• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës

Editor Nga Editor
21 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në fshatin piktoresk të Nebbiunos, mbi kodrat e Piemonte­s që shikojnë drejt Liqenit Maggiore, në Itali, kafeja përgatitet nga Anna Possi. Prej vitit 1958, ajo qëndron pas banakut të Bar Centrale, duke shërbyer espresso me të njëjtin kujdes, energji dhe buzëqeshje që e kanë karakterizuar për më shumë se gjashtë dekada. Pak muaj pasi festoi 101-vjetorin, baristja më jetëgjatë e Italisë nuk jep shenja lodhjeje.

Anna hapi këtë bar së bashku me bashkëshortin e saj, dhe prej atëherë është kthyer në një pikë referimi për banorët dhe turistët. Vitin e kaluar, ajo u nderua me titullin “Komandante e Republikës” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe jetën e dedikuar ndaj komunitetit.

E rritur në një familje që drejtonte restorant, bar, dyqan duhani dhe shitje gazetash, Anna nisi punën që në moshën 18-vjeçare. Pas Luftës së Dytë Botërore, u shpërngul në Genova për të punuar te dajat e saj, ku mësoi gjithçka nga e para, shërbimin, pastrimin, menaxhimin.

“Gjatë luftës, Nebbiuno ishte mes dy zjarresh, partizanët në male dhe gjermanët buzë liqenit. Rreziku ishte i përditshëm”, kujton ajo.

Pas martesës me burrin e saj, i cili gjithashtu menaxhonte një bar dhe restorant, çifti vendosi të rikthehej në vendlindje dhe të hapte një bar të vogël e pa staf. Fillimisht ishte vetëm një shtëpi kafeje, pasi nuk kishin licencë për pije alkoolike. Me kalimin e viteve, lokali u zgjerua dhe u bë zemra e fshatit.

Kur burri i saj u nda nga jeta në vitin 1974, Anna vazhdoi e vetme. “Kam kaluar 51 vite si e ve, duke e drejtuar këtë bar. Por e dua këtë punë sepse më pëlqen të jem rreth njerëzve,” thotë ajo.

Në vitet e para, bari ishte plot jetë. Pesë fabrika letre në zonë sillnin punëtorë që pinin kafenë e mëngjesit. Ritmi i punës ishte i vazhdueshëm. Në vitet ’60, çifti shtoi edhe një pistë vallëzimi, dhe lokali tërhiqte njerëz nga qytete të largëta si Arona e Omegna. Ishte vendi i vetëm me pamje nga liqeni dhe ambient të hapur për muzikë e festë.

“Atëherë vinin avokatë, mjekë, inxhinierë, një klientelë që shpenzonte dhe e çmonte ambientin,” tregon Anna.

Sot, gjërat kanë ndryshuar. Të rinjtë nuk frekuentojnë më si dikur. “Sot ata duan telefonin. Edhe në shtrat shkojnë me të,” thotë me një buzëqeshje të hidhur.

Bar Centrale nuk është thjesht një vend për të pirë kafe. Për shumë banorë, Anna është një pikë mbështetjeje, ajo përcjell mesazhe për bashkinë, ndihmon me dokumente, lejon artistët lokalë të ekspozojnë punimet e tyre pa pagesë. Çdo dhurim që i lihet shkon për bamirësi.

“Kam parë breza që rriten”, thotë ajo.

Anna nuk jep receta magjike, por përmes historisë së saj kupton se sekreti qëndron te puna, pasioni dhe dashuria për njerëzit. Duke mbajtur të gjallë traditën italiane të kafesë, ajo vazhdon të jetë simbol i forcës, përkushtimit dhe mikpritjes, një shembull i rrallë i një jete të ndërtuar mbi shërbimin ndaj të tjerëve.

Përshtatur nga Reuters

/Skyweb.al

Etiketat: e moshuarapune
Artikulli para

Si mund të ulni faturën e energjisë?

Artikulli pas

Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

Të Përzgjedhura

Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!
Ekonomi

Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

Nga SkyWeb
4 Tetor, 2025
0

Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime...

Lexo të plotë
Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

18 Prill, 2025
Jo me motor, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

Jo me motor, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

29 Qershor, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

26 Maj, 2026

Të Fundit

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr