• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Qershor, 2025
në Aktualitet, Turizëm
A A
0
Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Turistët polakë kanë tashmë një mundësi të re udhëtimi: treni i parë ndërkombëtar Adriatic Express është nisur zyrtarisht nga Varshava, Poloni, me destinacion qytetin bregdetar kroat Rijeka, në brigjet e Adriatikut.

Treni u nis të premten në orën 13:44 me orën lokale dhe do të përshkojë një udhëtim prej 1240 kilometrash përmes gjashtë shteteve, duke mbërritur në destinacion të shtunën në mëngjes në orën 10:03.

Shërbimi i ri ofrohet nga PKP Intercity, hekurudha shtetërore e Polonisë, e cila njofton se kërkesa ka qenë e lartë: Mbi 90% e vendeve janë shitur, ndërsa të gjitha vendet me shtretër (couchette) janë të rezervuara.

Adriatic Express ofron gjithsej 172 vende, përfshirë 132 vende në klasën e dytë dhe 40 vende me shtretër (rreth 70 euro për person), të pajisura me jastëkë, batanije dhe çarçafë.

Udhëtimi dhe stacionet

Treni do të qarkullojë katër herë në javë gjatë verës, duke kaluar nëpër Çeki, Austri dhe Slloveni përpara se të arrijë në Kroaci.

Shërbimet e restorantit dhe barit do të jenë në dispozicion gjatë pjesës nga Varshava në Vjenë, duke ofruar ushqime të ngrohta, të ftohta dhe pije.

Adriatic Express ndalon shkurtimisht në stacione të rëndësishme në Poloni si Katowice, Rybnik dhe Wodzisław Śląski, ndërsa udhëtarët nga qytete si Krakova, Łódź, Poznani dhe Wrocławi mund të bashkohen përmes lidhjeve me trena të tjerë të PKP-së.

Pasi mbërrin në Vjenë, një pjesë e vagonëve të trenit ndahen për të formuar linja të tjera ndërkombëtare, ndërsa vagonët që vazhdojnë drejt Rijekës bashkohen me trenin e natës “Istria” që vjen nga Budapesti.

Gjatë natës, treni kalon në Ljubljanë, dhe ndalet në destinacione turistike si Postojna dhe Opatija, për të mbërritur në Rijeka në orët e para të mëngjesit.

Shërbimi do të zgjasë deri në fund të sezonit veror, me nisjen e fundit nga Varshava më 28 gusht dhe nga Rijeka më 29 gusht.

Ky tren është jo vetëm një alternativë e re komode për pushuesit, por edhe një mënyrë për të përjetuar udhëtimin klasik europian me pamje panoramike, ndalesa kulturore dhe shërbime moderne përgjatë rrugës për në det./skyweb.al

Etiketat: Adriatic expressRijekaTreniVarshave
Artikulli para

Kompanisë ajrore Voepass Airlines i vihet “kyçi” pas aksidentit tragjik, por ai nuk ishte shkaku i vetëm

Artikulli pas

Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh
Aktualitet

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

19 Nëntor, 2025
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?
Aktualitet

Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

19 Nëntor, 2025
Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia
Aktualitet

Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia

19 Nëntor, 2025
Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve
Aktualitet

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

19 Nëntor, 2025
Luftë CASH-it, Ibrahimaj: Çdo biznes duhet të pajiset me POS deri në vitin 2026
Aktualitet

Luftë CASH-it, Ibrahimaj: Çdo biznes duhet të pajiset me POS deri në vitin 2026

19 Nëntor, 2025
Kontrata 140 milionë dollarë, zbulohet kujt po i bërtiste Rama në telefon gjatë vizitës në Romë
Aktualitet

Kontrata 140 milionë dollarë, zbulohet kujt po i bërtiste Rama në telefon gjatë vizitës në Romë

19 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike
Ekonomi

RAPORTI/ BSH thotë se paga mesatare u rrit me 9.6%, familjet shqiptare patën më shumë para

Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
0

Ekonomia shqiptare ka hyrë në vitin 2025 me ritme pozitive zhvillimi, duke shënuar një rritje prej 3.4% në tremujorin e...

Lexo të plotë
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

9 Shtator, 2025
Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

9 Tetor, 2025
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

15 Shtator, 2025

Të Fundit

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

19 Nëntor, 2025
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

19 Nëntor, 2025
Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia

Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia

19 Nëntor, 2025
Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

19 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr