• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një prej vëllezërve Cela, nga Peqini, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 48 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë, rezulton të ketë pastruar para nëpërmjet kompanive që blinte në Shqipëri.

Albin Cela, në përgjimet e SPAK, rezulton të ketë pasur rolin e marrjes së shumave të mëdha të parave që vinin në Shqipëri nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokakinës.

SPAK thotë, se Albin Cela, rezulton se është ortak në një kompani ndërtimi dhe se në emër të tij janë regjistruar disa akte veprime noteriale si kontrata kredie, kontrata shitje apo dhurimi, pasuri të paluajtshme me fluks në rritje përgjatë periudhës 2021-2023, periudhë kjo që përkon me sjelljen e miliona eurove nga Europa për në Shqipëri nga organizata e vëllait të tij, Ervis Cela. Sipas dosjes hetimore nga SPAK, bëhet fjalë për kompaninë e ndërtimit, “Giam Konstruksion”.

Dokumenti qe tregon se kompania iu shit Osman Kokoshit dhe Albin Celes nga Kid Kazazi. Ky i fundit nuk ka lidhje me operacionin në fjalë
Dokumenti qe tregon se kompania iu shit Osman Kokoshit dhe Albin Celes nga Kid Kazazi. Ky i fundit nuk ka lidhje me operacionin në fjalë

Kjo kopani zotërohet 50% nga Albin Cela, ndërsa 50% zotërohet nga Osman Kokoshi. Duke nisur nga kjo lidhje, Gjithashtu, SPAK ka urdhëruar kontroll edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, ku është sekuestruar celulari i pronarit Osman Kokoshi. Po ashtu vijon nën hetim aktiviteti I kompanisë “Giam Konstruksion” të cilën Osman Kokoshi e ka në bashkëpunim me Albin Celën, të cilësuar si truri logjistik që kishin në Shqipëri vëllezërit Cela.

BKH ka dyshime të bazuara, se Albin Cela, me kompaninë e tij është I përfsirë në kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave, përmes blerjeve, skemave finaciare dhe injektimin e tyre në ekonomi nëpërmjet kompanive.

Por si u ble për 100 mijë lekë, kompania “Giam Konstruksion” nga Albin Cela dhe Osman Kokoshi?

Ne daten 04.02.2022, ne baze te kontrates se shitjes te kuotave, ortaku Kid Kazazi, zoterues i 100% te kapitalit te shoqerise, shet 50% te kuotave ne favor te Osman Kokoshi dhe 50% te kuotave ne favor te Albin Çela, kundrejt cmimit total 100.000 (njeqind mije leke). Pas shitjes, largohet ortaku Kid Kazazi dhe perberja e shoqerise paraqitet si vijon: Osman Kokoshi dhe Albin Çela, secili zoterues prej 50% te kapitalit.

Historiku i shitjes:

I. Ne daten 15.12.2019, me vendim te ortakut te vetem te shoqerise, u largua administratori i shoqerise Dritan Çullhaj dhe u emerua administratori Kid Kazazi.
II. Ne daten 25.06.2021, me vendim te asamblese se pergjithshme, u largua administratori Kid Kazazi dhe u emerua administratori Alketa Kazazi.
III. Ne daten 10.03.2022, me vendim te asamblese se ortakeve te shoqerise, u largua administratori Alketa Kazazi dhe u emerua administratori Albin Çela.

Emrat e personave nën hetim
Nga hetimet e kryera, SPAK ka identifikuar 16 shtetas shqiptarë si pjesë të kësaj organizate kriminale. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg” për 14 prej tyre dhe “detyrim paraqitje” për dy të tjerë. Mes emrave të njohur përfshihen edhe persona të arrestuar më herët jashtë vendit.
Anëtarët e grupit kriminal të përfshirë që GJKKO dha masën arrest me burg:
•Riza Çela
•Ardian Çela
•Albin Çela
•Elvis Çela (katër vëllezër)
•Fadil, alias Jul Balla – pronar i “Ajman Resort”
•Franc Çopja – i arrestuar në Belgjikë
•Petrit Sulejmani, alias “Lakatos”
•Mariglen Kamami
•Denis Daja
•Renato Musaka
•Vilson Pepa
•Miklovan Mullai
•Gert Çerma
Gjithashtu, SPAK ka urdhëruar kontroll edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, ku është sekuestruar celulari i pronarit Osman Kokoshi.
Me masë “detyrim paraqitje”:
8. Dition Pepa – masë “detyrim paraqitje”
9. •Kujtim Gjyla – masë “detyrim paraqitje”
I arrestuar në një vend të BE-së:
10. Franc Çopja
Sekuestrimet e pronave dhe parave në Shqipëri
Me vendimin nr. 543 datë 07.08.2025, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të 14 pasurive në pronësi të anëtarëve të grupit, përfshirë:
Resorte turistike:
•“Ajman PARK” Resort, Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:
•Vilë dy katëshe në Dhërmi, Himarë, tip “ELYSIAN” – vlerë tregu afërsisht 1 milion euro.
•Vilë e porositur në Tiranë, me kontratë të datës 06.11.2024.
Toka dhe ndërtesa:
•Truall dhe ndërtesa në Sharrë, Tiranë.
•Pasuri me status të përkohshëm.
•Tokë arë 5900 m² në Sharrë, Tiranë.
•Pasuri në bashkëpronësi (nr. 349/45).
Shoqëri tregtare dhe aksione:
•Kuota në kompani në Kavajë, Durrës dhe Rrogozhinë.
Automjete:
•Tre automjete të sekuestruara.
Para të sekuestruara gjatë kontrolleve:
•111,800 euro
•4,000 USD
•880,000 lekë
Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e konsiderojnë këtë organizatë si një nga më të fuqishmet shqiptare që kanë operuar ndonjëherë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Strukturimi, kapaciteti logjistik dhe qarkullimi masiv i parave i kanë dhënë asaj aftësinë për të ndikuar në çmimin e drogës në tregjet evropiane. /infonews.al

Etiketat: ajman parkajman park resortAlbin Çelaklajdi resortosman kokoshi
Artikulli para

TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

Artikulli pas

Boeing nis testimin e taksive fluturuese pa shofer

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Aktualitet

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti
Aktualitet

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

15 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

30 apartamente u dëmtuan nga zjarri te kullat e “Arlis” pranë Farmacisë 10

15 Prill, 2026
Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….
Aktualitet

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

14 Prill, 2026
Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!
Aktualitet

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

14 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

14 Prill, 2026
Artikulli pas
Boeing nis testimin e taksive fluturuese pa shofer

Boeing nis testimin e taksive fluturuese pa shofer

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çfarë e shkakton migrenën?
Shëndet

Çfarë e shkakton migrenën?

Nga Editor
30 Janar, 2026
0

Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke e fortë, por një çrregullim kompleks neurologjik që prek mbi 1.2 miliardë njerëz...

Lexo të plotë
Donald Trump: Së shpejti nisim sulmet tokësore në Venezuelë!

Donald Trump: Së shpejti nisim sulmet tokësore në Venezuelë!

13 Dhjetor, 2025
Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

23 Shtator, 2025
SPAK nis hetimet për tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e tenderit!

SPAK nis hetimet për tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e tenderit!

22 Prill, 2025
Pse lëvizjet e syve mund të relaksojnë qafën dhe sistemin nervor

Pse lëvizjet e syve mund të relaksojnë qafën dhe sistemin nervor

11 Janar, 2026

Të Fundit

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

15 Prill, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan më shumë se mesatarja e BE-së, tregu nën presion nga kërkesa e lartë

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr