• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Reforma e tretë e ujit brenda 10 viteve, financat vetëm përkeqësohen

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Reforma e tretë e ujit brenda 10 viteve, financat vetëm përkeqësohen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në më pak se dhjetë vjet, sektori i ujësjellësve dhe kanalizimeve është riorganizuar tre herë, me rezultate që nga pikëpamja financiare kanë ecur keq, ndërsa qeveria mbështetet në koncepte të paqarta për të deklaruar suksese.

Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrës, Enti Rregullator i Ujit, shënjoi humbjet në rrjet si shqetësimin kryesor të sektorit. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së ujit maten si diferencë e thjeshtë e ujit të futur në rrjetin e shpërndarjes dhe sasisë së ujit të faturuar për konsumatorët.

“Uji pa të ardhura, është një tregues i cili të paktën në tre vitet e fundit mbetet në nivele aspak të mira dhe përben shqetësimin kryesor në sektor,” shkruhet në raportin e ERRU të atij viti. “Niveli i humbjeve në sektor është 67.4% e ujit të prodhuar. Kjo tregon se pjesa më e madhe e ujit të prodhuar humbet, për rrjedhojë nuk gjeneron të ardhura,” vijon më tej raporti.

Një dekadë më vonë dhe qindramilionë euro të hedhura nga taksapaguesit, në formën e tarifave për furnizim të paguara apo në formën e subvencionimit të investimeve në këtë sektor përmes taksimit të përgjithshëm, humbjet në rrjetin e shpërndarjes ranë në 61%, një ulje kjo e papërfillshme nëse merret parasysh koha e gjatë e kaluar, (një dekadë), dhe faktin që sistemi është riorganizuar ndërkohë dy herë: herën e parë, në vitin 2015, kur u urdhërua krijimi i ndërmarrjeve në bazë të bashkive të reja të dala nga reforma administrative dhe territoriale, dhe një herë të dytë, më 2021, kur u urdhërua që ujësjellësit të riktheheshin nën pronësinë dhe, efektivisht, nën kontrollin e qeverisë qendrore përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë periudhës së zbatimit të reformës së parë, pra mes viteve 2014 dhe 2021, humbjet në rrjet ranë nga 67 në 65%. ndërsa gjatë periudhës së reformës së dytë ranë nga 65 në 61%.

Gjithsesi, treguesi i humbjeve në rrjet apo ujit të derdhur pa të ardhura, është i tillë për të cilin vetë Enti Rregullator thotë se duhet marrë me rezerva, pasi të gjitha të dhënat raportohen nga vetë ujësjellësit, besueshmëria e raportimeve të të cilëve lë shumë për të dëshiruar. Rrjedhimisht, supozimi është që me gjasa humbjet reale janë edhe më të mëdha nga ato të deklaruara.

Uji pa të ardhura është një problem i shumëfishtë, si nga pikëpamja e cilësisë së ofrimit të shërbimit ashtu edhe nga pikëpamja e kostove financiare. Në ujësjellësit në të cilët uji shpërndahet falë dhuratës së forcës së gravitetit, siç është rasti i ujësjellësit të Tiranës, humbjet në rrjet nuk mundësojnë furnizimin me presion të konsumatorit dhe shtyjnë qytetarët që të investojnë vetë për të mbajtur rezervuarë dhe pompa, të cilat natyrisht që u kushtojnë qytetarëve para, por jo drejtpërsëdrejti ujësjellësit. Në Tiranë, humbjet ishin vitin e kaluar në masën 62%, pra, në çdo 100 litra ujë të hedhura në rrjet, 62 humbasin dhe 38 përdoren dhe paguhen nga konsumatori.

Në rastet e ujësjellësve të cilët kërkojnë ngritje mekanike të ujit, kostoja e humbjeve është e jashtëzakonshme. Ujësjellësi i Durrësit, psh, i cili e merr ujin me pompa në zonën e Fushë-Kuqes, detyrohet të pompojë, dhe rrjedhimisht të shpenzojë energji, jo vetëm për të furnizuar me ujë konsumatorët, por edhe për të furnizuar sasinë e stërmadhe të ujit të humbur në rrjedhje. Durrësi në vitin 2024 i kishte humbjet në masën 67.3%. Kjo do të thotë që për çdo 100 litra të nxjerrë nga thellësitë e tokës dhe të përpunuar për t’u purifikuar, 67 litra humbasin dhe 33 litra u shiten konsumatorëve.

Humbjet në rrjet nënkuptojnë gjithashtu që në të gjithë ujësjellësit e vendit me përjashtime të pakta, uji i furnizuar ka rrezikun të jetë i pasigurt për konsum njerëzor.

Përkundrejt këtij realiteti, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka qenë në pozicionin e pronarit maxhoritar të shumicës dërrmuesve të ujësjellësve gjatë viteve të fundit pas “reformës së dytë”, deklaroi se vendi ka sot “56 zona urbane” me ujë 24 orë dhe “98 zona rurale” gjithashtu, por nuk dha ndonjë përkufizim se çfarë është një zonë urbane dhe çfarë një zonë rurale dhe as nuk shpjegoi se sa është numri i popullsisë së shërbyer.

Ndërsa kryeministri Edi Rama foli për punësime politike në sektorin e ujësjellësve, por pa marrë ndonjë përgjegjësi.

Ulja e humbjeve në rrjet ngjan teknkisht një çështje e thjeshtë. Tubat e çarë duhet të riparohen dhe, ndërsa me të vërtetë riparimet kushtojnë, kostoja e riparimeve kompensohet nga ulja e humbjeve. Ndërsa stafet e ujësjellësve normalisht janë më thjesht të menaxhueshëm, pasi shkurtimi i tyre nuk kërkon shpenzime kapitale.

Raporti i ERRU i vitit 2014 thotë: “Ulja e nivelit të humbjeve, rritja e nivelit të matjes, reduktimi i stafit të tepërt dhe rritja e efiçencës në punë, janë objektiva emergjente të shoqërive që çojnë në ulje të shpenzimeve jo efektive dhe rritje të të ardhurave.”

Një dekadë më vonë, duket se asgjë s’ka ndryshuar. /Reporter.al

Artikulli para

Bordi i Tesla-s propozon shpërblim 1 trilion dollarë për Elon Musk, por me një kusht

Artikulli pas

Japonezët thyejnë rekordin botëror, internet me shpejtësi mbi 1 milion gigabyte në sekondë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Japonezët thyejnë rekordin botëror, internet me shpejtësi mbi 1 milion gigabyte në sekondë

Japonezët thyejnë rekordin botëror, internet me shpejtësi mbi 1 milion gigabyte në sekondë

Të Përzgjedhura

Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik
Ekonomi

Raporti konfidencial në SHBA zbulon lidhjen e Delphos ku Behgjet Pacolli la peng Aeroportin e Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus!

Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
0

Një raport zyrtar në ShBA dëshmon se instrumenti financiar të cilit Behgjet Pacollit provoi t’ia transferonte jashtëligjshëm kontrollin e Aeroportit...

Lexo të plotë
Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

27 Korrik, 2026
Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, çfarë po ndodh dhe pse ka rëndësi

Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, çfarë po ndodh dhe pse ka rëndësi

18 Mars, 2026
Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët

Skema Kombëtare 2026, kualifikohen mbi 21 mijë blegtorë dhe bletarë

23 Korrik, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Interesat e ulëta ndryshojnë kursimet e shqiptarëve, 56% e depozitave mbahen pa afat

14 Gusht, 2026

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr