• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E martë, 4 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
in Ekonomi
A A
0
Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ida Ismalaj-ACQJ.al

Askush nuk përgjigjet

Kullat shtohen. Jetët humbasin.

ADVERTISEMENT

Ky është realiteti i hidhur në Shqipëri.

Sektorët e ndërtimit dhe minierave janë kthyer në fusha beteje, ku vdekja është bërë statistikë, ndërsa drejtësia mbetet një iluzion i largët.

Kostoja njerëzore në skela dhe miniera

Ndërsa ndertesat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërtojnë. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të papajisur me mjete mbrojtëse, pa trajnime dhe në kushte të pasigurta. Në shumë raste, ata as nuk figurojnë si të punësuar, pasi punojnë pa kontrata dhe nuk janë të siguruar.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Shqipëri, shumica në ndërtim dhe miniera.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, gjatë vitit 2024 u regjistruan 177 aksidente pune, ku sektori i ndërtimit përbënte 24%, ndërsa sektori i minierave dhe karrierave përfaqësonte 18% të rasteve. Ndërsa në vitin 2023, u regjistruan 30 aksidente me humbje jete dhe 168 raste plagosjesh.

Pas çdo numri qëndron një histori njerëzore që mbyllet në heshtje, në mungesë të institucioneve dhe të shtetit.

Aksidentet në kantierët e ndërtimit

Më 8 shkurt 2025, një punëtor 66-vjeçar ra nga soleta e një ndërtese 4-katëshe në Tiranë, duke ndërruar jetë në vend. Më 19 prill, një tjetër punëtor humbi jetën në kantierin e aeroportit të Vlorës, rast për të cilin u arrestuan si administratori, ashtu edhe përgjegjësi i punimeve. Më 7 maj, një 63-vjeçar humbi jetën duke rënë nga lartësia në “Fushën e Aviacionit”, në Tiranë. 3 ditë më vonë, më 10 maj, një tjetër rast tragjik u shënua në përroin e Holtës (Gramsh), ku zbatohej projekti për ndërtimin e një hidrocentrali. Shembja e një masivi dheu u mori jetën dy punëtorëve të moshës 22 dhe 32 vjeç. Më 4 prill, një elektriçist humbi jetën në krye të detyrës në Divjakë. Xhuljo Shtëmbari po vendoste linjën e re të energjisë elektrike në fshatin Mërtish, kur ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën. Më 8 maj, një tjetër elektriçist ra në kontakt me rrymën elektrike teksa lidhte energjinë elektrike në një qendër votimi në Rrëshen. 37-vjeçari humbi jetën, ndërsa mbetën të plagosur 2 elektriçistë të tjerë.

Më 31 maj, një punëtor 47-vjeçar me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina humbi jetën në një kantier ndërtimi në ish-zonën e Bllokut. Për ngjarjen u arrestua inxhinieri, ndërsa në kërkim janë administratori i kompanisë dhe drejtori teknik i agjencisë, një 75-vjeçar. Sipas policisë, ata janë përgjegjës për “Shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës”.

Po atë ditë, një tjetër punëtor është aksidentuar në një pikë skrapi, në Krujë. Policia e Krujës bëri të ditur se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë është aksidentuar punëtori R. K., 49 vjeç.

Aksidentet në miniera

Më 3 maj, në Qafë Burrel, Ardit Beshiri, 29 vjeç, u zë poshtë nga një masiv dheu teksa punonte me një ekskavator. Trupi i tij u gjet pas 7 ditësh kërkimesh. Për këtë ngjarje u arrestua tekniku përgjegjës, ndërsa familjarët denoncuan mungesën e mjeteve të specializuara në kërkim.

Më 26 maj 2025, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Sajmir Bego, 57 vjeç, kryetar i sindikatës së minatorëve. Ai u godit nga një masiv minerali, që rrëshqiti gjatë punës. Vetëm një ditë më pas, një tjetër minator në Bulqizë, A.N., u plagos rëndë pasi u godit nga gurët në galeri.

Më 3 qershor, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, mekaniku Rudin Meçja u plagos rëndë gjatë procesit të ndërrimit të pllakave të copëtimit të ferrokromit. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në këtë uzinë për një muaj, pasi kompania ku punonte është gjobitur më parë me 8 milionë lekë për shkelje të sigurisë dhe është ndëshkuar me pezullim të përkohshëm.

Punëtorët pa mbrojtje

Një pjesë e madhe e punëtorëve që punojnë në ndërtim dhe në miniera nuk janë as të regjistruar ligjërisht. Ata punojnë pa kontrata, pa sigurime, shpesh edhe pa mjetet minimale të mbrojtjes personale. Sipas Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR), punëtorët në Shqipëri përballen ende me sfida të mëdha në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e punës.

Ekspertja e punës Getjana Hasalla tha se ndërtimi dhe minierat janë sektorët më të rrezikshëm për jetën e punëtorëve.

Zinxhiri i papërgjegjësisë

“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë,” është vepra penale për të cilën shumë përfaqësues të kompanive të ndërtimit janë vënë nën akuzë, teksa ky sektor mbetet me numrin më të madh të aksidenteve. Por, në shumë raste, kompanitë private që operojnë në ndërtim nuk mbajnë përgjegjësi direkte. Ato nënkontraktojnë palë të treta dhe kështu e shpërndajnë fajin.

Policia e Shtetit evidenton dhjetëra raste me autorë, por pjesa më e madhe mbeten në gjendje të lirë, pa pasoja reale. Policia thotë për “Sinjalizo” se gjatë vitit 2024, për shkelje të sigurisë në punë janë evidentuar 110 raste me 134 autorë, prej të cilëve 35 të arrestuar dhe të ndaluar, 8 në kërkim dhe pjesa tjetër në gjendje të lirë. Ndërsa për 6-mujorin e 2025, sipas policisë janë evidentuar 74 raste me 94 autorë, prej të cilëve 20 të arrestuar dhe të ndaluar, 6 në kërkim dhe pjesa tjetër në gjendje të lirë.

Premtime boshe

Në vitin 2024, qeveria miratoi një “strategji për sigurinë në punë” që parashikonte kontrolle të shpeshta dhe penalitete të ashpra për shkelësit. Por, në praktikë, vdekjet në kantierë vazhdojnë.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj tha se nevojiten më shumë kontrolle në terren në zbatimin e kushteve të punës.

“Aksidentet vijnë kryesisht edhe nga puna informale. Aktualisht kemi një ligj të shëndetit në punë, por fatkeqësisht realizohet pas ose aspak në Shqipëri”-thotë Nikollaj.

Komiteti i Helsinkit dhe Qëndresa Qytetare fajësojnë institucionet shtetërore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën përgjegjëse organet shtetërore për mangësi në zbatimin e legjislacionit për sigurimin e shëndetit dhe jetës së punonjësve. Komiteti i Helsinkit shprehet se kjo është këmbanë alarmi për punonjësit, që për shkak të kushteve të vështira sociale ekonomike punojnë edhe në sektorë të vështirë dhe me rrezik të lartë për shëndetin e tyre.

Qëndresa Qytetare hodhi akuza ndaj Inspektoratit të Punës, që nuk kryen inspektime në terren, por ishte nën ethet e fushatës zgjedhore.

Ndërsa kompanitë fitojnë miliona, jeta e një punëtori mbetet pa vlerë. Në mungesë të hetimeve serioze dhe dënimeve, kompanitë nuk ndjejnë presion për të përmirësuar kushtet apo për të ndjekur rregullat e sigurisë. Kjo ka prodhuar një “kulturë të mosndëshkimit”, ku viktimat janë të zakonshme, ndërsa shteti vazhdon të dështojë në garantimin e sigurisë në punë.

ADVERTISEMENT
Artikulli para

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Artikulli pas

Grupi 4iG emëron Tamás Tábori si CEO interim të ONE Albania

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

INTERVISTA/ Punoi te Air Albania, por s’mori pagën dhe u largua, inxhinieri i mirëmbajtjes së avionëve dëshmon për Skyweb.al. Prapaskenat e një skandali ndërkombëtar
Aviacion

INTERVISTA/ Punoi te Air Albania, por s’mori pagën dhe u largua, inxhinieri i mirëmbajtjes së avionëve dëshmon për Skyweb.al. Prapaskenat e një skandali ndërkombëtar

3 Nëntor, 2025
Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët
Ekonomi

Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët

3 Nëntor, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

BSH pret ulje të çmimeve të apartamenteve gjatë muajve në vijim

3 Nëntor, 2025
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Tiranasit në krye për depozitat, cili qark renditet i fundit

3 Nëntor, 2025
Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza
Ekonomi

Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza

3 Nëntor, 2025
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi
Ekonomi

Forcohen valutat e huaja, Euro dhe Dollari e nisin muajin me rritje

3 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Grupi 4iG emëron Tamás Tábori si CEO interim të ONE Albania

Grupi 4iG emëron Tamás Tábori si CEO interim të ONE Albania

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sejko: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2.5%
Ekonomi

Sejko: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2.5%

Nga Editor
1 Tetor, 2025
0

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Në...

Lexo të plotë
Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

29 Tetor, 2025
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

16 Shtator, 2025
QEVERIA E RE/ Evis Salaj ministre e Shëndetësisë, ndryshime te Drejtësia dhe Turizmi

QEVERIA E RE/ Evis Salaj ministre e Shëndetësisë, ndryshime te Drejtësia dhe Turizmi

11 Shtator, 2025
Kulla që fshiu Gardën, rritet sa herë ndryshon leja

Kulla që fshiu Gardën, rritet sa herë ndryshon leja

3 Tetor, 2025

Të Fundit

Thinjat mund të luftojnë tumoret

Thinjat mund të luftojnë tumoret

3 Nëntor, 2025
Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin

Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin

3 Nëntor, 2025
INTERVISTA/ Punoi te Air Albania, por s’mori pagën dhe u largua, inxhinieri i mirëmbajtjes së avionëve dëshmon për Skyweb.al. Prapaskenat e një skandali ndërkombëtar

INTERVISTA/ Punoi te Air Albania, por s’mori pagën dhe u largua, inxhinieri i mirëmbajtjes së avionëve dëshmon për Skyweb.al. Prapaskenat e një skandali ndërkombëtar

3 Nëntor, 2025
Gjermania në “skaner” të gjithë të rinjtë për shërbimin ushtarak

Gjermania në “skaner” të gjithë të rinjtë për shërbimin ushtarak

3 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr