E diel, 1 Qershor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arresti

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Maj, 2025
in Aktualitet
A A
0
53 mln euro dëm  me kontrabandë cigaresh, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arresti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një prej skemave më të sofistikuara të kontrabandës me cigare në Shqipëri është goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në qendër të hetimit është një fabrikë cigaresh me status “Përpunim Aktiv”, e cila, në vend që të eksportonte prodhimin e saj siç parashikon ligji, e distribuonte atë në mënyrë të paligjshme brenda vendit dhe më tej drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, pronarët e shitën kompaninë te Ergys Agasi një ditë para urdhër arresteve

Sipas hetimeve të SPAK, fabrika e kompanisë Albania Tabak kishte marrë licencë për të funksionuar si një njësi fasoni, duke përfituar përjashtim nga detyrimet doganore për mallrat e importuara dhe të eksportuara. Por në praktikë, cigaret nuk dilnin nga vendi: ato shkarkoheshin në territorin shqiptar dhe më pas trafikoheshin ilegalisht drejt vendeve fqinje dhe në tregun europian.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar kap vlerën e mbi 3.6 miliardë lekëve (rreth 40 milion euro), ndërsa për vendet e BE-së, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat arrin në rreth 12.8 milionë euro.

SPAK thotë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili ka shfrytëzuar boshllëqet ligjore dhe bashkëpunimin me zyrtarë doganorë për të justifikuar daljen fiktive të mallrave nga Shqipëria. Në sistemin doganor “Asycuda World” janë regjistruar të paktën 30 raste eksportesh të falsifikuara, ku ngarkesat në fakt nuk kanë dalë kurrë nga vendi.

Në komunikatën zyrtare të Prokurorisë theksohet se marrëveshjet mes fabrikës shqiptare dhe kompanive porositëse jashtë vendit ishin të simuluara dhe destinacionet e deklaruara ishin të rreme. Vetë subjekti shqiptar caktonte vendndodhje që nuk ekzistonin realisht, duke mundësuar kështu fshehjen e mallrave në tregun e brendshëm apo kontrabandimin e tyre drejt jashtë.

Pjesë e kësaj skeme ishin edhe zyrtarë të doganave, të cilët jo vetëm nuk kanë shoqëruar ngarkesat deri në daljen nga territori kombëtar, por kanë lejuar edhe çlirimin fiktiv të tyre, duke e paraqitur mallin si të eksportuar.

Ndërkohë, një aspekt tjetër i rëndësishëm është prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, gjë që ka sjellë shmangien totale të detyrimeve të pagueshme në vendet ku këto produkte përfundonin në mënyrë të paligjshme.

Pas muajsh hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit me burg për 6 persona, përfshirë pronarin e fabrikës me inicialet I.J. dhe disa shtetas të huaj. Ndërsa mbi 20 zyrtarë të doganave janë marrë në hetim me masa sigurie si ndalim për të dalë jashtë vendit dhe detyrim për paraqitje.

Skema, megjithatë, nuk ishte e panjohur për publikun. Që në vitin 2018, një grup gazetarësh investigativë kishte ngritur alarmin mbi aktivitetin e kësaj fabrike, duke zbuluar funksionimin e saj të dyshimtë dhe shfrytëzimin e statusit “Përpunim Aktiv” për qëllime kontrabande.

Raporti i atëhershëm dokumentonte përdorimin e dokumenteve të falsifikuara doganore, mungesën e kontrollit efektiv nga autoritetet, si dhe përfshirjen e strukturave shtetërore në tolerimin apo mbulimin e aktivitetit të paligjshëm. Ai paralajmëronte një rrjet të mirëorganizuar që kishte arritur të funksiononte për vite me radhë pa u ndëshkuar.

Goditja e SPAK vjen si një konfirmim i atyre zbulimeve dhe si një hap domethënës në luftën kundër evazionit doganor dhe kriminalitetit ekonomik të nivelit të lartë në vend.

/skyweb.al

Etiketat: Albania tabakLuan qorolliServet dauti
Artikulli para

HETIMI/ Pronarë pa punë, por “me lekë”: Tatimet duan të mësojnë si u blenë 400 makina luksoze në Shqipëri

Artikulli pas

Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve
Aktualitet

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

31 Maj, 2025
Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë
Aktualitet

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

30 Maj, 2025
ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera
Aktualitet

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

30 Maj, 2025
Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale
Aktualitet

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

30 Maj, 2025
VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme
Aktualitet

VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

30 Maj, 2025
Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve
Aktualitet

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

29 Maj, 2025
Artikulli pas
Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Milot-Morinë”, probleme me mirëmbajtjen, MIE e nxjerr me tejkalim plani: Koncesionari po sakrifikon nga të ardhurat e veta
Aktualitet

“Milot-Morinë”, probleme me mirëmbajtjen, MIE e nxjerr me tejkalim plani: Koncesionari po sakrifikon nga të ardhurat e veta

Nga SkyWeb
5 Prill, 2025
0

Të dhënat e vëna në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se, nga 12 komponentë, që përmbante kontrata koncesionare për...

Lexo të plotë
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

25 Prill, 2025
Idiot! I trashë! Tarifat ndezin luftën mes Elon Musk dhe “skifterit” të Trump

Idiot! I trashë! Tarifat ndezin luftën mes Elon Musk dhe “skifterit” të Trump

8 Prill, 2025
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

10 Prill, 2025
Censusi, ku shkuan të moshuarit?!

Censusi, ku shkuan të moshuarit?!

10 Maj, 2025

Të Fundit

Dikur avionët me 4 motorë sundonin qiellin, kurse tani po zhduken: Pse?

Dikur avionët me 4 motorë sundonin qiellin, kurse tani po zhduken: Pse?

31 Maj, 2025
Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

31 Maj, 2025
Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

31 Maj, 2025
Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

30 Maj, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.


NIPT: M11315001P

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr