• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Anije të lehta, topa, municione dhe dronë: Çfarë do të prodhohet në Shqipëri për luftën

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur një plan të detajuar mbi mënyrën se si do të shpërndahen fondet e mbrojtjes, në përputhje me objektivin e NATO-s për financimin e sektorit në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas këtij plani, 3.5% e PBB-së do të përdoret për kapacitetet e mirëfillta mbrojtëse, ndërsa 1.5% e PBB-së do të investohet në infrastrukturë, qëndrueshmëri dhe zhvillim të industrisë ushtarake vendase.

Këto fonde do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërtimin e infrastrukturës strategjike si Korridori VIII dhe Porti i Porto Romanos – projekte të bashkëfinancuara me NATO-n – si dhe për përmirësimin e aseteve ajrore dhe logjistike të vendit.

Ministria sqaron se në Uzinën e Autotraktorëve nuk do të prodhohen armë apo municione, ndërsa kompanitë që do të merren me prodhimin dhe eksportin e pajisjeve ushtarake duhet të licencohen pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) në Ministrinë e Mbrojtjes. Vetëm pas këtij procesi, mallrat ushtarake mund të eksportohen ligjërisht.

Në një kontekst të ri gjeopolitik dhe sigurie, industria ushtarake shqiptare po kalon nga një fazë pasive në një rol aktiv e prodhues, duke u pozicionuar si një aktor i ri në tregun ndërkombëtar të sigurisë. Objektivi është që ajo të shërbejë jo vetëm për nevojat e brendshme të Forcave të Armatosura, por edhe për eksport në tregjet e NATO-s.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, modeli që po zbatohet është bashkëpunimi mes shtetit dhe kompanive private vendase e të huaja, që mundëson transferim teknologjie, rritje të kapaciteteve prodhuese dhe përfshirje të bizneseve shqiptare në zinxhirin global të mbrojtjes.

Zhvillimi i industrisë ushtarake pritet të ketë efekte shumëfishuese në ekonomi, duke hapur vende të reja pune në prodhim, inxhinieri, logjistikë dhe teknologji, si dhe duke rigjallëruar zonat industriale të lëna pas dore si Rubiku, Shkoza, Poliçani dhe Gramshi. Paralelisht, investimet pritet të rrisin vlerën e pasurive dhe të nxisin zhvillimin urban, si dhe të forcojnë arsimin profesional në fusha teknike.

Sipas planit të ministrisë, industria ushtarake shqiptare do të fokusohet në montimin e mjeteve të blinduara, prodhimin e uniformave dhe municioneve të vogla, montimin e armëve të lehta dhe artilerisë vetëlëvizëse 155 mm, si dhe zhvillimin e dronëve me teknologji të avancuar. Në Kantierin Detar të Pashalimanit do të ndërtohen anije të reja ushtarake, duke afruar Shqipërinë me standardet teknike dhe operacionale të vendeve të tjera të NATO-s.

Në linjë me vendimet e Samitit të NATO-s në Uashington, Shqipëria synon të bëhet një kontribuese aktive në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, duke ndërtuar një industri mbrojtëse të aftë të mbështesë aleatët dhe të prodhojë produkte “Made in Albania” për eksport.
Ministria e Mbrojtjes thekson se industria e mbrojtjes nuk është më një sektor i izoluar teknik, por një instrument modernizimi, zhvillimi ekonomik dhe forcimi të sovranitetit kombëtar. /skyweb.al

Etiketat: armeushtria
Artikulli para

GRAFIKËT/ Si u trefishuan çmimet e apartamenteve në dy dekada në Shqipëri

Artikulli pas

Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit
Aktualitet

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

Eskpertja e "solo travel" i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Media australiane: Shqipëria mes zgjedhjeve më të mira për udhëtime në Evropë
Turizëm

Media australiane: Shqipëria mes zgjedhjeve më të mira për udhëtime në Evropë

Nga Editor
25 Dhjetor, 2025
0

Nëse po mendoni të planifikoni një udhëtim në Evropë gjatë vitit 2026, Shqipëria renditet ndër zgjedhjet më të mira, shkruan...

Lexo të plotë
Gruaja kthehet nga pushimet me 55 valixhe, alarm në doganë

Gruaja kthehet nga pushimet me 55 valixhe, alarm në doganë

4 Qershor, 2026
Qeveria planifikon lejimin e gjuetisë pas 10 vitesh moratorium

Qeveria planifikon lejimin e gjuetisë pas 10 vitesh moratorium

26 Gusht, 2025
Për herë të parë zbulohen efektet anësore të antidepresantëve

Për herë të parë zbulohen efektet anësore të antidepresantëve

22 Tetor, 2025
Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

1 Prill, 2026

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr