit nga zhvilluesi i tij, Protagonist Therapeutics, përmes një marrëveshjeje licencimi të nënshkruar në vitin 2024.

Etiketa: Kancer
Artikulli para

Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?

Artikulli pas

Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin

Editor

Editor

Nga Kategoria

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 
Kryesore

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension
Shëndet

Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

28 Nëntor, 2026
Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE
Shëndet

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve
Fokus

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet
Shëndet

Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

28 Nëntor, 2026
Muzika terapi për zemrën, studimi zbulon si ndikon tek rrahjet
Shëndet

Muzika terapi për zemrën, studimi zbulon si ndikon tek rrahjet

28 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin

Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin

Të Përzgjedhura

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm
Ekonomi

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Editor
11 Tetor, 2025
0

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, pësoi një rënie të ndjeshme të premten pasi presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzoi...

Lexo të plotë
Si ta kompensoni mungesën e gjumit në mënyrën e duhur

Si ta kompensoni mungesën e gjumit në mënyrën e duhur

14 Shtator, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Pas dorëheqjeve me detyrim të drejtorëve, qeveria u merr në shumë terren bashkive: S’ka leje ndërtimi mbi 6 kate, eksperimenti i Tiranës shtrihet dhe në rrethe

24 Korrik, 2025
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Euro dhe dollari nuk rikuperohen përballë lekut, vijojnë në nivele të ulëta

26 Gusht, 2026
Restoranti ku paguhet me plehra

Restoranti ku paguhet me plehra

18 Tetor, 2025

Të Fundit

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

29 Nëntor, 2026
Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

29 Nëntor, 2026
Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

29 Nëntor, 2026
Rrugët alternative të energjisë në Lindjen e Mesme do të nxjerrin Hormuzin jashtë loje dhe të ulin çmimine karburanteve

Rrugët alternative të energjisë në Lindjen e Mesme do të nxjerrin Hormuzin jashtë loje dhe të ulin çmimine karburanteve

29 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In