• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E enjte, 25 Shtator, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tirana, një oaz i nxehtë betoni

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
in Aktualitet
A A
0
Tirana, një oaz i nxehtë betoni
Share on FacebookShare on WhatsApp

Esmeralda Topi-Faktoje.al 

Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema “Dajti”, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema “Dajtit”.

Tani, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon lartësimin e godinës me të paktën dy kate të reja. Ky ndryshim kundërshtohet nga 8 familje, banore të dy pallateve historike pranë ish-kinema Dajtit.

“Në prill të 2023, si shkreptimë u vendos tabela e projektit. Asnjë nga ne nuk kishte dijeni”,tregon Adriana Puleshi.

Të shqetësuar për dritaret e bllokuara, ajrosjen e pamjaftueshme dhe mundësinë e dëmtimit të themeleve të viteve ’70, banorët kanë zgjedhur rrugën ligjore për të ndalur këtë projekt me vlerë 600 mijë euro.

“Punimet janë pezulluar prej tre javësh. Ne duam vetëm që të rikthehet siç ka qenë”shpreson Adriana- historia e së cilës nuk është e izoluar.

Epoka e kullave

Babëzia e ndërtimeve në kryeqytet ka nxjerrë në protesta edhe banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” në ish‑Bllok. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një kulle 16-katëshe.

“Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth” ankohen banorët në një letër publike.

Projekti parashikon katër kate nëntokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi. Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës. Ndaj, urbanistët ngrenë si shqetësim shkeljen e planit urbanistik.

“Lartësia sipas planit urbanistik të Tiranës e parashikon të jetë 9 kate. Ky është ligj që po shkelet. Çdo ndërtesë që ju shihni mbi 9 kate është në kundërshtim me këtë plan”, thotë urbanisti Gentjan Kaprata.

Këto dy histori reflektojnë sëmundjen që po i merr frymën Tiranës: valën e ndërtimeve pa kufij, pa konsultime publike, që po e veshin qytetin me beton në vend të gjelbërimit.

Bum ndërtimesh

Një vit më parë, Tirana regjistroi sipërfaqen më të lartë ndërtimore në historinë e saj.

Burimi:INSTAT

Instituti i Statistikave llogariti se sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë arriti mbi 1.9 milionë metra katror- më e larta që prej vitit 2005 kur INSTAT ka nisur raportimet për kryeqytetin.

Me 77% të gjithë sipërfaqes së lejeve të ndërtimit në Shqipëri përqendruar vetëm në Tiranë, kryeqyteti po përjeton një bum ndërtimi që sfidon çdo kufi urban të qëndrueshëm. Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani shpjegon se Tirana po zhvillohet në ritmet e një qyteti industrial.

“Për 30 vite ne jemi shkëputur nga urbanistika klasike e nevojës urbane dhe kemi shkuar drejt urbanistikës së grupeve të interesit. Në vende të ndryshme perëndimore, nevoja e lagjes dhe interesi i zhvillimoreve janë në ekuilibër peshoreje. Tek ne kanë prioritet grupet e interesit.” – argumenton Kacani.

Imeldi Sokoli, planifikues urban na shpjegon se normalisht në qendra urbane një banori i duhet mesatarisht 25 metër katror banesë, si dhe 25 metra katrorë hapësirë për aktivitetet e përditshme si zonat e gjelbra, hapësira për parkim apo hapësira sportive. Por vitet e fundit, mesatarja e ndërtimeve për banesa të reja e ka tejkaluar me disa herë këtë tregues.

 “Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.” –argumenton Artan Kacani, arkitekt, urbanist.

Beton në vend të pemëve

Një tjetër koefiçent që duhet zbatuar në qendrat urbane është ai për hapsirën e gjelbër, që duhet të jetë 9 metër katror për banor. Por sot ky koeficent në kryeqytet sipas ekspertëve është inekzistent.

Rregullore e planifikimit të territorit.

“Aty ku ka pasur park është bërë pallat ose ndonjë parkim… lulishtet janë shndërruar në pallate, oborret mes pallateve janë zhdukur”, argumenton Olsi Nika nga Eco Albania.

Shkeljen e kanë ligjëruar, argumenton urbanisti Imeldi Sokoli.

“Në shtator të 2024 kanë amenduar ligjin e planifikimit të territorit duke i dhënë kompetencë Këshillit Kombëtar të Territor që të ketë fuqi mbi planin e përgjithshëm të territorit në bashki”, shpjegon ai. “Me këtë ndryshim po legjitimojnë çdo ndërtim që bie në kundërshtim me planin urbanistik- në çdo qytet. – thekson më tej urbanisti.

Valët e ndërtimit pa kriter nuk kanë kursyer as oazet e dikurshme të gjelbërimit në kryeqytet.

“Këtu nuk po kursehet asgjë. Edhe parku i liqenit ka filluar të kafshohet nga ndërtimet”, vë në dukje eksperti i mjedisit Olsi Nika.

Parku i Liqenit Artificial, dikur “mushkëria” e Tiranës, tashmë tregon shenja të qarta transformimi, të evidentuara nga imazhet satelitore . (Shihni ndryshimin në kohë në këtë vizualizim) Po kështu, Liqeni i Farkës, që dikur përbënte një strehë natyrore në kodrat përreth, po mbushet me vila dhe ndërtime të reja, duke zhvendosur pemët nën beton – ndryshimet mund t’i vëreni vetë këtu.

Ishull urban i nxehtësisë

Në mungesë të hapësirave të gjelbra, parqe, shëtitore apo lulishte, Tirana po përjeton një fenomen të njohur në studimet klimatike si  “ishulli i nxehtësisë urbane”. Kryeqyteti regjistron temperatura 2–3 °C më të larta, dhe në raste të veçanta edhe deri në 5 °C më shumë brenda zonave të ndërtuara, krahasuar me zonat përreth.

Kjo rritje temperaturash vjen si pasojë e ndryshimit të përdorimit të tokës: betonit dhe asfaltit në vend të gjelbërimit.

“Shtimi i urbanizimit, mungesa e hapësirave të gjelbërta janë faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e ishujve të nxehtë urban”, shpjegon Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkenave në Tiranë.

“Ajo që bëjnë” – tregon urbanisti Imeldi Sokoli – “është që llogarisin Dajtin, që është park kombëtar, si pjesë e gjelbër e Tiranës. Ndërkohë që këto hapësira duhet t’i shërbejnë në mënyrë imediate dhe të ngushtë banorëve”

Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e temperaturës, sipas ekspertit të mjedisit, Olsi Nika, është bllokimi i rrymave ajrore që vinin nga Dajti drejt bregdetit, si pasojë e ndërtimeve të larta dhe të dendura, të cilat pengojnë qarkullimin natyral të ajrit dhe përkeqësojnë ndjeshëm ngrohjen.

“Nga ndërtime me 5 kate po shohim kulla apo ndërtesa shumë herë më të larta”, thekson Nika. Çdo ndërtim i ri, sforcon edhe më tej këtë ishull nxehtësie, duke zhdukur hijet dhe duke përkeqësuar mikro-klimën urbane.

“Kjo nuk është e njëjtë për gjithë vendet e tjera të territorit, që kanë pak a shumë atë zhvillim urban që kanë pas edhe më para”, shton profesor Petrit Zorba nga IGJEO.

Nga rritja e ndjeshme e temperaturave për shkak të ndryshimit të klimës dhe pa masat e duhura, Tirana kërcënohet të bëhet një “oaz” betoni ku cilësia e ajrit do të përkeqësohet më tej duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.

“Tirana është bërë e pajetueshme”, argumenton Nika. “Sheshi Skëndërbej është shembulli më i shëmtuar. Temperatura në shesh rritet automatikisht sepse shkurret (hapësirat e gjelbra) duhet të ishin të integruara dhe jo aty ku janë” përfundon ai./faktoje.al

Etiketat: betonitirana
Artikulli para

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

Artikulli pas

FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u “vra”, uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama i heq Veliajt Tiranën dhe ia jep Ballukut, goditja finale për kryebashkiakun e shkarkuar
Aktualitet

Rama i heq Veliajt Tiranën dhe ia jep Ballukut, goditja finale për kryebashkiakun e shkarkuar

25 Shtator, 2025
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Qeveria shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë
Aktualitet

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

25 Shtator, 2025
Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar
Aktualitet

Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

24 Shtator, 2025
Rama: Uji në Tiranë problem si kurrë më parë, do ndërhyjmë te drejtimi i UKT
Aktualitet

Rama: Uji në Tiranë problem si kurrë më parë, do ndërhyjmë te drejtimi i UKT

24 Shtator, 2025
RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër
Aktualitet

RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

24 Shtator, 2025
Artikulli pas
FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u “vra”, uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën

FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u "vra", uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpopullim me ritme të larta në Shqipëri, bie ndjeshëm numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte
Aktualitet

Shpopullim me ritme të larta në Shqipëri, bie ndjeshëm numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte

Nga SkyWeb
17 Shtator, 2025
0

Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar realitetin...

Lexo të plotë
“Vdekja” e portofolit

“Vdekja” e portofolit

5 Shtator, 2025
József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

22 Prill, 2025
Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

15 Qershor, 2025
Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

22 Qershor, 2025

Të Fundit

Rama i heq Veliajt Tiranën dhe ia jep Ballukut, goditja finale për kryebashkiakun e shkarkuar

Rama i heq Veliajt Tiranën dhe ia jep Ballukut, goditja finale për kryebashkiakun e shkarkuar

25 Shtator, 2025
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

25 Shtator, 2025
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Qeveria shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

25 Shtator, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr