• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
0
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional mbetet i vakët. 2024 theu rekordet, teksa 2025 pritet të jetë i njëjtë.

Esmeralda Topi – Faktoje 

Në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri janë djegur mbi 184 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Nga 2014 e deri në fillim të këtij viti, vendi është përfshirë nga 943 vatra zjarresh, fenomen që po përkeqësohet nga rritja e ndjeshme e temperaturave.

Viti i shkuar që shënoi rekordin e të nxehtit ishte po ashtu edhe viti me numrin më të lartë të zjarreve dhe sipërfaqeve të djegura dekadën e fundit. 46 mijë hektarë pyje dhe kullota u shkrumbuan.

Flakët nuk ndalën vetëm në pyje e kullota; ato përparuan drejt banesave, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve nga veriu në jug të vendit.

Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës kanë bërë që zjarret të jenë më agresive- ndaj sipas tyre rekordi i zjarreve dekadën e fundit nuk është rastësi.

“Ndryshimet klimatike tani janë të prekshme për një brez, më parë ishin disa breza që të shihje dicka ndryshe në efektet e klimës”, thotë Lulëzim Shuka, profesor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës.

“Temperaturat janë dukshëm më të rritura dhe mungesa e dëborës në zonat malore nuk mundëson lagështirën në thellësi të tokës. Sipërfaqja e tokës është në vlim”,argumenton më tej ai.

Për këtë arsye, e ardhmja nuk sjell zgjidhje, por përsëritje me flakë edhe më të mëdha.

“Situata këtë vit do jetë njëjtë, në mos më keq!”, paralajmëron inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.

“Më shumë zjarre e më shumë dëme prej tyre. Pa pajisje logjistike, pa mbështetje dhe pa personelin e kualifikuar pyjor, veçse do bëjmë statistikat e dëmeve nga zjarret në pyje”, vijon më tej ai.

Edhe profesor Lulëzim Shuka ndan të njëjtin shqetësim. Pa ndërhyrje të menjëhershme, e ardhmja do të jetë edhe më e vështirë, nënvizon ai.

“Shqipëria duhet të përgatitet për zjarre edhe më të mëdha nga ndryshimet e klimës”,  pohon Shuka.

 Emergjencë fondesh dhe mjetesh

Verën e kaluar, Parku Kombëtar i Prespës u përfshi për ditë të tëra nga flakët, ndërsa ndërhyrja e autoriteteve u vonua. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarri doli jashtë kontrollit. Si rrallëherë, banorët e zonës u mobilizuan vetë, duke përdorur mushka dhe gomarë për të ndihmuar zjarrfikësit në Malin e Thatë.

“Prioritet duhet të jetë ngritja e një flote ajrore, për shkak të terrenit të vështirë, si dhe pajisja e bashkive me sipërfaqe të mëdha pyjore me mjete të reja zjarrfikëse,” thotë profesor Lulëzim Shuka.

Por, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve pavarësisht premtimevepër zgjerimin e flotës ajrore për emergjencat civile.

“Është në proces hartimi kërkesa për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë të lehtë me krah fiks. Këta avionë do të përdoren për ndërhyrje në raste fatkeqësish natyrore dhe për mbështetje agrokulturore,” shpjegon Ministria e Mbrojtjes për Faktoje.al, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Sipas Ministrisë, afati i parashikuar për vënien në funksion të avionëve është fundi i vitit 2025 ose fillimi i vitit 2026.

Nga ana tjetër, përballja me zjarret nuk varet vetëm nga shtimi i flotës ajrore. Ekspertët thonë se emergjencat civile kërkojnë financim të qëndrueshëm dhe planifikim serioz, gjë që në Shqipëri mungon prej vitesh.

“Pararësisht se kemi pasur buxhet të lartë të planifikuar, niveli i realizimit ka qenë i ulët”, vëren Ilir Brasha, ekspert për ekonominë dhe financat. 

Burimi: Ministria e Financave

Sipas tij, problematika më e madhe qëndron në faktin që nivelin më të ulët të realizimit e kanë pasur investimet. 

“Kjo tregon që fondet e vëna në dispozicion nuk janë shfrytëzuar siç duhet dhe nuk janë përdorur duke krijuar edhe problematika në lidhje me situatën në terren”, shton më tëj ai.

Për pasojë, shqetësimi nuk qëndron vetëm te mungesa e fondeve, por edhe te mënyra se si ato menaxhohen dhe përdoren në praktikë.

“Kjo vë në dyshim edhe faktin, se edhe nëse në të ardhmen do të ketë vlerë më të lartë parash të planifikuara për këtë program, përsëri realizimi dhe punët konkrete që do të realizohen do të jenë fare të vogla”, përfundon Brasha.

Më shumë zjarre por më pak ndëshkim 

Në Shqipëri zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg. Por dekadën e fundit, zbatueshmëria e ligjit ndaj krimeve mjedisore i ka lënë vend pandëshkueshmërisë.

Bilanci i dekadës së fundit tregon se ashpërsimet e Kodit Penal për zjarrvënien e qëllimshme apo zjarrin nga pakujdesia nuk kanë dhënë rezultat. Dhjetëvjeçarin e e fundit janë regjistruar 253 procedime penale për shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor. Krimi ndaj mjedisit është rritur ndjeshëm, por ndëshkimi mungon. Nga qindra të proceduar, pas hekurave kanë përfunduar vetëm dy piromanë.

“Digjen e do t’i djegin për resorte turistike apo për të fshehur gjurmë të tjera krimesh mjedisore. Askush nuk do kapet e dënohet, sepse askush nuk dënon veten për një krim të bërë me gjakftohtësi. Ai që ka paranë, blen gjithçka, edhe dënuesin”, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.  

Ndëshkimi rezulton minimal edhe për zjarret nga pakujdesia. Nga 85 të proceduar janë dënuar vetëm 8 individë.

Ndërsa toka vazhdon të digjet dhe pasojat e zjarreve bëhen gjithnjë e më të rënda, Shqipëria mbetet e zhveshur përballë një krize që kërkon reagim emergjent. Pa një strategji të qartë, financim të qëndrueshëm dhe ndëshkueshmëri reale për krimet mjedisore, bilanci i viteve në vijim rrezikon të matet me hektarë të tjera të djegura dhe humbje të pakthyeshme të natyrës.

Etiketat: shqiperizjarret
Artikulli para

KURSI/ Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulta në dekada ndaj lekut

Artikulli pas

BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?
Aktualitet

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Aktualitet

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta
Aktualitet

Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku vlerësoi rolin e këtij institucioni në hapësirën...

Lexo të plotë
Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore

Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore

20 Shtator, 2025
Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

11 Korrik, 2026
Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

24 Tetor, 2025
Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka

Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka

30 Prill, 2026

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr