Dollari amerikan vijon të qëndrojë në kuota negative përballë lekut, edhe pse mëngjesin e kësaj të mërkure paraqitet relativisht i stabilizuar. Sipas kursit të këmbimit në tregun e brendshëm valutor, dollari blihet sot me 78.7 lekë dhe shitet me 79.7 lekë, duke shënuar një lëvizje në raport me një ditë më parë.
Edhe monedha europiane nuk ka arritur të rikuperojë pikë këtë të mërkurë. Euro blihet sot me 92 lekë dhe shitet me 92.7 lekë, duke vijuar tendencën e një dite më parë.
Ndërkohë, franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme në kuotën e saj. Ajo blihet me 98 lekë dhe shitet me 99.2 lekë, duke mbetur në të njëjtat nivele krahasuar me ditën e martë.
Sa i përket paundit britanik, ai ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës. Në tregun e brendshëm valutor, paundi blihet sot me 107.2 lekë dhe shitet me 108.2 lekë, në raport me kuotat e një dite më parë.
















