E enjte, 21 Gusht, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Dje u kërcënua me jetë Hysenbelliu, sot zhduket Daniel Shima i AKSHI: A po del në “bulevard” krimi i organizuar?!

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Gusht, 2025
in OP-ED
A A
0
Dje u kërcënua me jetë Hysenbelliu, sot zhduket Daniel Shima i AKSHI: A po del në “bulevard” krimi i organizuar?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Skyweb.al

Ngjarje të njëpasnjëshme kanë tronditur opinionin publik në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi fuqinë reale të krimit të organizuar në Shqipëri.

Pasditen e së martës, biznesmeni dhe botuesi i “News24” dhe “Panorama Grup”, Irfan Hysenbelliu, u kërcënua me jetë bashkë me familjarët e tij.

Sipas mediave që ai drejton, kanosja ka ardhur nga një person i denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive në emisionet investigative, i cili raportohet se ka lidhje me segmente të larta të qeverisjes.

Familja Hysenbelliu ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore dhe do të dorëzojë prova për kërcënimin.

Vetëm një ditë më pas, pra sot, një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë: zhdukja në rrethana misterioze e ish-zv. drejtorit të Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Familjarët e tij kanë denoncuar në polici se kanë humbur kontaktet me të, ndërsa vetë Shima u kishte dërguar një mesazh të afërmve duke i njoftuar se “po e arrestonin”.

Pas këtij momenti, çdo komunikim me të është ndërprerë.

Policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë dhe po heton disa pista, përfshirë pengmarrjen.

Shima ka qenë një nga dëshmitarët kyç të aferave të tenderave të shumëpërfolur të AKSHI-t.

Ai është përmendur në mënyrë të përsëritur në deklarata publike nga ish.zv.kryeministri Ahmetaj si person i kërcënuar pasi shkarkimi i tij u firmos ditën që Drejtoresha Mirlinda Karçanaj u mos në pyetje në SPAK. Fill pasi doli nga dyert e SPAK ajo firmosi shkarkimin e Shimës duke ngjallur dyshime mbi kontributin e tij në hetimet e Prokurorëve të Posaçëm, si person në dijeni. Shima u mor për disa kohë edhe në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Dy ngjarjet e ndodhura brenda 24 orësh, kërcënimi ndaj një botuesi të madh mediatik dhe zhdukja e një ish-zyrtari të lartë të lidhur me çështje sensitive korruptive, ngrejnë pyetjen e rëndë: A po dalin hapur mafia dhe krimi i organizuar duke sfiduar shtetin dhe institucionet tani?!

Deri tani, roli i SPAK kishte trembur politikanë super të fuqishëm dhe trafikantë ndërkombëtarë kokaine, me buxhete më të mëdha se të policisë, por dy ngjarjet e fundit duket se tregojnë se krimi i organizuar është trimëruar sëfundmi.

Hetimet për të dy rastet janë në zhvillim, ndërsa opinioni publik pret me shqetësim përgjigjet që do të përcaktojnë nëse këto episode janë të izoluara apo tregues i një realiteti ku krimi është bërë më i fuqishëm se vetë shteti…

Artikulli para

E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima

Artikulli pas

Agjentët imobiliarë kërkojnë uljen nga 15% në 3% të taksës së shitjes së pronës: Është ngurtësuar tregu

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol
Kryesore

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

17 Gusht, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë
OP-ED

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

16 Gusht, 2025
“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje
OP-ED

“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje

12 Gusht, 2025
The Economist: Pse çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm po pësojnë luhatje më të mëdha dhe të shpeshta
Ekonomi

The Economist: Pse çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm po pësojnë luhatje më të mëdha dhe të shpeshta

9 Gusht, 2025
Media dhe audienca përballë rrezikut të dezinformimit të sofistikuar nga Inteligjenca Artificiale
Aktualitet

Media dhe audienca përballë rrezikut të dezinformimit të sofistikuar nga Inteligjenca Artificiale

6 Gusht, 2025
Turizmi, Shqipëria heq vizat me 5 shtete
OP-ED

Testi i madh për turizmin shqiptar

5 Gusht, 2025
Artikulli pas
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Agjentët imobiliarë kërkojnë uljen nga 15% në 3% të taksës së shitjes së pronës: Është ngurtësuar tregu

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti
Aktualitet

Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti

Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
0

Kryeministri Edi Rama ka garantuar mbështetje të plotë për familjet dhe fermerët e prekur nga zjarret e ditëve të fundit...

Lexo të plotë
József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air

Spanja gjobit Wizz Air dhe Transavia pas praktikave abuzive me bagazhet e dorës

21 Maj, 2025
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

30 Qershor, 2025
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

14 Korrik, 2025
Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

29 Qershor, 2025

Të Fundit

Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

20 Gusht, 2025
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Agjentët imobiliarë kërkojnë uljen nga 15% në 3% të taksës së shitjes së pronës: Është ngurtësuar tregu

20 Gusht, 2025
Dje u kërcënua me jetë Hysenbelliu, sot zhduket Daniel Shima i AKSHI: A po del në “bulevard” krimi i organizuar?!

Dje u kërcënua me jetë Hysenbelliu, sot zhduket Daniel Shima i AKSHI: A po del në “bulevard” krimi i organizuar?!

20 Gusht, 2025
E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima

E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima

20 Gusht, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr