• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes Fiskale”: Rrezikohet konkurrenca, favorizon kapitalin e dyshimtë dhe ul cilësinë e administrimit tatimor

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Dhjetor, 2025
në Uncategorized
A A
0
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë me një deklaratë të fortë kundër projektligjit “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, duke paralajmëruar pasoja të rënda juridike, ekonomike dhe fiskale.

Sipas Dhomës, drafti krijon rrezik të lartë për shtrembërimin e konkurrencës së ndershme, hap mundësi për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë, ul cilësinë e administrimit tatimor dhe mund të përkeqësojë gjendjen fiskale të vendit.

Organizata thekson gjithashtu se procesi është zhvilluar pa transparencë të mjaftueshme dhe pa konsultim real me biznesin.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër kësaj nisme.

Shefja e misionit të FMN, Anke Weber, paralajmëroi se disa elementë të propozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin tatimor dhe të krijojnë rreziqe serioze për drejtësinë fiskale.

Dhoma Amerikane vlerëson se projektligji vendos bizneset që kanë deklaruar fitimet me korrektësi ndër vite në një pozicion të pafavorshëm, ndërsa subjektet që kanë shmangur detyrimet tatimore përfitojnë.

Formula e re, një rritje e detyrueshme prej 18 për qind e fitimit të vitit paraardhës – zëvendëson vetëdeklarimin tradicional me një mekanizëm arbitrar që nuk reflekton performancën reale financiare dhe krijon barrë të padrejtë për tatimpaguesit korrektë. Në të kundërt, bizneset që historikisht kanë raportuar fitime të ulëta përfitojnë, duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke cenuar parimin kushtetues të barazisë para ligjit.

Një shqetësim tjetër i rëndësishëm lidhet me mundësinë reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë.

Drafti u lejon bizneseve rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit me tatim vetëm 5 për qind, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara ose aktiveve të paregjistruara më parë, pa kërkuar dokumentacion mbështetës apo justifikime profesionale.

Dhoma vlerëson se kjo cenon standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe mund të shërbejë si mekanizëm i tërthortë amnistie, duke rrezikuar reputacionin ndërkombëtar të vendit dhe përpjekjet e tij për të përmbushur rekomandimet e BEPS të OECD-së.

Dhoma kritikon edhe kufizimin e kontrolleve tatimore gjatë periudhës së marrëveshjes, duke u bazuar vetëm në verifikime administrative, çka sipas saj dobëson aftësinë e administratës për të identifikuar shmangiet dhe rrit hapësirat për abuzime.

Mungesa e kritereve të qarta për përzgjedhjen e tatimpaguesve, mungesa e afateve të detyrueshme për shqyrtimin e kërkesave dhe mundësia për rinovimin e marrëveshjes deri në dy vite të tjera krijojnë varësi të ndërsjellë mes administratës dhe bizneseve, duke rritur riskun për favorizime dhe korrupsion.

Sipas Dhomës, norma 5 për qind e tatimit që aplikohet si mbi rritjen e detyrueshme të fitimit ashtu edhe mbi rideklarimet krijon një hendek të madh me normat e zakonshme tatimore prej 15 dhe 23 për qind.

Kjo, sipas saj, nxit bizneset të migrojnë drejt skemës së “paqes fiskale”, duke rrezikuar të ardhurat e buxhetit të shtetit në një periudhë që kërkon stabilitet fiskal.

Me mbi 90 për qind të tatimpaguesve që tashmë përfitojnë përjashtime, baza tatimore rrezikon të ngushtohet edhe më shumë, duke ulur efikasitetin dhe duke rritur pabarazinë fiskale.

Dhoma paralajmëron gjithashtu se projektligji prek parime themelore të së drejtës tatimore dhe kushtetuese si barazia para ligjit, proporcionaliteti dhe siguria juridike.

Drafti shoqërohet me pasiguri të lartë, pasi aktet nënligjore parashikohen të hartohen pas hyrjes në fuqi të tij, duke krijuar rrezik operacional për bizneset.

Kjo qasje, sipas deklaratës, përçon mesazhin e gabuar se përputhshmëria fiskale nuk shpërblehet, ndërsa shmangiet mund të përfitojnë nga mekanizma të përkohshëm lehtësues.

Dhoma kritikon edhe mungesën e konsultimit të gjerë publik dhe procesin e përshpejtuar të hartimit, duke theksuar se kjo minon besimin në procesin ligjvënës dhe ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e reformës.

Në fund, Dhoma Amerikane kërkon kthimin dhe rishikimin e plotë të projektligjit, duke theksuar se vendi ka nevojë për politika fiskale që nxisin formalizimin, garantojnë konkurrencë të ndershme, forcojnë administratën tatimore dhe ruajnë besimin e biznesit dhe reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Projektligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale” parashikon që bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë që hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën do të parapaguajnë tatimin mbi fitimin për një vit, me mundësi rinovimi dy herë.

Baza tatimore do të llogaritet si fitimi i vitit të mëparshëm plus 18 për qind rritje, ndërsa çdo fitim shtesë do të tatohet me 5 për qind.

Bizneset që nënshkruajnë marrëveshjen do të kenë mundësi të rideklarojnë pasqyrat financiare të pesë viteve të fundit kundrejt tatimit 5 për qind, duke përfituar gjithashtu nga mungesa e kontrolleve tatimore gjatë periudhës së marrëveshjes. /skyweb.al

Artikulli para

Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Artikulli pas

Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile
Uncategorized

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

22 Korrik, 2026
Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara
Uncategorized

Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

18 Korrik, 2026
Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë
Uncategorized

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

17 Korrik, 2026
Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë
Uncategorized

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

2 Korrik, 2026
Çmimi i qirave, krizë sociale në Greqi: Të rinjtë po rikthehen të shtëpitë e prindërve
Uncategorized

Çmimi i qirave, krizë sociale në Greqi: Të rinjtë po rikthehen të shtëpitë e prindërve

19 Qershor, 2026
Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili
Uncategorized

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

14 Qershor, 2026
Artikulli pas
Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Aktualitet

Shtohen kontrollet, fokusi te automjetet pa kolaudim dhe taksa të papaguara

Nga SkyWeb
7 Korrik, 2026
0

DPSHTRR, në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit, ka nisur një plan të koordinuar kontrollesh...

Lexo të plotë
Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

11 Mars, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Shqipëria, në mesin e opsioneve kryesore të francezëve për pushime

10 Gusht, 2026
Pas vdekjes se Giorgio Armanit, kompania italiane e modës zgjedh CEO-n e ri

Pas vdekjes se Giorgio Armanit, kompania italiane e modës zgjedh CEO-n e ri

16 Tetor, 2025
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr