• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

RIKTHIMI/ Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
RIKTHIMI/ Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

The Economist

Përktheu: Skyweb.al

Gjermania i kthehet fuqishëm ushtrisë. Një brigadë tankesh në Lituani dhe një ambicie për të udhëhequr mbrojtjen e Evropës

Më 22 maj, në rrugët e Vilniusit u dëgjuan përsëri tanket gjermane. Këtë herë të ftuara nga aleatët. Me qindra qytetarë lituanezë brohoritën ndërsa mjetet e blinduara të Bundeswehrit kalonin përmes kryeqytetit. Por për disa zyrtarë të pranishëm gjermanë, tingujt e marshit ushtarak “Lavdia e Prusisë” sollën një ndjenjë shqetësimi të trashëguar nga historia. E megjithatë, buzëqeshjet dhe mirëseardhja e mikpritësve baltikë ia lan vendin një atmosfere festive.

Brigada e 45-të e tankeve, me thuajse 5 mijë trupa të stacionuar përgjithmonë në Lituani deri në vitin 2027, është vendosja e parë e përhershme jashtë vendit nga ushtria gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo lëvizje përbën shenjën më të fortë të transformimit të politikës së sigurisë në Berlin, një transformim që nisi në vitin 2023 me nismën Zeitenwende, pika e kthesës të shpallur nga ish-kancelari Olaf Scholz pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Me një paketë financimi ushtarak prej 100 miliardë eurosh dhe një rritje të vazhdueshme të buxhetit të mbrojtjes, Gjermania është tashmë vendi me buxhetin e katërt më të madh ushtarak në botë. Dhe ambicia nuk ndalet këtu. Kancelari aktual Friedrich Merz ka shpallur objektivin për ta kthyer Bundeswehrin në ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës. Synimi i tij është që shpenzimet për mbrojtje të arrijnë në 3.5 për qind të PBB-së plus 1.5 për qind për infrastrukturë të lidhur, çka përkthehet në mbi 215 miliardë euro në vit sipas të dhënave të sotme ekonomike.

Për shumë aleatë në NATO kjo përfaqëson më në fund një angazhim serioz të Gjermanisë për sigurinë e përbashkët evropiane. Por brenda vendit ky transformim nuk është pa tensione. Gjermanët me kujtesën historike të militarizimit të kaluar po e përqafojnë me ngadalë idenë e një Gjermanie të gatshme për luftë.

Ndërkohë vetë gjendja e Bundeswehrit tregon se rruga përpara është e gjatë. Fondi i Scholzit mbushi gropat siç shprehet gjenerali Carsten Breuer por tani kërkohet një reformim rrënjësor. Stoku i municioneve është i pakët, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë nevojë për modernizim ndërsa vonesat në blerje dhe burokracia e rëndë i kanë lodhur si komandantët ashtu edhe vetë trupat.

Një shembull është sistemi IRIS-T që ka dhënë rezultate të shkëlqyera në Ukrainë por që ende po testohet për përdorim të brendshëm në Gjermani. Një tjetër shqetësim është përthithja e teknologjive të reja përfshirë dronët dhe mjetet e drejtuara nga inteligjenca artificiale fusha në të cilat industria gjermane është e avancuar por politika mbetet e ngathët.

Në përpjekje për të përshpejtuar procedurat është miratuar një ligj i ri me emër të gjatë Ligji për Përshpejtimin e Planifikimit dhe Prokurimeve që synon të thjeshtojë rregullat. Por ekspertët paralajmërojnë se pa reformë strukturore dhe pa presion të brendshëm rritja e buxhetit mund të çojë thjesht në më shumë harxhime joefikase.

Në këtë sfond po kthehet në temë edhe rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak i pezulluar në vitin 2011. Bundeswehri synon të arrijë në 203 mijë trupa por numrat aktualë nuk kalojnë 180 mijë. Zyrtarët e mbrojtjes parashikojnë nevojën për të paktën 100 mijë ushtarë dhe rezervistë shtesë deri në vitin 2029. Fillimisht të rinjtë 18 vjeçarë do të marrin formularë detyrues por pakkush beson se kjo mund të bëhet pa një komponent të detyrueshëm në praktikë.

Ndërsa politika përballet me sfidën e riformësimit të një ushtrie të madhe shoqëria gjermane fillon të ndryshojë perceptimin për uniformën. Në një vend ku dikur ushtari i rrugës mund të shihej me mosbesim sot disa qytetarë ndalojnë për ta falënderuar. Na thonë faleminderit për shërbimin si në Amerikë tregon një kadet.

Por rruga për të bindur të gjithë shoqërinë mbetet e gjatë. Në qytete si Görlitz pranë kufirit me Poloninë diskutimet publike për rritjen e shpenzimeve ushtarake përplasin qytetarët mes dy poleve njëra që fajëson NATO-n për luftën në Ukrainë dhe tjetra që kërkon angazhim më të fortë për mbrojtjen kolektive.

Në fund fjalët e kancelarit Merz në Vilnius janë një sintezë e re e asaj që do të thotë të jesh gjerman në një Evropë të kërcënuar Siguria e Lituanisë është edhe siguria jonë. Por kjo fjali sa e thjeshtë në tingull kërkon sakrifica reforma dhe një transformim të thellë politik ekonomik dhe kulturor që Gjermania vetëm tani ka filluar ta përqafojë./skyweb.al

Artikulli para

Një anonim nga Berati merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro, kush fshihet pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ?

Artikulli pas

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë
Kryesore

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

Nga SkyWeb
2 Korrik, 2025
0

Një valë e re turistësh nga Mbretëria e Bashkuar po përmbys hartën tradicionale të pushimeve në Mesdhe. Sipas një publikimi...

Lexo të plotë
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Përmbytjet, studimi: 80% e qytetarëve pa kapacitet financiar për humbjet

14 Shkurt, 2026
Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

12 Janar, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kundërshton paqen fiskale: Rrezikon disiplinën tatimore dhe stabilitetin fiskal

20 Nëntor, 2025
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

3 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr