• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 4 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Çfarë ndryshoi pas tragjedisë së Germanwings, ngjarja si gurë kilometrik për sigurinë ajrore

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Janar, 2026
në Aviacion
A A
0
Çfarë ndryshoi pas tragjedisë së Germanwings, ngjarja si gurë kilometrik për sigurinë ajrore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më 24 mars 2015, ndodhi një nga ngjarjet më tronditëse në historinë moderne të aviacionit: fluturimi Germanwings 9525 u rrëzua në Alpet Franceze, duke marrë jetën e 150 personave që ndodheshin në bord.

Dhjetë vjet më pas, kjo tragjedi vazhdon të mbetet një pikë e errët në historinë e sigurisë ajrore – një moment i rëndë që detyroi industrinë të rishikojë rregullat dhe protokollet e saj të sigurisë.

Çfarë ndodhi me fluturimin 9525?

Avioni Airbus A320 ishte nisur nga Barcelona drejt Dyseldorfit, kur rreth 30 minuta pas ngritjes, nisi papritur një humbje lartësie të pashpjegueshme.

Hetuesit zbuluan më pas se kopiloti Andreas Lubitz kishte mbyllur kapitenin jashtë kabinës ( kur ai kishte shkuar në tualet) dhe kishte drejtuar qëllimisht avionin drejt alpeve, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Raporti përfundimtar i autoriteteve franceze të hetimit të aksidenteve ajrore (BEA) më 2016, tregoi se Lubitz kishte një histori të gjatë depresioni të rëndë dhe tendencash vetëvrasëse.

Ai ishte konsultuar me disa mjekë, por asnjëri nuk e kishte raportuar gjendjen e tij tek autoritetet ajrore apo te kompania, për shkak të ligjeve të konfidencialitetit mjekësor.

Si ndryshoi aviacioni pas aksidentit?

Tragjedia e fluturimit 9525 solli ndryshime të menjëhershme dhe të rëndësishme në politikat ndërkombëtare të aviacionit:

• Rregulli i dy personave në kabinë: U bë e detyrueshme që në çdo moment në kabinën e pilotimit të jenë të paktën dy persona.

• Vlerësimi psikologjik i pilotëve: Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) vendosi testime të detyrueshme psikologjike për pilotët përpara punësimit dhe krijoi programe mbështetëse mes kolegësh për ata në detyrë.

• Rishikimi i ligjeve për konfidencialitetin mjekësor: U hap një debat global për balancimin mes privatësisë shëndetësore dhe sigurisë publike. Në disa vende, mjekët tani kanë të drejtë të raportojnë autoriteteve kur gjendja mendore e një piloti paraqet rrezik për sigurinë.

A janë ende në rrezik pasagjerët?

Pavarësisht reformave, sfidat vazhdojnë. Një raport i vitit 2022 nga Departamenti Amerikan i Transportit theksonte se shumë pilotë ende hezitojnë të raportojnë shqetësimet mendore, për shkak të stigmës dhe frikës për humbjen e vendit të punës. Shumë probleme të shëndetit mendor mund të kalojnë pa u vënë re gjatë kontrollit rutinë, nëse nuk raportohen vetë nga pilotët.

Autoritetet dhe linjat ajrore po investojnë gjithnjë e më shumë në programe për mirëqenien mendore të pilotëve, por ekuilibri mes privatësisë, besimit dhe sigurisë mbetet i ndjeshëm dhe kompleks.

Megjithatë duhet theksuar se transporti ajror është një ndër më të sigurtët. /skyweb.al

Artikulli para

Misteri pas Lidl Albania, Ahmetaj: Investigoni kush qendron pas projektit, u shkel ligji me magazinën doganore

Artikulli pas

Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Franca dërgon avionë “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe
Aviacion

Franca dërgon avionë “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe

3 Mars, 2026
Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon
Aviacion

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

3 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë
Aviacion

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

3 Mars, 2026
Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë
Aviacion

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

3 Mars, 2026
Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë
Aviacion

Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

2 Mars, 2026
Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta
Aviacion

Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta

2 Mars, 2026
Artikulli pas
Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus
Uncategorized

“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus

Nga Editor
25 Shtator, 2025
0

Ministrat e Mbrojtjes nga dhjetë vende evropiane, përfshirë edhe Ukrainën, do të zhvillojnë një takim urgjent të premten për të...

Lexo të plotë
Biletat për vizitat në muze, kala dhe parqe arkeologjike mund të blihen në e-Albania

Biletat për vizitat në muze, kala dhe parqe arkeologjike mund të blihen në e-Albania

6 Nëntor, 2025
Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, nisin protestat

Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, nisin protestat

16 Tetor, 2025
Sonila Bitri Tivari

Çfarë është aflatoksina, ku gjendet, rreziqet si edhe si të mbrohemi prej saj

28 Janar, 2026
Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

19 Shtator, 2025

Të Fundit

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Lajm i mirë! Energjia diellore përben më shumë se 13% të totalit të prodhuar gjatë 2025 në Shqipëri, pritet rritje në 2026

3 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

3 Mars, 2026
Dheu i kujt ndërtuesi ishte ai për të cilin kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunoi zyrtarin e IKMT, Fatmir Meta?

Dheu i kujt ndërtuesi ishte ai për të cilin kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunoi zyrtarin e IKMT, Fatmir Meta?

3 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr