• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

NASA rikthen njeriun në Hënë pas 50 vitesh, katër astronautë gati për misionin historik

Editor Nga Editor
23 Shtator, 2025
në Uncategorized
A A
0
NASA rikthen njeriun në Hënë pas 50 vitesh, katër astronautë gati për misionin historik
Share on FacebookShare on WhatsApp

NASA ka njoftuar se synon të dërgojë katër astronautë në një udhëtim dhjetë ditor rreth Hënës, që mund të ndodhë në fillim të muajit shkurt. Agjencia amerikane e hapësirës kishte deklaruar më parë se do ta realizonte misionin më vonë në fund të prillit, por tani po përpiqet ta përshpejtojë nisjen.

Kanë kaluar mbi 50 vjet që nga hera e fundit që ndonjë vend ka ndërmarrë një mision të tillë me ekuipazh në drejtim të Hënës. Kjo nismë është pjesë e programit Artemis, i cili synon të rikthejë njeriun në Hënë dhe të krijojë një prani të qëndrueshme në sipërfaqen hënore në të ardhmen.

Artemis II, misioni i dytë në këtë program, do të jetë i pari që do të dërgojë astronautë pranë Hënës që nga viti 1972. Katër astronautët që do të marrin pjesë në këtë udhëtim janë: Reid Ëiseman, Victor Glover dhe Christina Koch nga NASA, si dhe Jeremy Hansen nga Agjencia Kanadeze e Hapësirës (CSA). Edhe pse nuk do të zbresin në Hënë, ata do të jenë ekuipazhi i parë që udhëton përtej orbitës së ulët të Tokës në më shumë se gjysmë shekulli.

Lakiesha Haëkins, zëvendës-administratore e përkohshme e NASA-s, e përshkroi këtë moment si historik për eksplorimin hapësinor.  “Ne së bashku kemi një vend në rreshtin e parë për të parë historinë që po shkruhet”, tha ajo, ndërsa shtoi se dritarja e mundshme për nisjen hapet më 5 shkurt, por theksoi se siguria është përparësia kryesore.

Drejtuesja e nisjes së Artemis, Charlie Blackëell-Thompson, shpjegoi se raketa e fuqishme Space Launch System (SLS) është tashmë pothuajse e përgatitur për nisje. Tani për tani, pritet të përfundojë përgatitja e kapsulës Orion, që do të strehojë ekuipazhin gjatë misionit, si dhe disa testime përfundimtare në tokë.

Misioni i parë i programit, Artemis I, u zhvillua në nëntor të vitit 2022 dhe ishte pa ekuipazh. Gjatë atij misioni, një anije hapësinore u dërgua për t’u rrotulluar rreth Hënës dhe u rikthye me sukses në Tokë, ndonëse pati disa probleme me mburojën termike gjatë rikthimit në atmosphere, çështje që tani janë adresuar.

Misioni Artemis II do të shërbejë si një test kyç i sistemeve të raketës dhe kapsulës përpara se të ndërmerret zbarkimi në sipërfaqen e Hënës në misionet pasuese. Astronautët do të udhëtojnë në një distancë prej mbi 9,200 kilometrash përtej Hënës, gjë që përfaqëson largësinë më të madhe që ka arritur ndonjëherë ndonjë ekuipazh njerëzor në hapësirë.

“Ekuipazhi do të udhëtojë më larg në hapësirë se çdo njeri më pare”, tha Jeff Radigan, drejtori kryesor i fluturimit për Artemis II.

Misioni do të zgjasë rreth 10 ditë, gjatë të cilave kapsula Orion do të jetë shtëpia e astronautëve. Ajo do të lëshohet fillimisht në orbitën e Tokës me ndihmën e dy raketave ndihmëse të fuqishme, të cilat do të ndahen rreth dy minuta pas nisjes. /Skyweb.al

Etiketat: NASA
Artikulli para

“Tourism and Hospitality”:  Shqipëria, gatishmëri të lartë për përdorimin e teknologjisë në turizëm

Artikulli pas

Gjenerata X, humbësit më të mëdhenj mes brezave

Editor

Editor

Nga Kategoria

Çmimi i qirave, krizë sociale në Greqi: Të rinjtë po rikthehen të shtëpitë e prindërve
Uncategorized

Çmimi i qirave, krizë sociale në Greqi: Të rinjtë po rikthehen të shtëpitë e prindërve

19 Qershor, 2026
Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili
Uncategorized

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

14 Qershor, 2026
SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

12 Qershor, 2026
Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit
Shëndet

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit

31 Maj, 2026
Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet
Shëndet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

31 Maj, 2026
Shpresë për parandalimin e infarkteve dhe goditjeve në tru, ilaçi i ri kundër kolesterolit pritet të dalë në treg
Shëndet

Shpresë për parandalimin e infarkteve dhe goditjeve në tru, ilaçi i ri kundër kolesterolit pritet të dalë në treg

29 Maj, 2026
Artikulli pas
Gjenerata X, humbësit më të mëdhenj mes brezave

Gjenerata X, humbësit më të mëdhenj mes brezave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqiptarët bëhen ekologjikë, rritje rekord e numrit të mjeteve elektrike
Aktualitet

Shqiptarët bëhen ekologjikë, rritje rekord e numrit të mjeteve elektrike

Nga Editor
16 Tetor, 2025
0

Shqiptarët gjithnjë dhe më shumë po preferojnë makinat elektrike. Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve...

Lexo të plotë
ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
ChatGPT tani analizon të dhëna mjekësore, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

ChatGPT tani analizon të dhëna mjekësore, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

9 Janar, 2026
Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

17 Shkurt, 2026
Misioni i pamundur i Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Bllokada në Gjirin e Hormuzit po rrit eksportet amerikane të naftës

15 Prill, 2026

Të Fundit

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

27 Qershor, 2026
Rama reagon për banjat e Përmetit: S’kishe ku të ecje e as ku të uleshe

Rama reagon për banjat e Përmetit: S’kishe ku të ecje e as ku të uleshe

27 Qershor, 2026
EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr