• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Përmbytjet dhe thatësirat rrisin numrin e kredive të këqija: Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?

Editor Nga Editor
15 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
Përmbytjet dhe thatësirat rrisin numrin e kredive të këqija: Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i fundit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në stabilitetin financiar në Shqipëri, tregon se fenomenet ekstreme të klimës nuk po prekin vetëm mjedisin dhe ekonominë, por edhe sistemin bankar të vendit. Sipas analizës, një përmbytje ose thatësirë e madhe mund të rrisë mesatarisht me 1.47 pikë përqindjeje nivelin e kredive të këqija në sektorët më të ekspozuar ndaj klimës, ndërsa në skenarët më pesimistë humbjet e sistemit bankar mund të arrijnë deri në 5.4% të portofolit total të kredive, deri në vitin 2030.

Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj rreziqeve klimatike për shkak të strukturës së ekonomisë së saj, pasi më shumë se 35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjenerohet nga sektorë të lidhur drejtpërdrejt me klimën. Studimi më i fundit analizon të dhënat ekonomike, financiare dhe klimatike për periudhën 2010-2024, duke u fokusuar te sektorët që varen më shumë nga kushtet klimatike, të tillë si bujqësia, turizmi dhe hidoenergjia.

Ekspozimi i vendit ndaj këtyre rreziqeve është i konsiderueshëm. Sipas të dhënave të përfshira në studim, mbi 30% e popullsisë jeton në zona të rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa dëmet ekonomike të shkaktuara nga fenomenet klimatike kanë tejkaluar vlerën e 300 milionë eurove gjatë dekadës së fundit. Vetëm përmbytjet e viteve 2015 dhe 2017 shkaktuan humbje mbi 100 milionë euro, duke prekur banesat, infrastrukturën dhe tokat bujqësore.

Në këtë kontekst, vërehet se “goditjet” klimatike transferohen drejtpërdrejt në sistemin financiar. Kur përmbytjet ose thatësirat dëmtojnë prodhimin bujqësor, aktivitetin turistik apo sektorë të tjerë ekonomikë, bizneset dhe familjet kanë më shumë vështirësi për të shlyer kreditë. Kjo reflektohet në rritjen e kredive të këqija, veçanërisht në sektorët më të ndjeshëm ndaj klimës.

Bujqësia rezulton ndër sektorët më të prekur. Humbja e prodhimit si pasojë e kushteve ekstreme të motit redukton të ardhurat e fermerëve dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet financiare. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në turizëm, ku valët e të nxehtit, zjarret apo degradimi i mjedisit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe fitimin e bizneseve.

Studimi evidenton gjithashtu varësinë e lartë të Shqipërisë nga energjia hidrike. Mbi 95% e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, duke e bërë sektorin energjetik të ndjeshëm ndaj luhatjeve në regjimin e reshjeve. Thatësira e vitit 2019 uli ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë dhe detyroi vendin të rrisë importet, duke krijuar kosto shtesë për ekonominë.

Përveç rreziqeve fizike, ndërsa Shqipëria afrohet me standardet e Bashkimit Evropian, disa sektorë ekonomikë mund të përballen me kosto më të larta si pasojë e politikave të dekarbonizimit.

Aktualisht, rreth 26% e portofolit të kredive në sistemin tonë bankar është i përqendruar në sektorë me intensitet të lartë karboni. Ndërtimi përbën 11% të këtij ekspozimi, industria përpunuese 8%, ndërsa transporti dhe logjistika 7%.

Sipas simulimeve të realizuara në studim, një taksë karboni prej 50 euro për ton CO₂ mund të ulë fitimin e këtyre sektorëve me 3.5-4.2%. Kjo do të rriste rrezikun e mosshlyerjes së kredive dhe do të ushtronte presion shtesë mbi sektorin bankar.

Për të vlerësuar ndikimet afatgjata, në studim analizohen dy skenarë klimatikë. Në skenarin më pesimist (Skenari A), ku temperatura globale rritet me më shumë se 4°C, humbjet e akumuluara të kredive në sistemin bankar shqiptar mund të arrijnë në 5.4% të portofolit total deri në vitin 2030. Ndikimi më i madh pritet të ndihet te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe te bizneset agro-përpunuese.

Ndërsa në një skenar tranzitor (Skenari B) të kontrolluar drejt një ekonomie pa shkarkime deri në vitin 2050, humbjet e pritshme reduktohen në më pak se 2.5%, duke treguar se masat e hershme të përshtatjes dhe investimet e gjelbra mund të zvogëlojnë ndjeshëm kostot financiare të ndryshimeve klimatike.

Megjithëse Banka e Shqipërisë ka miratuar “Strategjinë për Administrimin dhe Mbikëqyrjen e Rreziqeve Financiare të Lidhura me Klimën në Sektorin Financiar” për periudhën 2023-2025, studimi evidenton se sektori financiar mbetet ende në fazat e para të përshtatjes. Kreditimi i gjelbër përbën më pak se 5% të totalit të huave bankare, ndërsa më pak se 25% e institucioneve financiare kanë integruar rreziqet mjedisore në sistemet e tyre të menaxhimit të riskut. /klimasot

Artikulli para

Teknologjia premton një epokë të re për zbulimin e sëmundjeve

Artikulli pas

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

Të Përzgjedhura

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët
Aktualitet

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët

Nga Editor
23 Dhjetor, 2025
0

Gjatë muajit Nëntor 2025, lëvizjet e shtetasve në Shqipëri kanë shënuar rritje, duke reflektuar një dinamikë pozitive të qarkullimit ndërkufitar....

Lexo të plotë
SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

3 Qershor, 2026
Nesër reshje intensive, qarqet që rrezikojnë më shumë

Nesër reshje intensive, qarqet që rrezikojnë më shumë

16 Shkurt, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

5 Mars, 2026

Të Fundit

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr