• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Protestë masive e ekstremit të djathtë në Londër, Elon Musk mes folësve: Duhen zgjedhje të reja

Editor Nga Editor
14 Shtator, 2025
në Uncategorized
A A
0
Protestë masive e ekstremit të djathtë në Londër, Elon Musk mes folësve: Duhen zgjedhje të reja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një protestë e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson ka përfunduar me përplasje të dhunshme në qendër të Londrës. Më shumë se 110 mijë persona morën pjesë në tubimin e quajtur “Unite the Kingdom Rally”, ku protestuesit, duke valëvitur flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Anglisë, marshuan drejt zonës qeveritare të Whitehall, ku ndodhen ndërtesat kryesore të qeverisë dhe zyra e kryeministrit.

Gjatë protestës pati përplasje me forcat e rendit, ku policët u sulmuan me shishe dhe sende të tjera të forta. Policia raportoi për 25 arrestime dhe paralajmëroi se numri mund të rritet në orët në vijim.

Ndër folësit kryesorë të protestës ishte edhe miliarderi Elon Musk, i cili u lidh me një videomesazh. Ai foli kundër, siç e quajti, “migracionit të pakontrolluar” në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkoi ndryshim të qeverisë.

“Duhet bërë diçka. Duhet të shpërbëhet Parlamenti dhe të zhvillohen zgjedhje të reja,” deklaroi Musk.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e dënoi protestën duke theksuar se “dhuna dhe sulmet ndaj policisë janë plotësisht të papranueshme”.

Organizatori i protestës, Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon është një figurë e njohur e ekstremit të djathtë në Britani, i famshëm për qëndrimet e tij kundër islamit dhe emigracionit. Ish-drejtues i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes (EDL), një organizatë tashmë e shpërbërë, Robinson ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për protestat e tij të dhunshme dhe retorikën islamofobike.

“Britania më në fund është zgjuar. Kemi pritur me dekada. Patriotizmi është e ardhmja, kufijtë janë e ardhmja, dhe ne duam lirinë e fjalës”, deklaroi Robinson. /Skyweb.al

Etiketat: londer
Artikulli para

Fluturimi më i gjatë në botë nis së shpejti, do të zgjasë deri në 29 orë

Artikulli pas

Pse djathi mund të jetë potencial për të bërë turizëm?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës
Uncategorized

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile
Uncategorized

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

22 Korrik, 2026
Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara
Uncategorized

Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

18 Korrik, 2026
Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë
Uncategorized

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

17 Korrik, 2026
Artikulli pas
Pse djathi mund të jetë potencial për të bërë turizëm?

Pse djathi mund të jetë potencial për të bërë turizëm?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

85% e gjërave për të cilat shqetësohemi nuk ndodhin kurrë
Shëndet

85% e gjërave për të cilat shqetësohemi nuk ndodhin kurrë

Nga Editor
23 Nëntor, 2025
0

Hulumtimet tregojnë se shumica e gjërave për të cilat shqetësohemi nuk bëhen kurrë realitet. Një studim i publikuar në “Journal...

Lexo të plotë
Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

24 Shtator, 2025
Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….

Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….

17 Dhjetor, 2025
Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?

Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?

6 Maj, 2026
Amerikanët do të filtrojnë investimet e huaja në Shqipëri

Amerikanët do të filtrojnë investimet e huaja në Shqipëri

24 Nëntor, 2025

Të Fundit

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

30 Shtator, 2026
Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr