• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shkollat në Shqipëri janë pa ujë, kanë lagështirë dhe tualete jashtë standardeve

Editor Nga Editor
29 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Shkollat në Shqipëri janë pa ujë, kanë lagështirë dhe tualete jashtë standardeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një raport i fundit i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka zbuluar se një pjesë e konsiderueshme e shkollave në Shqipëri vijojnë të përballen me kushte të papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Problemet e evidentuara përfshijnë lagështirë në mjediset e brendshme, amortizim të bazës materiale, tualete jashtë standardeve higjienike dhe mungesë dokumentacioni ligjor e sanitar, çka tregon për një situatë ende larg parametrave të kërkuar për një mjedis të shëndetshëm arsimor.

Sipas raportit vjetor të ISSH-së për vitin 2024, gjatë inspektimeve të kryera në të gjitha nivelet e arsimit nga kopshtet deri te universitetet janë konstatuar probleme që lidhen me infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e ambienteve shkollore. Në disa institucione arsimore, sidomos ato në zonat rurale, janë gjetur tualete që nuk i përshtaten grupmoshës së fëmijëve të vegjël apo që nuk përmbushin standardet minimale të higjienës. Në raste të tjera, ndërtesat janë të dëmtuara, me lagështirë në muret e klasave, çka krijon kushte të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit dhe rrezik për shëndetin e nxënësve dhe stafit.

Vetëm gjatë vitit 2024, Inspektorati ka vendosur shtatë masa administrative me gjobë, gjashtë vendime për mbyllje provizore institucionesh dhe 439 paralajmërime për shkelje të standardeve higjieno-sanitare. Në total janë kryer mbi 4 mijë inspektime dhe riinspektime në institucione arsimore publike dhe jopublike në të gjithë vendin, duke përfshirë shkolla, kopshte, universitete dhe konvikte.

Raporti nënvizon se shumë nga këto probleme janë të përsëritura nga vitet e kaluara, çka tregon mungesën e investimeve të qëndrueshme në infrastrukturën arsimore. Përmirësimet shpesh kryhen pjesërisht ose me vonesa, ndërsa mungesa e mirëmbajtjes së rregullt i kthen shkollat shumë shpejt në gjendje të amortizuar.

Ekspertët theksojnë se situata e tanishme mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik dhe psikologjik të nxënësve, duke rritur rrezikun e sëmundjeve respiratore dhe ulur përqendrimin gjatë mësimit. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, veçanërisht në përmirësimin e kushteve sanitare dhe rehabilitimin e ambienteve me lagështirë.

Ndërsa vëmendja shpesh përqendrohet tek cilësia e arsimit dhe kurrikulat, raporti i ISSH-së kujton se mjedisi ku zhvillohet procesi mësimor është po aq i rëndësishëm. Një shkollë e pastër, e sigurt dhe e mirëmbajtur nuk është vetëm domosdoshmëri higjienike, por edhe themel i çdo sistemi arsimor që synon zhvillim dhe mirëqenie për fëmijët. /Skyweb.al

Etiketat: raportishkollat
Artikulli para

Shkurtime masive në kompanitë e mëdha në botë, a po zëvendëson Inteligjenca Artificiale punëtorët?

Artikulli pas

Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi

Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë
Ekonomi

Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant....

Lexo të plotë
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

E rrallë! Ryan Air shlyen të gjitha pagesat dhe tani ka 620 avionë dhe asnjë borxh

27 Maj, 2026
Ngrije, ngrije, ngrije! Ule ule ule …se na vdiq!

Ngrije, ngrije, ngrije! Ule ule ule …se na vdiq!

4 Prill, 2025
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

Zbrazja e vendit, një qytet sa Kavaja iku nga Shqipëria vetëm gjatë vitit 2025

3 Qershor, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Shqipëria shënoi në janar rritjen e fluturimeve komerciale me ritmin më të lartë në Europë

20 Shkurt, 2026

Të Fundit

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr