• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
në Shëndet
A A
Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Virusi Nipah po përhapet në Indi, duke rikthyer shqetësimin e autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare për një nga sëmundjet më të rrezikshme infektive në botë.

Me një shkallë vdekshmërie që arrin deri në 70 për qind dhe pa asnjë vaksinë ekzistuese, Nipah konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një patogjen prioritar me potencial të lartë epidemik.

Nipah është një sëmundje zoonotike shumë vdekjeprurëse, e cila transmetohet nga kafshët te njerëzit.

Burimi kryesor janë lakuriqët e natës që ushqehen me fruta, si edhe derrat. Infektimi ndodh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët ose përmes ushqimeve të kontaminuara.

Simptomat e para zakonisht janë të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje muskulare.

Në shumë raste, gjendja përkeqësohet me shpejtësi dhe kalon në probleme të rënda të frymëmarrjes dhe encefalit akut, një ënjtje e rrezikshme e trurit.

Kjo gjendje shpesh çon në koma brenda 24 deri në 48 orësh, duke rritur ndjeshëm rrezikun për jetën.

Sipas të dhënave, shkalla e vdekshmërisë lëviz nga 40 deri në 70 për qind, ndërsa në disa shpërthime ka arritur edhe në 75 për qind.

Përveç transmetimit nga kafshët, virusi mund të përhapet edhe nga njeriu te njeriu.

Kjo e bën veçanërisht të rrezikshëm në spitale dhe në komunitete të vogla, ku kontaktet e afërta janë të shpeshta dhe mund të krijohen shpërthime lokale të virusit.

Aktualisht nuk ekzistojnë ilaçe specifike apo vaksina as për njerëzit dhe as për kafshët.

Trajtimi kufizohet vetëm në kujdes intensiv mbështetës, çka e vështirëson ndjeshëm menaxhimin e rasteve të rënda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Nipah-in si sëmundje prioritare për kërkime shkencore, për shkak të aftësisë së tij për transmetim nga njeriu te njeriu dhe rrezikut serioz që paraqet për sigurinë globale shëndetësore.

Masat parandaluese përqendrohen në shmangien e kontaktit me lakuriqët e natës, moskonsumimin e lëngut të papërpunuar të vajit të palmës që mund të kontaminohet nga sekrecionet e tyre, si dhe në zbatimin rigoroz të protokolleve të kontrollit të infeksioneve në institucionet shëndetësore.

Ndërsa shpërthimet vazhdojnë të shfaqen herë pas here në Azinë Jugore dhe Juglindore, ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit po bëjnë thirrje për përshpejtimin e zhvillimit të testeve diagnostikuese dhe terapive, me qëllim frenimin e këtij virusi jashtëzakonisht të rrezikshëm.

REFERENCA

https://www.who.int/health-topics/nipah-virus-infection#tab=tab_1

/skyweb.al

Artikulli para

Pasqyrat me inteligjencë artificiale po iu mundësojnë të verbërve “të shohin” veten

Artikulli pas

Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë
Shëndet

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë

15 Nëntor, 2026
Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh
Shëndet

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Truri mund të mbrohet nga Alzheimeri edhe përmes mëlçisë, çfarë zbuloi studimi i ri shkencor
Shëndet

Truri mund të mbrohet nga Alzheimeri edhe përmes mëlçisë, çfarë zbuloi studimi i ri shkencor

14 Nëntor, 2026
Lajm i mirë për të “fiksuarit”! Studimi zbulon ndikimin e madh të kafesë në zorrë dhe sistemin tretës!
Shëndet

Lajm i mirë për të “fiksuarit”! Studimi zbulon ndikimin e madh të kafesë në zorrë dhe sistemin tretës!

14 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj
Shëndet

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

Të Përzgjedhura

Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri
Ekonomi

RAPORTI rrëzon Bonusin e Bebes, Shqipëria po plaket me ritme alarmante: Familjet me fëmijë, mbi dy herë më të rrezikuara nga varfëria

Nga SkyWeb
25 Korrik, 2026
0

Bonusi i Bebes, një prej politikave kryesore të qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja, nuk ka arritur të ndryshojë...

Lexo të plotë
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, ulen kostot e materialeve

4 Dhjetor, 2025
Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

11 Prill, 2026
Eksod miliarderësh, edhe të pasurit po emigrojnë “për një jetë më të mirë”

Eksod miliarderësh, edhe të pasurit po emigrojnë “për një jetë më të mirë”

12 Shkurt, 2026
VIDEO/ Pa kaska dhe pa uniforma, kështu i nis Rakip Suli zjarrfikësit e Kamzës për t’u përballur me flakët

VIDEO/ Pa kaska dhe pa uniforma, kështu i nis Rakip Suli zjarrfikësit e Kamzës për t’u përballur me flakët

9 Gusht, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr