• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bregdeti bëhet i paprekshëm, referencat e reja pritet të dyfishojnë çmimin e pronave

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Bregdeti bëhet i paprekshëm, referencat e reja pritet të dyfishojnë çmimin e pronave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bregdeti po rrezikon të bëhet i ‘paarritshëm’ për të blerë pasuri të paluajtshme. Hovi i çmimeve të kripura nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që grupi i punës në Ministrinë e Financave po harton.

Report Tv mëson se çmimi për metër katror që do të përdoret si referencë, në Kavajë do të rritet mesatarisht 52%, në Durrës me 61%, Sarandë 86%, Vlorë me 88% dhe në Himarë rritja mesatare do të jetë 111%.

Referencat e reja të pronave, pritet të jenë publike vitin e ardhshëm. Kjo hapësirë kohore po shfrytëzohet nga blerësit, të cilët po ‘braktisin’ kryeqytetin e po vrapojnë drejt bregdetit, për të përfituar përpara se situata të ndryshojë.

“Në dy vitet e fundit Tirana ka nisur të ketë një stabilizim në tregun e çmimeve, përtej marketingut që bëhet për kullat që po dalin me çmime të larta, kur transaksioni bëhet është në negocim. Ka një ritëm më të ulët në rritjen e çmimeve në tiranë, ndërkohë që ka shumë interes bregdeti për shkak të turizmit”, shprehet Reinaldo Pipiria, kreu i NAREA, shoqata e Pasurive të Patundshme.

Miratimi i referencave të reja do të sjellë drejtpërdrejtë një rritje të çmimeve të pronave thuajse në të gjithë Shqipërinë me përjashtim të Tiranës ku çmimi tavan i pronave u miratua në vitin 2023.

Shtrenjtimi i apartamenteve do bëhet automatikisht pasi referenca përcakton tavanin nën të cilin nuk mund të shitet një pronë, ndërsa mbi këtë vlerë nuk ka kufizim. Pra nëse një pronë në lagjen 13 ose zona e plazhit në Durrës mund ta blesh edhe me 700 euro metrin katror, me caktimin e referencës së re vlera do të jetë jo më e ulët se 2000 euro metri katrorë.

Report TV mëson se një metër katror në Durrës do të arrijë deri në 2000 euro nga deri 675 euro që janë referencat sot. Po kështu edhe në Vlorë në zonën më të frekuentuar të bregdetit në Lungomare do të kushtojnë 2000 euro, nga 620 euro që është aktualisht.

Rritje të fortë do të pësojnë edhe çmimet e pronave në Himarë, ku nga mesatarisht 580 euro që kushton një metër sot, do të arrijë në 1400 euro, apo në Sarandë ku metri katror do të kushtojë deri 1000 euro, nga mesatarisht 560 euro që është. Me gati 200 euro do të rritet vlera për metër katror edhe për Bashkinë Kavajë.

Pipiria thotë se referencat e reka do të rëndojnë blerësit pasi nuk bëhen mbi një studim të saktë.

“Kur çmimet e referencave vendosen apriori dhe nuk shkohet drejt vlerës reale të tregut, e bazuar në transaksione të zonës ku ndodhet një pronë, automatikisht, prona ekspozohet drejt një barre fiskale jo reale. Një pronë që vlen 100 mijë euro por çmimi i referencës është 130 mijë euro automatikisht diferenca për 30 mijë euro i ngarkohet çmimit real”, thotë Pipiria.

Në pritje të draftit final për vlerën e pronës në të gjithë vendin jo vetëm në bregdet, Report TV mëson se Ministria e Ekonomisë ka nisur punën për një metodologji të re për përcaktimin e çmimeve të referencës duke u bazuar jo më në transaksionet e deklaruara në Kadastër por do të bazohet tek një studim më i mirë i tregut përmes sondazheve apo anketave.

Ky ndryshim metodologjie mund t’i rrisë edhe më shumë vlerat e lartpërmendura, pasi shpesh vlera e transaksionit të pronave nën deklarohet për të shmangur pagesën e lartë të tatimit 15%. /Shqiptarja.com

Etiketat: cmimetjugpronatreferences
Artikulli para

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

Artikulli pas

BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD
Aktualitet

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
0

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion, por hetimet e...

Lexo të plotë
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Rritet ndjeshëm importi i karburanteve në vend, shqiptarët “dogjën” 620 mijë ton naftë dhe benzinë deri në tetor

28 Nëntor, 2025
Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

9 Janar, 2026
Internet edhe në ajër, Lufthansa dhe ITA Airways bashkëpunojnë me Starlink, WIFI edhe gjatë fluturimeve

Internet edhe në ajër, Lufthansa dhe ITA Airways bashkëpunojnë me Starlink, WIFI edhe gjatë fluturimeve

20 Janar, 2026
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Si ndryshon dogana e makinave, shtrenjtim deri në 25%: Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore

26 Dhjetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr