• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ankesa e klientit për 10 gramë bukë i kushton 15 mijë euro bukëpjekësit gjerman

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Ankesa e klientit për 10 gramë bukë i kushton 15 mijë euro bukëpjekësit gjerman
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një klient bleu gjysmë buke për 2.40 euro, e peshoi në shtëpi dhe zbuloi se mungonin vetëm 10 gramë.

Ankesa e tij vuri në lëvizje autoritetet dhe detyroi pronarin e furrës të instalonte pajisje të reja në të gjitha filialet.

Një ankesë për vetëm 10 gramë bukë i ka kushtuar rreth 15 mijë euro bukëpjekësit gjerman Mathias Breitner, pronar i një furre tradicionale në Pfaffenhofen an der Ilm të Bavarisë.

Prej më shumë se 60 vitesh, furra “Breitner” u shiste klientëve gjysmë buke duke e ndarë bukën në mes dhe duke tarifuar gjysmën e çmimit.

Por kjo praktikë u vu në pikëpyetje pasi një klient bleu gjysmë buke për 2.40 euro dhe e peshoi pasi mbërriti në shtëpi.

Klienti pretendoi se pjesa e blerë ishte 10 gramë më e lehtë se gjysma e peshës së deklaruar.

Breitner fillimisht nuk e mori seriozisht ankesën dhe iu përgjigj: “Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet. Herën tjetër mund të marrësh 10 gramë më shumë”.

Por klienti iu drejtua Zyrës së Peshave dhe Matjeve. Pas kontrollit, autoritetet i ndaluan furrës shitjen e gjysmave të bukës pa i peshuar individualisht me peshore të certifikuara dhe pa llogaritur çmimin sipas peshës së saktë.

Rregullat gjermane parashikojnë që kur një bukë ndahet me kërkesë të klientit, pjesa e shitur duhet të peshohet dhe çmimi të përcaktohet për çdo gram. Alternativa ishte shitja e gjysmave të përgatitura më parë, por pronari argumentoi se buka do të thahej duke qëndruar e prerë në raft.

Për të vazhduar shitjen, Breitner instaloi nëntë peshore precize në qendrën e prodhimit dhe në gjashtë filialet e tij.

Së bashku me programet kompjuterike, lidhjen me kasat, trajnimin e punonjësve dhe kohën e punës, fatura arriti në rreth 15 mijë euro.

Tashmë çdo pjesë buke peshohet dhe shitet me çmimin e saktë, çka ka sjellë edhe tarifa të pazakonta që ndryshojnë me disa cent.

Sipas bukëpjekësit, klientët tani ankohen për çmimet jo të rrumbullakëta dhe kasat janë mbushur me monedha një dhe dy centëshe.

Breitner pranoi se duhej ta kishte zgjidhur ankesën duke i dhuruar klientit një tjetër gjysmë buke. “Kjo ishte gabimi im”, deklaroi ai, duke shtuar se investimi prej 15 mijë eurosh nuk do t’i kthehet ekonomikisht.

Artikulli para

Aplikacioni me anonimë, Tatimet nxisin “spiunët digjitalë” të sinjalizojnë për bizneset që bëjne evazion fiskal

Artikulli pas

Rikthimi në shkollë: Si të rregulloni orarin e gjumit të fëmijëve pas verës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rikthimi në shkollë: Si të rregulloni orarin e gjumit të fëmijëve pas verës

Rikthimi në shkollë: Si të rregulloni orarin e gjumit të fëmijëve pas verës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Reagon deputetja e Durrësit, Manjola Luku, pas vrasjes së dyfishtë në Manëz: “Dhuna dhe armët nuk janë zgjidhje”
Aktualitet

Reagon deputetja e Durrësit, Manjola Luku, pas vrasjes së dyfishtë në Manëz: “Dhuna dhe armët nuk janë zgjidhje”

Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Manjola Luku, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në orët e...

Lexo të plotë
Europol nxjerr pamjet, si u kapën gati 900 mijë euro para CASH te Call Centeri në Tiranë

Europol nxjerr pamjet, si u kapën gati 900 mijë euro para CASH te Call Centeri në Tiranë

29 Prill, 2026
Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

25 Qershor, 2025
A duhet të jemi të sjellshëm me inteligjencën artificiale?

A duhet të jemi të sjellshëm me inteligjencën artificiale?

10 Mars, 2026

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr