• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Muaji gusht, që përmbylli sezonin veror, ka sjellë një tjetër rekord për turizmin shqiptar. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 35.1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke reflektuar një bum të vërtetë në interesin për Shqipërinë si destinacion turistik.

Në këtë rritje, vizitorët e huaj jo-rezidentë kanë luajtur rolin kryesor me një zgjerim prej 40.6 për qind, ndërsa turistët vendas janë shtuar me 21.6 për qind. Edhe qëndrimet e regjistruara në struktura akomoduese janë rritur ndjeshëm me 33.3 për qind, ku qëndrimet e të huajve u rritën me 42.6 për qind, kundrejt 11.7 për qind nga vizitorët shqiptarë.

Rritja më e madhe e vizitorëve të huaj është regjistruar në zonat bregdetare, me një shtim prej 47.8 për qind, ndërsa hotelet dhe njësitë e ngjashme kanë pasur një rritje të numrit të pushuesve me 35.2 për qind.

Nga ana tjetër, rajoni qendror vijon të mbetet destinacioni më i frekuentuar nga turistët e huaj, me rreth 238 mijë vizitorë të huaj dhe 48 mijë vendas gjatë gushtit. Ndërkohë, zonat bregdetare kanë pritur prurjet më të mëdha të pushuesve vendas, me rreth 121 mijë turistë, duke e konfirmuar rivierën shqiptare si epiqendrën e turizmit veror.

Sipas INSTAT, Kosova vijon të mbetet tregu më i madh turistik për Shqipërinë, duke përfaqësuar 21 për qind të vizitorëve të huaj, e ndjekur nga Polonia me 12 për qind dhe Italia me 10 për qind. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania përbëjnë nga 7 për qind secila, ndërsa 43 për qind e turistëve vijnë nga vende të tjera, çka tregon për një diversifikim të dukshëm të tregjeve turistike.

Një tjetër tregues pozitiv është norma e shfrytëzimit të dhomave, e cila arriti në 61.5 për qind, nga 59.6 për qind që ishte në gushtin e vitit 2024. Kjo shifër konfirmon një sezon turistik më të suksesshëm, me kërkesë më të lartë për akomodim dhe me një performancë gjithnjë e më të qëndrueshme të sektorit të turizmit shqiptar.

Artikulli para

Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

Artikulli pas

VIDEO/ “Betoni dhe korrupsioni ose njerëzit e ndershëm”, Flor Binaj thirrje qytetarëve të Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar
Ekonomi

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026
ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës
Ekonomi

ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Nis shfryrja e ndërtimit, BSH thotë se shitjet ranë me 35%

8 Qershor, 2026
Pas “pikës së voçkël” në Gjirin e Manastirit, nis uzurpimi i Plazhit të Pasqyrave në Ksamil
Ekonomi

Pas “pikës së voçkël” në Gjirin e Manastirit, nis uzurpimi i Plazhit të Pasqyrave në Ksamil

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
VIDEO/ “Betoni dhe korrupsioni ose njerëzit e ndershëm”, Flor Binaj thirrje qytetarëve të Tiranës

VIDEO/ "Betoni dhe korrupsioni ose njerëzit e ndershëm", Flor Binaj thirrje qytetarëve të Tiranës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër
Aviacion

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

Nga Editor
2 Tetor, 2025
0

Një fluturim nga Cardiff drejt Qipros u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Birmingham pas një problemi me motorin pak...

Lexo të plotë
Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

9 Shtator, 2025
Forbes publikon renditjen, këto janë linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2026

Forbes publikon renditjen, këto janë linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2026

13 Maj, 2026
Një Airbus A350-900 “fringo” zbret në Aeroportin e Prishtinës, kompania e mori në dorëzim vetëm pak ditë më parë

Një Airbus A350-900 “fringo” zbret në Aeroportin e Prishtinës, kompania e mori në dorëzim vetëm pak ditë më parë

6 Prill, 2025
Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

25 Nëntor, 2025

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr