• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Turqia përballë, grekët blejnë me urgjencë për 600 milionë euro dy fregata nga Italia

SkyWeb SkyWeb
2 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Turqia përballë, grekët blejnë me urgjencë për 600 milionë euro dy fregata nga Italia
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

ROMË – Italia dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje paraprake për shitjen e dy fregatave të klasit FREMM, aktualisht në shërbim të marinës italiane.

Drejtuesit ushtarakë të të dy vendeve nënshkruan të hënën marrëveshjen për transferimin e fregatës “Bergamini”, me funksion të përgjithshëm, dhe “Fasan”, e specializuar kundër nëndetëseve.

Të dyja anijet u ndërtuan nga gjiganti shtetëror italian Fincantieri dhe i janë bashkuar flotës italiane që prej vitit 2013.

Fincantieri do të administrojë procesin e shitjes dhe paketën e mbështetjes teknike.

Mediat greke raportojnë se secila fregatë do të kushtojë rreth 300 milionë euro, duke e çuar vlerën totale të marrëveshjes në 600 milionë euro.

Avantazhi kryesor i këtij transaksioni lidhet me kohën e shpejtë të dorëzimit.

Në vend që të pritet ndërtimi i anijeve të reja, Athina do të marrë fregatat brenda një periudhe shumë më të shkurtër, në një moment kur tensionet ushtarake në Mesdhe dhe rivaliteti me Turqinë janë rritur ndjeshëm.

Ky nuk është rasti i parë që Italia përdor këtë formulë.

Në vitet e fundit, Roma ka shitur anije të destinuara për flotën e saj edhe Indonezisë dhe Egjiptit, duke i zëvendësuar më pas me porosi të reja për marinën italiane.

Në rastin e Greqisë, boshllëku që do të krijohet në flotën italiane do të mbushet me porositë për dy fregata të reja të tipit FREMM “Evo”, më të avancuara, që do t’i dorëzohen marinës italiane në vitet në vijim. /skyweb.al

Artikulli para

Konsumatorët optimistë, por biznesi mendon ndryshe: Bie besimi te ekonomia

Artikulli pas

Ryan Air transportoi 19.4 milionë pasagjerë në shtator

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!
Aktualitet

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person
Aktualitet

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

26 Nëntor, 2026
Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë
Aktualitet

Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë

25 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Aktualitet

Shoqata e Transportit njofton protestë, nesër në mëngjes s’ka autobusë

25 Nëntor, 2026
Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Tarifa të çmendura”, Ryan Air braktis aeroportin holandez

Ryan Air transportoi 19.4 milionë pasagjerë në shtator

Të Përzgjedhura

INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet
Ekonomi

Turistët “marrin malet”, rritet numri i vizitorëve në Shqipëri

SkyWeb
20 Maj, 2025
0

Bazuar në të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të...

Lexo të plotë
Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

30 Janar, 2026
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

8 Shtator, 2026
Rama flet për problemet në administratë: Njerëzit ndihen të fyer, të poshtëruar

Rama flet për problemet në administratë: Njerëzit ndihen të fyer, të poshtëruar

3 Korrik, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

Paketa Fiskale, qeveria tërhiqet nga rritja e tatim fitimit të biznesit

28 Tetor, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In