• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One
Share on FacebookShare on WhatsApp

ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtues të Albsig, Albsig Jetë dhe Albsig Invest, pasuar nga një tur ekskluziv i hapësirave moderne të kompanive.

Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm për grupin, duke reflektuar filozofinë e tij të investimeve afatgjata, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave.

Qëndrueshmëri, besim dhe përkushtim

Në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp, Plarent Hamzaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se qëndrueshmëria dhe besimi janë themelet mbi të cilat Albsig ka ndërtuar zhvillimin e saj ndër vite.

Ai nënvizoi se kompania ka investuar vazhdimisht në inovacion, teknologji dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit, duke e kthyer korrektësinë dhe transparencën në shtylla të pandashme të kulturës së saj të punës.

Hamzaj shtoi se vizioni i ALBSIG është të jetë një partner afatgjatë për klientët dhe institucionet financiare, duke kontribuar në forcimin e besimit në industrinë e sigurimeve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut shqiptar.

Sipas tij, rëndësia e një kompanie nuk matet vetëm me madhësinë, por me mënyrën se si ajo qëndron pranë klientëve në momentet që kanë më shumë nevojë — dhe pikërisht kjo e ka bërë Albsig një emër të respektuar në treg prej më shumë se dy dekadash.

Në fjalën e tij, Dritan Kastrati, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se rezultatet e kompanisë në trajtimin dhe pagesën e dëmeve janë një dëshmi e qartë e korrektësisë dhe seriozitetit që Albsig ka ndërtuar ndër vite.

Prej më shumë se një dekade, Albsig është lider në treg për shlyerjen e dëmeve, me mbi 150 mijë klientë të dëmshpërblyer gjatë kësaj periudhe, ndërsa vetëm vitin e kaluar 17,157 klientë përfituan dëmshpërblimin e tyre pranë kompanisë.

Ai theksoi gjithashtu se Albsig mban numrin më të ulët të dëmeve pezull, vetëm 4% të totalit të tregut, si dhe numrin më të ulët të proceseve gjyqësore, çka tregon qartësisht efikasitetin dhe transparencën në veprimtarinë e saj.

Këta tregues, shtoi z. Dritan Kastrati, janë rezultat i standardeve të larta të përgjegjshmërisë ndaj klientit, që kanë ndërtuar reputacionin e Albsig si një kompani me baza të forta financiare dhe besueshmëri të konsoliduar në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

Ervin Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG Jetë, theksoi se kompania është sot lider në tregun e sigurimeve të jetës, me një pozicionim të qartë në vendin e parë.

Ky sukses, u shpreh ai, është rezultat i një strategjie të qëndrueshme dhe partneriteteve të forta me institucionet financiare, të mbështetur në një shërbim korrekt dhe të dedikuar për çdo klient.

Spahiu nënvizoi se besimi i mijëra qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve në sistemin bankar është arritje e përbashkët e një ekipi të përkushtuar dhe e mbështetjes së vazhdueshme nga ALBSIG, që ka krijuar sinergji të forta mes dy kompanive.

Ai shtoi se ALBSIG Jetë do të vijojë të investojë në inovacion dhe cilësi, duke ruajtur reputacionin e një kompanie që garanton siguri, stabilitet dhe besim afatgjatë.

Ndërsa Elton Korbi, Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Invest, foli për ecurinë e fondeve private të pensioneve dhe rëndësinë e tyre si mjet alternativ kursimi.

Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme të fondeve të pensioneve private që administrohen nga kompania, si dhe rëndësinë që ato po marrin si një formë alternative dhe e sigurt kursimi.

Ai theksoi se Albsig Invest po udhëheq tregun me një qasje profesionale, duke siguruar kthime neto deri në 5.5% në vit për anëtarët dhe duke ofruar koston e administrimit më të ulët në treg prej vetëm 1.2% në vit.

Sipas tij, ky sukses është rezultat i besimit të anëtarëve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Grupin Albsig, që ka krijuar një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pensioneve private në Shqipëri.

Korbi nënvizoi se objektivi kryesor mbetet edukimi financiar i publikut dhe zgjerimi i pjesëmarrjes në fondet e pensionit, si mënyra më e sigurt për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.

Downtown One – ikona e re e Tiranës

Në fund të takimit, Viola Sella përfaqësuese e menaxhimit të ndërtesës Downtown One, vuri në dukje rëndësinë që ka prania e emrave të rëndësishëm të sektorit financiar shqiptar, por dhe e bizneseve të tjera në këtë kompleks.

Downtown One nuk është thjesht një godinë, por një projekt që mishëron vizionin modern të zhvillimit urban dhe standardet më të larta të ndërtimit në vend.

Ky kompleks përfaqëson bashkimin e inovacionit, teknologjisë dhe arkitekturës bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë ku puna, jeta dhe komuniteti bashkëjetojnë në harmoni.

Për ekipin e kantierit, ky projekt ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi e veçantë, pasi Downtown One simbolizon jo vetëm një arritje të rëndësishme në ndërtim, por edhe zhvillimin dhe potencialin e Shqipërisë për të realizuar projekte të këtij niveli.

Ndërtimi i Downtown One është bërë me përkushtim maksimal ndaj cilësisë, sigurisë dhe detajit, duke sjellë standarde të reja në ndërtim dhe menaxhim.

Çdo fazë e projektit — nga ideimi deri te përfundimi — është realizuar me profesionalizëm, për të krijuar një hapësirë funksionale, estetike dhe të qëndrueshme.

Një vizion për të ardhmen

Pas konferencës, gazetarët morën pjesë në një tur të organizuar në ambientet e ALBSIG, ku panë nga afër hapësirat bashkëkohore të punës, sallat e trajnimit, qendrat e komunikimit me klientët dhe zonat e dedikuara për ekipet e ALBSIG, ALBSIG Jetë dhe Albsig Invest.

Ky investim, që përfaqëson besimin e Grupit Kastrati në potencialin e tregut shqiptar, tregon se standardet europiane nuk janë më një objektiv i largët, por realitet që po ndërtohet çdo ditë në zemër të Tiranës.

Artikulli para

Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Artikulli pas

“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”
Ekonomi

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

"Kriza e argjendit": Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

Të Përzgjedhura

Procedohet biznesmeni Qemal Dedja ! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh
Aktualitet

Procedohet biznesmeni Qemal Dedja ! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh

Nga SkyWeb
24 Prill, 2026
0

Një tjetër rast në sektorin e ndërtimit ka përfunduar në organet e drejtësisë, ku në fokus është vendosur 57-vjeçari Qemal...

Lexo të plotë
“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

29 Shtator, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

8 Tetor, 2025
Airbus gjen treg të mirë në Azi për më të “voglin” e tij

Airbus gjen treg të mirë në Azi për më të “voglin” e tij

7 Maj, 2026
Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

27 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr