• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

REAGIMI/ Administratori i Aeroportit të Vlorës thotë se shkarkimin e mësoi nga mediat

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
REAGIMI/ Administratori i Aeroportit të Vlorës thotë se shkarkimin e mësoi nga mediat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport, VIA Sh.p.k.”, Valon Lluka, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, duke theksuar se deri tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar.

Në një deklaratë publike ai tha se lajmin e ka mësuar vetëm nga mediat dhe se mbetet i pa informuar për arsyet ligjore të një vendimi të tillë.

“Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë,”, shkruan Lluka.

Ai vuri në dukje se gjatë katër viteve në drejtimin e projektit të Aeroportit të Vlorës ka respektuar kuadrin ligjor dhe kontratën koncesionare, duke i bazuar vendimet mbi transparencën dhe përgjegjësinë.

“Në ushtrimin e detyrës sime si Administrator, kam vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Statutin e Shoqërisë, me Kontratën e Koncesionit, si dhe me të gjithë kuadrin tjetër ligjor e rregullator të zbatueshëm. Çdo vendim apo akt nga ana ime ka qenë i mbështetur mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me qëllim zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij projekti strategjik dhe të rëndësishëm për shtetin shqiptar.”

Lluka akuzoi biznesmenin Behgjet Pacolli për “devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative”, duke theksuar se motivet e shkarkimit nuk lidhen me performancën apo përkushtimin e tij. Ai paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore për të mbrojtur reputacionin dhe të drejtat e tij.

“Arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre.”

Në fund të reagimit, ai u shpreh se projekti i Aeroportit të Vlorës ka qenë një angazhim i veçantë për të, duke falënderuar stafin dhe institucionet që kanë mbështetur përfundimin e tij.

“Për gati katër vite kam punuar me përkushtim maksimal për të çuar përpara këtë projekt madhor, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe në prag të nisjes së operimeve. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin e jashtëzakonshëm të VIA-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, për institucionet publike shqiptare për mbështetjen dhe bashkëpunimin, për institucionet financiare që kanë besuar në këtë projekt dhe për nënkontraktorët e partnerët tanë, të cilët kanë kontribuar me profesionalizëm në realizimin e tij.”

Lajmi për shkarkimin e Llukës si edhe problemeve mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës u raportua fillimisht nga Kapitali.
/skyweb.al

Artikulli para

Rregullorja e re e BSH, ulen kostot e pagesave elektronike për qytetarët

Artikulli pas

Pse zgjat kaq shumë procesi i blerjes së avionëve të rinj nga kompanitë ajrore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse zgjat kaq shumë procesi i blerjes së avionëve të rinj nga kompanitë ajrore

Pse zgjat kaq shumë procesi i blerjes së avionëve të rinj nga kompanitë ajrore

Të Përzgjedhura

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Kriza e çmimeve, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

Nga Editor
10 Prill, 2026
0

Në deklaratën pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli edhe për çmimet e karburanteve dhe produkteve të shportës,...

Lexo të plotë
4.26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet e zhytur mes plehrave

4.26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet e zhytur mes plehrave

29 Gusht, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Shqipëria, ndër shtetet më të varura nga dërgesat e emigrantëve: 2.1 mld euro në 2024

15 Dhjetor, 2025
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Shpallen 6 700 vende të lira pune në AKPA, si të aplikoni

3 Mars, 2026
Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

15 Qershor, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr