• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Editor Nga Editor
19 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqiptarët renditen të dytët, pas rumunëve, për nga numri i komuniteteve më të mëdha të huaja që jetojnë në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat mbi emigracionin, personat e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të popullsisë së huaj në këtë vend.

Vendin e parë e mbajnë të lindurit në Rumani, me rreth 900 mijë persona, ose 13.5% të totalit të komunitetit të huaj në Itali.

Një pjesë e konsiderueshme e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë natyralizuar ndërkohë si shtetas italianë. Eurostat raporton se numri i personave me shtetësi shqiptare në Itali është 419 mijë, shifër që përfshin persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë, individë të lindur jashtë Shqipërisë por me shtetësi shqiptare, si dhe emigrantë që jetojnë jashtë vendit dhe nuk janë natyralizuar. Diferenca mes numrit të të lindurve në Shqipëri dhe atyre me shtetësi shqiptare është rreth 141 mijë persona.

Italia është i vetmi shtet ku, sipas Eurostat, shqiptarët shfaqen në pesë komunitetet kryesore si sipas shtetësisë, ashtu edhe sipas vendit të lindjes së popullsisë së huaj. Ndërkohë, mungojnë të dhëna për vende si Greqia, ku jeton gjithashtu një komunitet i madh shqiptarësh, si edhe për Gjermaninë, Francën dhe Spanjën. Nga vendet për të cilat ka të dhëna, në Belgjikë jetojnë rreth 15.6 mijë persona të lindur në Shqipëri, në Suedi 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë dhe në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova renditet si komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë persona të lindur në Kosovë.

Emigracioni në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, rreth 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet anëtare, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është rritur me 2.3 milionë persona krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë banorë të BE-së ishin të lindur në një shtet tjetër të Bashkimit Europian, shifër kjo që paraqet një rritje prej 0.2 milionë personash nga viti i kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i personave të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), e ndjekur nga Franca (9.3 milionë), Spanja (8.8 milionë) dhe Italia (6.7 milionë). Këto katër vende përqendrojnë 66.6% të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndonëse përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit.

Pesha më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo arrin në 51.0%, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë rezulton e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%).

Etiketat: italishqiptaret
Artikulli para

Trump pezullon programin e lotarisë amerikane

Artikulli pas

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve
Aktualitet

Pas “KAYO-ve”, qeveria rregullon blerjet e armëve dhe municioneve me ligjin për prokurimet publike

11 Gusht, 2026
VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici
Aktualitet

VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

11 Gusht, 2026
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, pritet shtrenjtim i çmimeve
Aktualitet

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, pritet shtrenjtim i çmimeve

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash
Aktualitet

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash

Nga Editor
9 Korrik, 2026
0

Një aksion i gjerë është zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje në Kadastrën e Durrësit, ku 12 persona janë vënë...

Lexo të plotë
Viti 2025 ishte pak më i freskët, por shkencëtarët paralajmërojnë rekorde të reja të nxehtësisë

Viti 2025 ishte pak më i freskët, por shkencëtarët paralajmërojnë rekorde të reja të nxehtësisë

14 Janar, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

7 Maj, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

9 Tetor, 2025
VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

12 Tetor, 2025

Të Fundit

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

Pas “KAYO-ve”, qeveria rregullon blerjet e armëve dhe municioneve me ligjin për prokurimet publike

11 Gusht, 2026
DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

11 Gusht, 2026
VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr