• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zbulimi i disa mesazheve në celularin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, ka hapur një debat të ri politik brenda opozitës, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhëniet mes drejtuesve të institucioneve të lidhura me Ministrinë e Infrastrukturës dhe eksponentëve të Partisë Demokratike.

Debati u ndez sërish pasi nga një grup chat, i gjetur në një prej celularëve të Berberit, dolën SMS mes Belind Këlliçit dhe Arbër Avramit, ish-drejtor i Albgaz, ku flitej për “organizime”, “takime ku dhe kur të doni” dhe “sonte jam dakord”.

Siç mësohet nga dosja, mesazhet i përkasin periudhës së karantinës gjatë pandemisë, kur vendi ishte i mbyllur.

Sipas deklarimeve të dhëna para BKH-së, komunikimet i takonin një organizimi mes “djemsh lagjeje”, duke theksuar miqësinë e hershme mes Këlliçit dhe Avramit, të rritur në të njëjtin pallat.

Po sipas dëshmive të dhëna në SPAK, konteksti i bisedës lidhet me një organizim lojërash si tavëll apo shah në zyrat e kompanisë së babait të Arbër Avramit, gjatë netëve të karantinës, një praktikë e aplikuar gjerësish në atë kohë në vend.

Në një moment, Këlliçi shkruan: “Unë, si të doni, sot e nesër”. 

Mësohet se SPAK nuk e ka pasur objekt hetimi diskutimin në këtë grup chat duke mos gjetur përmbajtje që ngjallin interes për hetimin.

Megjithatë, për mënyrën si erdhën gjërat, i takon Belind Këlliçit të sqarojë publikisht kontekstin e komunikimeve.

Lidhjet shoqërore mes Këlliçit dhe Arbër Avramit janë një sekret publik në Tiranë.

Madje, edhe vëllai i Këlliçit, Reshardi, mësohet të ketë marrëdhënie të ngushta me Avramin.

Ky i fundit është emëruar në krye të Albgaz më 6 prill 2018, në kohën kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Damian Gjiknuri, i cili ia dorëzoi detyrën Belinda Ballukut në janar 2019.

Arbër Avrami është djali i ndërtuesit të njohur Vladimir Avrami, i afërt me Gjiknurin.

Pavarësisht se SPAK nuk e ka konsideruar këtë komunikim si element hetimor, publikimi i SMS-ve ka ndezur debatin politik dhe ka sjellë një tjetër valë diskutimesh brenda opozitës, në një moment kur tensionet e brendshme janë të larta dhe çdo element komunikimi mbetet i ekspozuar ndaj interpretimit politik. /skyweb.al 

Etiketat: arber avramibelind kellicidamian gjiknurimesazhetsms
Artikulli para

Përshkallëzojnë protestat në Greqi, fermerët e revoltuar bllokojnë aeroportet në Kretë

Artikulli pas

Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit
Aktualitet

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama nga Berlini: Diella është “shtatzënë, pret 83 fëmijë”
Aktualitet

Rama nga Berlini: Diella është “shtatzënë, pret 83 fëmijë”

Nga Editor
25 Tetor, 2025
0

Nga Berlini, ku po merr pjesë në Global Dialogue (BGD), forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit...

Lexo të plotë
Avioni i Nowergian Air kthehet urgjentisht në aeroport pas një shpërthimi gjatë ngritjes

Avioni i Nowergian Air kthehet urgjentisht në aeroport pas një shpërthimi gjatë ngritjes

27 Gusht, 2025
Wizz Air merr në dorëzim një Airbus A321NX të ri – a do ta shohim së shpejti në qiellin shqiptar?

Plaçkitën dhe pastaj u tallën me familjen shqiptare, Wizz Air pas skandalit: Kërkojmë ndjesë, por ata e dinin…

23 Prill, 2025
“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

19 Janar, 2026
Grekët të shqetësuar: Shqipëria ka infrastrukturë aeroportuale më të mirë se e jona

Grekët të shqetësuar: Shqipëria ka infrastrukturë aeroportuale më të mirë se e jona

12 Janar, 2026

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr