• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi dje të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, në përfundim të shqyrtimit të Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e katërt.

Vendimi vjen pas analizës së zhvillimeve të fundit ekonomike dhe financiare, të cilat tregojnë një ekonomi në rritje të qëndrueshme dhe inflacion të ulët, nën objektivin prej 3%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare ka vijuar të zgjerohet, ndërsa tregjet financiare mbeten të qeta dhe kreditimi në rritje. Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e tretë, duke arritur në 2.4%, por vijon të mbetet poshtë objektivit të bankës qendrore. Rritja është ndikuar kryesisht nga çmimet e qirave dhe shërbimeve, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë rënë dhe kursi i këmbimit i qëndrueshëm ka ndihmuar në amortizimin e inflacionit të importuar.

Banka thekson se politika monetare e kujdesshme dhe fleksibile ka ndihmuar në ruajtjen e këtij ekuilibri, përmes koordinimit me politikën fiskale dhe kontrollit të kursit të këmbimit. Kjo qasje ka krijuar një ambient financiar të favorshëm për rritjen e konsumit, investimeve dhe kreditimit.

Sipas të dhënave të Instat, ekonomia është rritur me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit, e nxitur nga konsumi familjar, investimet private dhe eksporti i shërbimeve, sidomos turizmi. Punësimi në sektorin privat u rrit me 3.4%, ndërsa paga mesatare u rrit me 9.5% dhe papunësia zbriti në 8.5%, një nivel historikisht i ulët.

Banka vlerëson se rritja e pagave nuk ka ushtruar presione të forta inflacioniste, pasi është përthithur nga rritja e produktivitetit dhe fitimet e bizneseve. Megjithatë, tregu i punës mbetet nën tension për shkak të kërkesës së lartë për punë dhe mungesës së ofertës.

Në perspektivë, inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërsa ekonomia do të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme.

Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:

  • të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%;

  • të mbajë të pandryshuar normën e depozitës njëditore në 1.5%;

  • të mbajë të pandryshuar normën e kredisë njëditore në 3.5%.

Sipas njoftimit, politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Banka e Shqipërisë sinjalizon se do të vazhdojë ta mbajë këtë qëndrim derisa inflacioni të stabilizohet plotësisht në objektiv, duke përshtatur vendimmarrjen në varësi të zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend dhe jashtë tij. /skyweb.al

Etiketat: banka credinsBshnorma baze
Artikulli para

Ushtria merr prioritet, Shqipëria shton fondet sipas frymës së tani në Perëndim

Artikulli pas

APIS Construction, fantazma e vëllezërve Sako që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash brenda 2 viteve, roli i Sibjon Çobaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
APIS Construction, fantazma e vëllezërve Sako që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash brenda 2 viteve, roli i Sibjon Çobaj

APIS Construction, fantazma e vëllezërve Sako që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash brenda 2 viteve, roli i Sibjon Çobaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK po ndjek gjurmët e parave të AKSHI-t, komunikimet çojnë te një kullë në Tiranë
Aktualitet

SPAK po ndjek gjurmët e parave të AKSHI-t, komunikimet çojnë te një kullë në Tiranë

Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
0

Operacioni i SPAK që çoi në goditjen e drejtuesve të AKSHI-t dhe grupit që kontrollonte dhjetëra milionë euro tendera publikë,...

Lexo të plotë
Endrit Shabani zgjidhet Avokati i Popullit

Endrit Shabani zgjidhet Avokati i Popullit

11 Dhjetor, 2025
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

E rrallë! Ryan Air shlyen të gjitha pagesat dhe tani ka 620 avionë dhe asnjë borxh

27 Maj, 2026
Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

24 Prill, 2026
Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

16 Qershor, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr