• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kërcënimet nga lindja, Macron njofton shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë

Editor Nga Editor
27 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Kërcënimet nga lindja, Macron njofton shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot krijimin e një shërbimi të ri ushtarak vullnetar për të rinjtë, i cili do të nisë nga mesi i vitit 2026 dhe synon t’i mundësojë Francës një përgjigje më të fortë ndaj “kërcënimeve në rritje” në skenën globale, raporton “Reuters”.

Ky hap vjen në kuadër të ndryshimeve më të gjera që po ndodhin në Evropë, ku vendet që prej dekadash kanë qenë të mbështetura në garancitë e sigurisë së SHBA-së, po shprehin shqetësime për ndryshimin e prioriteteve të presidentit amerikan Donald Trump dhe për qëndrimin agresiv të Rusisë.

“Franca nuk mund të qëndrojë duarkryq”, deklaroi Macron gjatë një fjalimi të mbajtur në Brigadën e 27-të të Këmbësorisë Malore në Varces, në Alpet Franceze.

Ai shtoi se plani është frymëzuar nga praktikat e partnerëve evropianë, në një moment kur të gjithë aleatët e kontinentit po marrin masa në përgjigje të një kërcënimi të përbashkët.

Programi vullnetar do të jetë i hapur për të rinjtë 18 dhe 19 vjeç, do të zgjasë 10 muaj, pjesëmarrësit do të paguhen dhe do të ketë një kosto prej 2 miliardë eurosh. Shërbimi planifikohet të nisë me 3 000 të rinj në vitin 2026, që do të shërbejnë vetëm në territorin francez, ndërsa numri pritet të arrijë në 10 000 pjesëmarrës deri në vitin 2030.

Macron shprehu ambicien që deri në vitin 2035 të regjistrohen 50 000 të rinj, në varësi të zhvillimit të kërcënimeve globale.

Pas përfundimit të programit, të rinjtë do të kenë mundësinë të vazhdojnë në jetën civile, të bashkohen me rezervën ushtarake ose të mbeten pjesë e forcave të armatosura.

Ky njoftim vjen ndërkohë që rreth 12 vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën, kanë nisur iniciativa të ngjashme.

Etiketat: detyrimi ushtarakfrancamacron
Artikulli para

“O Gazooooo….!” Zegjineja paska qenë roje te Ilyrian Guard, llogaria bankare plotë edhe pse tepër e re

Artikulli pas

Gjermania prezanton tankun e ri “Leopard”, ku do pozicionohet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut
Aktualitet

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gjermania prezanton tankun e ri “Leopard”, ku do pozicionohet

Gjermania prezanton tankun e ri "Leopard", ku do pozicionohet

Të Përzgjedhura

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Aktualitet

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Nga SkyWeb
20 Janar, 2026
0

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për tradhti, pabesi dhe njerëz...

Lexo të plotë
Temperaturat e larta favorizojnë bakteret: Si të shmangni infeksionet në det dhe pishinë

Temperaturat e larta favorizojnë bakteret: Si të shmangni infeksionet në det dhe pishinë

30 Korrik, 2026
Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

28 Prill, 2026
Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

22 Shtator, 2025
“Isha i vdekur  për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

“Isha i vdekur për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

12 Shkurt, 2026

Të Fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr