• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
në Fokus, Kryesore
A A
0
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pesë kompani të shërbimit të internetit në Shqipëri janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për organet e qeverisjes qendrore.

Tenderi, me fond limit 5 milionë euro, parashikon që shërbimi të shpërndahet mes katër kompanive fituese. Por, siç evidentohet në dokumentacionin e konsultuar nga Skyweb.al, operatorët më të mëdhenj në treg pretendojnë se ka gabime të mëdha në raportin mes fondit limit dhe kërkesave teknike, duke theksuar se me këtë çmim nuk mund të ofrohet shërbimi në kapacitetin e kërkuar.

Në thelb, kompanitë kërkojnë rritjen e fondit limit, duke marrë si referencë tenderin e mëparshëm, i cili kishte një vlerë disa herë më të madhe.

Kompani ankuese janë: One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication. Të gjitha ato kërkojnë të njëjtën gjë: rishikimin e fondit limit ose të kërkesave teknike, pasi sipas tyre të dyja nuk mund të qëndrojnë bashkë.

One Albania dhe Abissnet kanë paraqitur edhe një përllogaritje për KPP-në, duke argumentuar se mënyra si AKSHI ka llogaritur kapacitetet e internetit dhe intranetit është e papërshtatshme dhe nuk përputhet me praktikën e sektorit të telekomunikacionit. “Paraqitja e volumit në formën e një shume të përgjithshme nuk jep qartësi mbi kërkesat teknike dhe krijon pengesa në llogaritjen e kostove, duke detyruar ofertuesit të bazohen në supozime hipotetike”, theksohet në ankesë.

Sipas tyre, kërkesat teknike duhet të përcaktohen qartë dhe në mënyrë të detajuar, duke parashikuar shpejtësitë e dedikuara për çdo institucion, si dhe emrat dhe adresat e institucioneve që do të furnizohen me shërbim.

Tenderi

AKSHI shpalli tenderin me vlerë mbi 5 milionë euro për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet publike. Procedura është konceptuar si një marrëveshje kuadër, ku do të lidhen kontrata me katër kompani.

Afati për dorëzimin e ofertave është 22 shtatori 2025, ndërsa kontrata parashikon një kohëzgjatje dyvjeçare.

Tenderët e AKSHI-t janë shoqëruar shpesh me debate, ankesa në KPP dhe akuza për favorizime, ndërsa disa prej procedurave të mëparshme janë ende nën hetim nga SPAK. Megjithatë, institucioni ka hapur një tjetër tender të madh, i cili ka shumë gjasa të përfundojë sërish në Komisionin e Prokurimit Publik. /skyweb.al

Etiketat: 5 milion euroakshiinternetitenderi
Artikulli para

Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

Artikulli pas

Qeveria centralizon shërbimin e ujësjellësit, ndryshimet dhe masat që do të merren

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Grupi i PS refuzon heqjen e imunitetit, Manja: Balluku s’ka më funksione ekzekutive, nuk e pengon hetimin

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Qeveria centralizon shërbimin e ujësjellësit, ndryshimet dhe masat që do të merren

Qeveria centralizon shërbimin e ujësjellësit, ndryshimet dhe masat që do të merren

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TIA dhe Kastrati Group bashkohen me YWCA Albania në ecjen kundër kancerit të gjirit – “Unë jam e fortë!”
Aktualitet

TIA dhe Kastrati Group bashkohen me YWCA Albania në ecjen kundër kancerit të gjirit – “Unë jam e fortë!”

Nga SkyWeb
18 Tetor, 2025
0

Tiranë, 18 tetor 2025 – Në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit dhe për të rritur ndërgjegjësimin...

Lexo të plotë
Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

29 Janar, 2026
Turqia përballë, grekët blejnë me urgjencë për 600 milionë euro dy fregata nga Italia

Turqia përballë, grekët blejnë me urgjencë për 600 milionë euro dy fregata nga Italia

2 Tetor, 2025
Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

18 Gusht, 2025
Rreziku për luftë me Rusinë, Lituania stërvitet për evakuimin e 400 mijë banorëve

Rreziku për luftë me Rusinë, Lituania stërvitet për evakuimin e 400 mijë banorëve

8 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr