• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një projekt masiv që parashikon rreth 90 mijë metër katror ndërtim do ta shndërrojë bregdetin e Vlorës në një koktejl kullash me ngjyra.

Projekti është hartuar nga studio arkitekturore Oppenheim për llogari të kompanisë Feniks Konstruksion.

I vendosur në një kryqëzim midis qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të ndërtuar rishtazi, projekti është pagëzuar me emrin Vlore Beach Urban Development.

Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 20,465 metrash katrorë dhe shton 89,320 metra katrorë ndërtime të reja.

Sipas Oppenheim, në zemër të projektit është një shëtitore qendrore për këmbësorë që shtrihet nga bulevardi në plazh, e menduar si një shtyllë publike që lidh arkitekturën me peizazhin dhe jetën e përditshme me ritmet më të mëdha të qytetit.

Sipas studios, ky projekt është frymëzuar nga fshatrat shqiptarë, me struktura spontane, të parregullta dhe të formuara nga afërsia sociale, të riimagjinuara këtu përmes një serie nukli, ose blloqesh urbane në shkallë të vogël.

Këto ndërtesa shumëngjyrëshe janë të organizuara rreth hapësirave të përbashkëta dhe të qepura së bashku nga një korridor i rrethuar nga kafene, sheshe, dyqane dhe zona publike me hije.

Por shfrytëzimi intensiv i tokës dhe dendësia e madhe e betonit e shndërron lagjen në një geto të ngjashme me favelat braziliane, ndonëse me më shumë ngjyra dhe me më shumë beton.

Katet përdhese janë parashikuar të mbivendosin aktivitetit tregtar dhe atë rezidencial. Tre kulla, të vendosura brenda strukturës së bllokut, ngrihen mbi shkallën ndryshe modeste të lagjes. Pozicionimi i tyre ruan korridoret e pamjes dhe hapësirën e hapur, ndërsa fasadat e tyre ndjekin të njëjtën gjuhë dizajni për të mbajtur bisedën arkitekturore të qëndrueshme.

Oppeneheim thotë se Vlore Beach Urban Development e trajton vendin si një pikë konvergjence, një vend ku mjediset natyrore dhe të ndërtuara, të trashëguara dhe ato që po shfaqen janë të shtresuara.

Nuk dihet ende nëse projekti e ka marrë lejen e ndërtimit. Por ai është bërë për llogari të kompanisë Feniks Konstruksion, e cila zotërohet nga Ilir dhe Jaho Shyti./Kapitali

Etiketat: breach urban delelopmentfenikskullat
Artikulli para

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

Artikulli pas

REVOLUCION/ Tani nuk nevojitet pasaporta për fluturimet brenda Italisë dhe nga Italia drejt vendeve Shengen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë
Aktualitet

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park
Aktualitet

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull
Kryesore

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

13 Janar, 2026
Artikulli pas
REVOLUCION/ Tani nuk nevojitet pasaporta për fluturimet brenda Italisë dhe nga Italia drejt vendeve Shengen

REVOLUCION/ Tani nuk nevojitet pasaporta për fluturimet brenda Italisë dhe nga Italia drejt vendeve Shengen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë
Ekonomi

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Nga Editor
11 Nëntor, 2025
0

Në Gjenevë, një diamant blu i gjallë me peshë 9.51 karatë i njohur si „Mellon Blue” u shit sot për mbi...

Lexo të plotë
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

30 Nëntor, 2025
ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

29 Nëntor, 2025
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rritje rekord të lidhjeve ajrore në Europë

23 Qershor, 2025
Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

31 Tetor, 2025

Të Fundit

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr