• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Turizmi rrit konsumin në vend

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Turizmi rrit konsumin në vend
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregtia me pakicë ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit 2025, e nxitur nga rritja e konsumit dhe ndikimi pozitiv i turizmit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në këtë sektor arriti në 107.2, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues, i përshtatur për efektet sezonale, është rritur gjithashtu me 1.4% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Rritja është ndikuar veçanërisht nga tre grupe kryesore produktesh:

  • Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi të specializuara shënoi një rritje vjetore prej 13.2%, duke kontribuar me +3.2 pikë përqindje në rritjen totale.

  • Artikujt jo-ushqimorë në njësi të specializuara dhe jo të specializuara kontribuan me +2.4 pikë përqindje.

  • Ushqimet, pijet dhe duhani në njësi të specializuara dhe jo-specializuara dhanë një kontribut prej +1.4 pikë përqindje.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024, tregtia me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, është rritur me 1.7%. Ndërkohë, tregtia me pakicë e hidrokarbureve, pas rregullimit për efektet sezonale, ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.3%.

Indeksi është llogaritur mbi bazën e deflatimit të shitjeve në vlerë, duke reflektuar rritjen reale të volumit të tregtisë dhe jo vetëm ndryshimet në çmime. Kjo tregon një zgjerim të qëndrueshëm të konsumit, që lidhet edhe me rritjen e numrit të turistëve dhe rigjallërimin ekonomik në fillim të vitit.

Përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve është rritur me 4.9% në tremujorin e parë 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke konfirmuar një prirje pozitive në sektorin e konsumit të brendshëm.

Ky trend i qëndrueshëm vjen në një kohë kur pritshmëritë për turizmin mbeten të larta për pjesën e mbetur të vitit, duke shtuar presionin mbi ofertën vendase për të mbajtur ritmet e kërkesës në rritje. /skyweb.al

Etiketat: instatkonsumiturizmi
Artikulli para

Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

Artikulli pas

Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqiptarët nuk janë të lumtur, renditen të parafundit në Europë: Shkak korrupsioni dhe mungesa e miqve
Aktualitet

Shqiptarët nuk janë të lumtur, renditen të parafundit në Europë: Shkak korrupsioni dhe mungesa e miqve

Nga Editor
19 Mars, 2026
0

Niveli i korrupsionit dhe mungesa e mbështetjes nga miqtë janë dy faktorët kryesorë që i bëjnë shqiptarët më të palumturit...

Lexo të plotë
“Kriminale kjo që bëni me hipotekat, do t’ju fus në listë të zezë!” Rama paralajmëron ndërtuesit

“Kriminale kjo që bëni me hipotekat, do t’ju fus në listë të zezë!” Rama paralajmëron ndërtuesit

23 Dhjetor, 2025
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Nga Samir Mane te Lad Kosta, Mirton Lika, Lad Avrami dhe Skerdi Faria, VIP-at e dosjes së SPAK për Veliajn

28 Shkurt, 2025
Zbulohen thesare 2 000-vjeçare në një tempull antik në ishullin Evia

Zbulohen thesare 2 000-vjeçare në një tempull antik në ishullin Evia

18 Janar, 2026
Tjetër alarm rreziku! Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri

Tjetër alarm rreziku! Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri

8 Janar, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr