• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria synon të kthehet në portën e gazit amerikan për Ballkanin, marrëveshje për terminalin gjigant të LNG-së

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria synon të kthehet në portën e gazit amerikan për Ballkanin, marrëveshje për terminalin gjigant të LNG-së

Screenshot

Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria mund të kthehet në një pikë strategjike për furnizimin e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Kompania amerikane Argent LNG ka njoftuar nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me qeverinë shqiptare për të vlerësuar zhvillimin e një terminali të madh për magazinimin dhe rigazifikimin e LNG-së në bregdetin Adriatik.

Terminali i propozuar parashikohet të ketë një kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit. Projekti nuk është konceptuar kryesisht vetëm për konsumin e Shqipërisë, por si një nyje rajonale që do të furnizonte vendet e Ballkanit dhe të Europës Juglindore.

Sipas Argent LNG, pozicioni gjeografik dhe lidhjet energjetike të Shqipërisë me gazsjellësin TAP, projektin IAP dhe korridorin Fier–Vlorë mundësojnë shpërndarjen e gazit amerikan në tregjet e rajonit.

Përmes marrëveshjeve të shkëmbimit dhe kthimit të drejtimit të rrjedhës, infrastruktura mund të përdoret në të ardhmen edhe për të mbështetur sigurinë energjetike të Ukrainës.

Argent LNG deklaron se marrëveshja me Shqipërinë lidhet me memorandumet e nënshkruara më parë me kompaninë turke BOTAŞ, ukrainasen Naftogaz dhe rumunen Transgaz. Synimi është krijimi i një arkitekture të përbashkët furnizimi rajonal, të mbështetur te LNG-ja amerikane dhe te reduktimi i varësisë nga gazi rus.

“Shqipëria ka mundësinë të shërbejë si një pikë e sigurt furnizimi, e mbështetur nga SHBA-ja, që forcon sigurinë energjetike të fqinjëve të saj dhe mbështet Ukrainën”, deklaroi Jonathan Bass, president dhe drejtor ekzekutiv i Argent LNG.

Kompania ka falënderuar ministrin Enea Karakaçi dhe qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në këtë hap drejt forcimit të sigurisë energjetike transatlantike.

Megjithatë, memorandumi është jodetyrues dhe në këtë fazë palët kanë rënë dakord të studiojnë mundësinë e zhvillimit të terminalit. Pra, ende nuk bëhet fjalë për një vendim përfundimtar investimi apo për nisjen e punimeve.

Çfarë është Argent LNG?

Argent LNG është një kompani private amerikane që po zhvillon një terminal eksporti të gazit natyror të lëngshëm në Port Fourchon të Luizianës. Projekti amerikan synon një kapacitet deri në 25 milionë tonë LNG në vit, por është ende në fazën e zhvillimit dhe nuk është një impiant që aktualisht prodhon e eksporton gaz.

Kompania ka marrë nga Departamenti amerikan i Energjisë autorizim për eksport në vendet që kanë marrëveshje tregtie të lirë me SHBA-në, ndërsa autorizimi për tregjet e tjera mbetet një proces më vete. Shqipëria nuk ka një marrëveshje të tillë me SHBA-në, ndaj realizimi i furnizimit do të kërkonte edhe miratimet përkatëse amerikane. /skyweb.al

Etiketat: argent
Artikulli para

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

Artikulli pas

Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

Të Përzgjedhura

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë
Aktualitet

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

Nga SkyWeb
7 Dhjetor, 2025
0

Ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese pasi GJKKO kërkoi pezullimin e ministres Belinda Balluku ka risjellë në vëmendjen publike pikërisht...

Lexo të plotë
Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

12 Janar, 2026
RRUGËT që preken! Festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy ditë në Tiranë

RRUGËT që preken! Festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy ditë në Tiranë

11 Mars, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

24 Prill, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr