• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Testi i madh për turizmin shqiptar

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Gusht, 2025
në OP-ED
A A
Turizmi, Shqipëria heq vizat me 5 shtete
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga një histori suksesi me rritjen dyshifrore të flukseve turistike dy vitet e fundit, turizmi shqiptar po përballet sot me një provë të vështirë: një “test acidi”.

Ky është një term i huazuar nga financat, që përdoret për të matur aftësinë e një biznesi për të përballuar detyrimet afatshkurtra duke u mbështetur vetëm te burimet më të qëndrueshme dhe më likuide – pa pasur nevojë për të shitur aktive më pak likuide për t’i shndërruar në para.

I përkthyer në kontekstin e turizmit, testi i acidit është një mënyrë për të kuptuar nëse sektori ka mjaftueshëm “kapacitete reale” për të përballuar pritshmëritë afatshkurtra, presionet dhe sfidat që po shfaqen, pa u mbështetur më tek entuziazmi kalimtar, reklama organike apo rritja mekanike e numrave.

Ky është një moment maturimi, ku bëhet dallimi midis suksesit të qëndrueshëm dhe bumit të përkohshëm.

Dikur, Shqipëria përfitonte nga pritshmëritë e ulëta të turistëve. Ata vinin me skepticizëm dhe iknin të habitur pozitivisht. Ky efekt solli një valë reklame organike, ku vetë turistët e bënin vendin të njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kjo reklamë krijoi edhe një mbivlerësim të realitetit.

Tashmë, turistët që vijnë nuk janë më thjesht kureshtarë — ata presin më shumë, dhe kur përballen me të njëjtat problematika të vjetra, zhgënjimi është edhe më i madh.

Të dhënat e marra nga shoqatat e turizmit dhe shifrat zyrtare të hyrjeve të shtetasve të huaj tregojnë për një sezon të ngadalësuar në turizmin e rërës dhe detit.

Nga një kërkim i “Monitor” në Booking, rezulton se për javën e parë të gushtit, kapacitetet akomoduese ishin ende të lira, me një zënie prej mesatarisht 70%, nga mbi 90% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një problematikë e rëndësishme mbetet infrastruktura. Uji, energjia, kanalizimet, mungesa e menaxhimit të trafikut apo pastërtisë janë kthyer në barrikada që nuk i kapërcejnë dot më as çmimet e ulëta dhe as natyra e mrekullueshme.

Vetë operatorët turistikë shprehen hapur: “Është turp që kemi ende probleme të tilla jetësore”.

Turistët e huaj, veçanërisht ata të “klasës së mesme”, që kërkojnë një minimum standardesh, si për infrastrukturën, ashtu dhe për shërbimin, po ikin të zhgënjyer — një sinjal alarmi që nuk duhet shpërfillur.

Janë pikërisht këta turistë që po largohen më shumë, në një kohë që vendi po bën përpjekje për tu larguar nga turizmi i çmimeve të ulëta, drejt atij më elitar!

Infrastruktura, që këtë vit jo vetëm nuk është përmirësuar por është përkeqësuar, duke iu shtuar edhe problemi i furnizimit me ujë, vetëm sa i bashkëngjitet zhvillimit kaotik që ka pasur turizmi këto vite.

Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 30% mesatarisht, me shifra që e kaluan dhe 50% në shkurt e 47% në mars.

Kjo krijoi eufori tek operatorët, që “nxituan” të rrisnin çmimet, sidomos në Jug.

Në një vend që po tërheq turistë, kryesisht për shkak të çmimeve të lira, reagimi ishte i shpejtë. Në korrik dhe gusht, ngadalësimi ishte i shpejtë, madje dhe negativ.

Fakti që rritjet e shtetasve të huaj nuk arritën më nivele dyshifrore pas asaj periudhe tregon sa të ndjeshëm dhe sa shpejt reagojnë të huajt.

Edhe zhvendosja në kohë e pushimeve për shkak të motit të nxehtë sërish nuk duket të jetë faktor, pasi dhe në pjesën e dytë të 2024-s dhe muajt e parë të 2025-s, rritjet dyshifrore nuk u panë më.

Ndonëse janë “detyruar” të ulin çmimet këtë vit, “nami ka dalë” dhe konkurrenca rajonale është shtuar, duke tërhequr jo vetëm turistët e Europës, por dhe ata vendas.

Turizmi shqiptar, sot më shumë se kurrë, po kalon një provë kritike. Ai nuk është më një sektor dytësor, por është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare, që po tërheq investime të shumta private dhe interes ndërkombëtar. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën për reflektim dhe ndërhyrje serioze.

Ky është momenti për të kaluar nga entuziazmi te profesionalizmi. “Testi i acidit” po e tregon qartë: pa infrastrukturë moderne, standarde shërbimi dhe menaxhim të kujdesshëm, turizmi nuk do të jetë më as avantazh, as reklamë — por një bumerang që mund të godasë pikërisht atë çfarë Shqipëria ka ndërtuar me përpjekje ndër vite.

Dhe krahas infrastrukturës, turizmi sfidën më të madhe e ka me veten. /monitor.al 

*Titulli është i redaksisë

Artikulli para

Sytë te celulari, shqiptarët “konsumuan” 2 miliardë GB internet në 2024

Artikulli pas

Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme

Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme

Të Përzgjedhura

Rama premton zhdukjen e kabllove të varur: Marrin fund fijet plastike të merimangave
Aktualitet

Rama premton zhdukjen e kabllove të varur: Marrin fund fijet plastike të merimangave

Nga Editor
24 Qershor, 2026
0

Në takimin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, kryeministri Edi Rama deklaroi qytetet duhen pastruar nga kabllot që qëndrojnë të...

Lexo të plotë
Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Dalin detajet, si ndodhi grabitja te OTP Bank në Tiranë

Dalin detajet, si ndodhi grabitja te OTP Bank në Tiranë

2 Qershor, 2026
S’ka inxhinierë të besuar, Policia anulon tenderin “sekret” për sistemin e komunikimit të brendshëm

S’ka inxhinierë të besuar, Policia anulon tenderin “sekret” për sistemin e komunikimit të brendshëm

17 Gusht, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

14 Maj, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr