• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 16 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Beteja” brenda maxhorancës për 10 mln euro, akuza të forta dhe përplasje në gjyq: Zbardhen argumentet e Gerond Meçes përballë Ermal Beqirit në KPP

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Prill, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
“Beteja” brenda maxhorancës për 10 mln euro, akuza të forta dhe përplasje në gjyq: Zbardhen argumentet e Gerond Meçes përballë Ermal Beqirit në KPP
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një tender me vlerë rreth 10 milion euro pa TVSH, për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore në Shqipëri, është futur në qendër të një përplasjeje të ashpër proceduriale mes kompanive Advanced Business Solutions (ABS) dhe Data Log nga njëra anë dhe atyre Soft & Solution dhe KREATX nga ana tjetër.

Këta të fundit u shpallën fitues të mega tenderit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS), ndërsa ABS dhe ortaku i saj akuzojnë Komisionin e Vlerësimit të Ofertave se i kanë skualifikuar me pa të drejtë edhe pse sipas tyre, oferta e dhënë ishte më e mira.

Më herët Skyweb.al raportoi se Advanced Business Solutions (ABS) ishte ankuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike,ndërsa sëfundmi janë zbardhur edhe argumentet e kundërshtimit.

Përveç rikualifikimit të ofertës së tyre si, ABS dhe Data Log kërkojnë edhe mbajtjen e një seance dëgjimore me grupin që vlerësoi ofertat për “të kuptuar bazën e vendimit”.

DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro

Kështu, kërkesa e ABS shkon përtej rikthimit të tyre në garë duke pasqyruar një përplasje të fortë mes palëve dhe KLGJ-së për një shumë të konsiderueshme prej 10 milion euro.

KLGJ shpallu fituese ofertën e “Kreatx” dhe “Soft and Solution” me vlerë rreth 9.3 milion euro pa TVSH , kurse ABS dhe Data Log ofruan rreth 8.3 milion euro pa TVSH.

“Peshkaqenët” e tenderëve të AKSHI-t

Advanced Busines Solutions dhe Soft & Solution janë dy kompanitë që kanë marrë pjesën dërrmuese të tenderëve të AKSHI-it gjatë viteve të fundit. Siç rezulton nga të dhënat e thesarit të publikuara nga OpenSpendingAlbania, ABS ka marrë rreth 48 milion euro pagesa nga thesari gjatë 5 viteve të fundit, kurse Soft & Solution vjen me rreth 24 milion euro.

Dy partnerët respektivë të ABS dhe Soft & Solution, si Data Log dhe KREATX renditen shumë më poshtë.

Kjo përplasje vjen në një kontekst elektoral, ku ABS është portretizuar mediatikisht si kompania pranë familjarëve të kryeministrit Rama, ndërkohë që sëfunfmi pjesë e partnerit të z.Ermal Beqiri të “Soft and Solution”, kompanisë KREATX është bërë z.Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri duke e kthyer këtë në një “betejë ligjore” brenda maxhorancës për 10 milion euro.

Më poshtë, Skyweb.al sjell një përmbledhje të pretendimeve të Advanced Business Solutions  në këtë përballe me Soft & Solution në KPP:

Kontrata e bashkëpunimit

Një nga pikat kryesore të skualifikimit ishte kontrata e bashkëpunimit ndërmjet ABS dhe Data Log, e cila, sipas KLGJ-së, ishte e pavlefshme sepse bazohej në Ligjin nr. 9643/2006, tashmë i shfuqizuar.
Por ABS thotë se kjo është një mangësi formale, që në asnjë mënyrë nuk e bën dokumentin të pavlefshëm:

“Referenca ndaj një ligji të mëparshëm nuk mund të çojë automatikisht në pavlefshmëri absolute të kontratës,” – thuhet në ankesë, duke shtuar se objekti i kontratës dhe vullneti i palëve ishin të qarta dhe të vlefshme ligjërisht.

Gabimi në emrin e autoritetit – lapsus

Në dokumentin e bashkëpunimit figuron AKSHI si autoritet kontraktor, në vend të KLGJ. Edhe ky është përdorur si arsye për skualifikim.

Por ABS e quan këtë një lapsus teknik, duke theksuar se përfaqësuesit dhe objektivi i dokumentit janë të saktë.

“Ky është një gabim formal, jo thelbësor. Nuk ndikon në përmbajtjen e kontratës dhe as në kuadrin ligjor të bashkëpunimit,” – theksojnë ata.

Punonjësit dhe sigurimet

Një tjetër arsye skualifikimi ishte mospërmbushja e kriterit për të paktën 15 punonjës të siguruar për muajin shkurt 2025.
Por ABS thotë se ka deklaruar zyrtarisht se stafi ishte aktiv, ka dorëzuar listëpagesa dhe dokumente tatimore, ndërsa verifikimi i KLGJ-së është bazuar vetëm në një lëvizje sigurimesh dhe është bërë jashtë kontekstit të ligjit për prokurimin publik.

“Ky është një interpretim formal dhe selektiv i një kriteri që ka për qëllim të vlerësojë kapacitetin operativ, jo penalizimin për një vonesë administrative,” – thekson kompania.

Zgjidhjet teknike – “i kemi, por nuk na dëgjuan”

KLGJ pretendon se mungonin module dhe licenca të rëndësishme si:
SOAR, SIEM, Oracle, Nutanix, replikim të avancuar, etj.

Por ABS deklaron se kishte ofruar zgjidhje ekuivalente ose të standardizuara ndërkombëtarisht, por KVO nuk i ka shqyrtuar teknikisht, nuk ka kërkuar sqarime dhe ka bërë interpretim të ngushtë të kritereve.

“Zgjidhjet tona ishin të vlefshme dhe të përdorshme, por askush nuk na dha mundësinë të sqarojmë detaje teknike. Procesi i vlerësimit ishte i njëanshëm,” – thuhet në ankesë.

Dokumentacioni dhe katalogët

Sipas KLGJ-së, ABS nuk kishte dorëzuar dokumentacion të plotë teknik, përfshirë katalogë të shënuar me part numberpër disa produkte.
Kompania pranon se mund të ketë patur vonesa në formatimin e disa pjesëve, por asgjë që përbën shkelje serioze apo mosplotësim kriteri.

“Nëse kishte paqartësi, autoriteti kontraktor kishte detyrimin të kërkonte sqarime sipas ligjit për prokurimin publik,” – shkruhet në ankesë.

Dy standarde në vlerësim

ABS thekson se në procedura të mëparshme me të njëjtin autoritet është vlerësuar fituese me të njëjtin dokumentacion, ndërsa tani po skualifikohet për të njëjtat elemente:

“Në të gjitha procedurat e mëparshme me KLGJ-në, nuk kemi qenë kurrë të skualifikuar për këto arsye. Tani për herë të parë përdoren si argument përjashtimi,” – thuhet në dokument.

Çfarë kërkon ABS në tërësi:

ABS i kërkon KPP-së:

  • Shfuqizimin e vendimit të KVO-së për skualifikim.
  • Rikthimin në garë të bashkimit ABS – Data Log.
  • Mbajtjen e një seance dëgjimore me anëtarët e KVO për të kuptuar bazën e vendimit.
  • Procesverbalin dhe dokumentacionin e plotë të administruar për ofertën fituese.
  • Sqarim për vlerësuesit teknikë dhe mënyrën e asistencës së përdorur në vlerësim.

/skyweb.al 

Etiketat: advanced bussines solutionsdata logermal beqirigerond mecekreatxsoft & solution
Artikulli para

E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air: Kompania e mohon

Artikulli pas

Dinjiteti në punë në kohën e ALGORITMIT

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve
Ekonomi

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

15 Dhjetor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Shqipëria, ndër shtetet më të varura nga dërgesat e emigrantëve: 2.1 mld euro në 2024

15 Dhjetor, 2025
Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë
Aktualitet

Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

15 Dhjetor, 2025
Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve
Ekonomi

Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

15 Dhjetor, 2025
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..
Kryesore

STATISTIKAT/ Sa harxhojnë shqiptarët gjatë udhëtimeve jashtë

15 Dhjetor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet
Ekonomi

Bie Euro dhe Dollari, si nis java për valutat kryesore

15 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Dinjiteti në punë në kohën e ALGORITMIT

Dinjiteti në punë në kohën e ALGORITMIT

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Nga Editor
16 Shtator, 2025
0

Të mërkurën, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të mblidhen në një takim. Mbledhja është thuirru në selinë e Partisë...

Lexo të plotë
Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët

Shqipëria, vendi ku fatin e të rinjve e vendosin pensionistët

10 Nëntor, 2025
Ristrukturimi dhe përdorimi i AI, Lufthansa parashikon të shkurtojë 4 000 vende pune

Ristrukturimi dhe përdorimi i AI, Lufthansa parashikon të shkurtojë 4 000 vende pune

30 Shtator, 2025
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

8 Dhjetor, 2025
Kush tha që kursejnë?! Korça, qarku që harxhon më shumë për konsum pas Tiranës

Kush tha që kursejnë?! Korça, qarku që harxhon më shumë për konsum pas Tiranës

7 Tetor, 2025

Të Fundit

Eurostat: 14% e të rinjve në Europë kanë braktisur arsimin

Eurostat: 14% e të rinjve në Europë kanë braktisur arsimin

15 Dhjetor, 2025
Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

15 Dhjetor, 2025
Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan

Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan

15 Dhjetor, 2025
Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

15 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr