• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjermania, 35 miliardë euro për mbrojtjen në hapësirë

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Gjermania, 35 miliardë euro për mbrojtjen në hapësirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjermania do të investojë 35 miliardë euro deri në vitin 2030 në projekte të lidhura me mbrojtjen hapësinore, për të rritur pavarësinë teknologjike dhe për të mbrojtur asetet e saj në orbitë, në kushtet kur hapësira po kthehet gjithnjë e më shumë në një fushë garash ushtarake.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius gjatë fjalës së tij në Kongresin e tretë të Industrisë Hapësinore, zhvilluar në Berlin.

“Rrjetet satelitore janë thembra e Akilit e shoqërive moderne. Kushdo që i sulmon, paralizon kombe të tëra,” tha Pistorius, duke kujtuar sulmin kibernetik rus ndaj rrjetit satelitor ViaSat, pak para pushtimit të Ukrainës, i cili ndikoi edhe tek funksionimi i rreth 6 mijë turbinave të erës në Gjermani.

Pistorius bëri të ditur ndërtimin e një arkitekture të plotë për sigurinë hapësinore ushtarake, që do të përfshijë sisteme më rezistente ndaj sulmeve, radarë dhe teleskopë për mbikëqyrjen e orbitës, satelitë “roje” dhe një qendër të re operacionale për satelitët ushtarakë, nën komandën hapësinore të Bundeswehrit, e krijuar në vitin 2021.

Ai theksoi se Rusia dhe Kina janë kundërshtarë të mundshëm në hapësirë, duke përmendur faktin se dy satelitë rusë Luch-Olymp po ndjekin nga afër satelitë të kompanisë Intelsat që përdoren nga ushtria gjermane.

“Sjellja e Rusisë, sidomos në hapësirë, përbën një kërcënim serioz për të gjithë ne. Është një kërcënim që nuk mund ta injorojmë më,” tha ai.

Një ndryshim i dukshëm në politikën gjermane lidhet me faktin që Pistorius pranoi se vendi duhet të mendojë edhe për aftësi ofensive në hapësirë, për të pasur një parandalim të besueshëm. Kjo përbën një largim nga politika e deritanishme e Berlinit, e cila ka qenë vetëm mbrojtëse. “Duhet të jemi në gjendje të parandalojmë edhe në hapësirë, që të jemi të mbrojtur,” deklaroi ai.

Ky vendim vjen në një kohë kur Gjermania ka rritur ndjeshëm buxhetin ushtarak. Me shtesat e fundit, vendi renditet i katërti në botë për shpenzime mbrojtjeje, pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë.

Me këtë investim gjigant në fushën hapësinore, Berlini jo vetëm që synon të mbrojë interesat e tij strategjikë, por edhe të tregojë se është i gatshëm të përballet me sfidat e reja të sigurisë globale. /skyweb.al

Etiketat: gjermania
Artikulli para

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

Artikulli pas

“Jam sforcuar shumë…!” Dalin SMS-të mes Erion Isait dhe Entela Çanos së A & E Engineering, si ra në rrjetë kryebashkiaku

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec
Aktualitet

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug
Kryesore

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?
Aktualitet

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, sektorët që përfitojnë më shumë

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
“Jam sforcuar shumë…!” Dalin SMS-të mes Erion Isait dhe Entela Çanos së A & E Engineering, si ra në rrjetë kryebashkiaku

"Jam sforcuar shumë...!" Dalin SMS-të mes Erion Isait dhe Entela Çanos së A & E Engineering, si ra në rrjetë kryebashkiaku

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trump
Ekonomi

Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trump

Nga Editor
3 Janar, 2026
0

Prodhuesit italianë të makaronave kanë marrë një lehtësim të rëndësishëm pasi Shtetet e Bashkuara ulën ndjeshëm tarifat e propozuara që...

Lexo të plotë
Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO, është një “tigër letre”, e di edhe vetë Putin

Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO, është një “tigër letre”, e di edhe vetë Putin

1 Prill, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

28 Nëntor, 2025
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

10 Qershor, 2026
FOTO LAJM/ Transformim total, Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit, e pranishme dhe Monika

FOTO LAJM/ Transformim total, Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit, e pranishme dhe Monika

27 Prill, 2026

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr