• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Behgjet Pacolli i hap LUFTË Ramës dhe Ballukut, konfirmon farsën me garën për Aeroportin e Vlorës: “Më mori turku në telefon…”

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Behgjet Pacolli i hap LUFTË Ramës dhe Ballukut, konfirmon farsën me garën për Aeroportin e Vlorës: “Më mori turku në telefon…”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më 19 dhjetor 2019, në mediat shqiptare u raportua lajmi se Ministria e Infrastrukturës hapte garën për Aeroportin e Vlorës, ndërsa ministrja Belinda Balluku kërkonte nga trupi diplomatik i pranishëm që të përhapte fjalën për këtë “investim strategjik të Shqipërisë”.

Në fakt, siç do të konfirmohej më pas, për Vlorën nuk do të kishte asnjë garë.

Fituesi ishte caktuar më parë në tavolinë, madje edhe pjesët që do të merrte secili, bazuar në pazaret e bëra me turqit gjatë ndërtimit të Spitalit të Fierit. Gjasat janë që edhe afera e tunelit të Llogarasë të ketë nisur për shkaqe të ngjashme, por kjo është një çështje që duhet ta vërtetojë SPAK.

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Konfirmimin për farsën me garën e Aeroportit të Vlorës e jep pikërisht Behgjet Pacolli, i cili mbrëmë foli në lidhje me skandalin e përplasjes me Valon Ademin dhe konfliktet me qeverinë shqiptare, duke zbuluar prapaskenat që e lanë vendin pa një investim strategjik si aeroporti i Vlorës, raporton skyweb.al. 

Pacolli nxori krejtësisht zbuluar qeverinë shqiptare dhe ministren Balluku, duke dhënë fakte se gjithçka ishte paracaktuar dhe në këtë “lojë” do të ishin edhe turqit, me udhëzim të “Presidencës turke”, siç u shpreh ai.

Çfarë tha Behgjet Pacolli:

“Ai (Valon Ademi) vjen dhe e shpalos idenë dhe më thotë se është ky koncesion i cili ka dështuar një herë në të kaluarën për shkak se investitorët nuk e kanë parë si fitimprurës, por sipas tij mund të ishte interesant. Ai më tha se donte të hynte, por nuk e kishte mundësinë pasi nuk i kishte as referencat dhe as mundësitë financiare. I kam kaluar dokumentet kompanisë që t’i shqyrtonte nëse ishte me interes.

Kompania më ktheu përgjigje dhe më tha se ishte me interes ndaj bënë referencën dhe dokumentet bankare. Më thonë se dokumentet janë gati, por më thanë se na mungonte një kompani menaxhuese për shkak se kontrata e koncesionit e kërkonte edhe këtë. Duhej një kompani menaxhuese pas ndërtimit. Kompania ime në Zvicër kontaktoi disa kompani, në Francë, në Gjermani… Mbetën në kontakt me Aeroportin e Mynihut dhe ata treguan interes dhe prisnin që ne t’i thërrasim.

Në këtë kohë marr një telefonatë nga një person në Turqi, të cilin unë e kisha njohur herët në Kazakistan, një i ashtuquajtur Hyseni që më thotë: ‘Zoti Behgjet unë jam ai’, dhe më bie ndërmend kush ishte. Ai më tha se kishte marrë një telefonatë nga Presidenca turke që të udhëtonte në Shqipëri me dy detyra. E para ishte që të ndërtonte një spital dhe e dyta për një aeroport që ata mund të ishin bashkëfinancues. I them: ‘Pse jo. Është në rregull kjo që të bëhet’.

Unë isha më pas në një event në Kazakistan ku ishte dhe ai dhe biseduam. E lamë që të bëjmë një takim në Shqipëri.

Kam marrë një telefonatë prej tij më pas dhe më tha që kishte lënë një takim në Ministrinë e Infrastrukturës në Shqipëri dhe më pyeti nëse mund të vija dhe unë. Dhe unë shkova. Ishte një ditë me shi. Unë u vonova pak në trafik, por ai më priste para derës së ministrisë. E takova në fund të shkallëve dhe shkuam te ministrja.

Hymë brenda dhe ai u ul përballë ministres. Unë mbeta në një anë tjetër. Unë shihja në fytyrë vetëm turkun dhe shpinën e ministres gjithë kohën.

Kuptova që ministrja i propozoi që të marrë pjesë në këtë tender. Ajo i propozoi që të ishin bashkëfinancues. Unë në një moment ju them: ‘Ju jeni duke bërë muhabet. Unë po shkoj. Po e pres këtë mikun tim poshtë në restorant. Përshëndetem me ta dhe dal’. Të them të drejtën isha pak i fyer. Ishte hera e parë që shkoj diku dhe dikush nuk më konsideron.

Megjithatë turku erdhi në restorant dhe më tha se do të merrte 60%. I thashë dakord, por unë do të rivlerësoja nëse ia vlente të hyja në minorancë në këtë investim apo jo. Kam folur me kompaninë dhe isha i bindur që të mos hyja në këtë investim. Duke u kthyer në Kosovë, turku më telefonon dhe më thotë që unë do të kisha 60% dhe ata 40%. Megjithatë marrëveshja ishte që 2% i merrte Valon Ademi ndaj në fund ramë dakord që unë të kisha 58%, turqit 40% dhe Valon Ademi 2%,”. 

Sa më sipër konfirmon skandalin e farsës me gjoja garën për Aeroportin e Vlorës, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e SPAK në këtë aferë të madhe.

Pra, garë nuk ka pasur. Turqit u futën vetëm për të plotësuar kushtin teknik, morën paratë e tyre dhe u larguan, duke e lënë “çorbën e prishur” pas, e cila tani kutërbon erë të keqe nëpër zyrat e shtetit shqiptar dhe mes biznesmenëve si Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi. /skyweb.al

Etiketat: behgjet pacollivalon ademi
Artikulli para

SKANDALI/ Biznesmen miliarder, por Behgjet Pacolli thotë se ka firmosur pa e ditur dokumentin e transferimit të aksioneve të Aeroportit të Vlorës te Valon Ademi

Artikulli pas

Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik
Ekonomi

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

24 Dhjetor, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Festat “shkërmoqin” euron, thyen rekordin e radhës negativ

24 Dhjetor, 2025
Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë
Ekonomi

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

24 Dhjetor, 2025
“Vrasëset e tankeve”, çfarë janë raketat Javelin që Shqipëria bleu nga SHBA-ja
Aktualitet

“Vrasëset e tankeve”, çfarë janë raketat Javelin që Shqipëria bleu nga SHBA-ja

24 Dhjetor, 2025
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

Autoriteti i Konkurrencës në Itali gjobit Ryanair me 255 milionë euro për abuzim me pozitën dominuese në treg

24 Dhjetor, 2025
DOSJA E BUJSHME E AKSHI-t/ Si e mori Bledar Maksuti barrën e rëndë për të shkallmuar të “PAPREKSHMIT”
Aktualitet

DOSJA E BUJSHME E AKSHI-t/ Si e mori Bledar Maksuti barrën e rëndë për të shkallmuar të “PAPREKSHMIT”

24 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës
Ekonomi

I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës

Nga SkyWeb
8 Prill, 2025
0

Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në...

Lexo të plotë
Black out total në Spanjë dhe Portugali, ndalojnë avionët, trenat dhe metrotë

Black out total në Spanjë dhe Portugali, ndalojnë avionët, trenat dhe metrotë

28 Prill, 2025
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

12 Shtator, 2025
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

19 Tetor, 2025
Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Donald Trump kundër emisioneve të vona të natës, thirrje CBS: Vëreni në gjumë Stephen Colbert!

Donald Trump kundër emisioneve të vona të natës, thirrje CBS: Vëreni në gjumë Stephen Colbert!

24 Dhjetor, 2025
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

24 Dhjetor, 2025
Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

24 Dhjetor, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Festat “shkërmoqin” euron, thyen rekordin e radhës negativ

24 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr