• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E martë, 28 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
in Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
0
Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Investimet në inteligjencën artificiale kanë marrë përmasa të papara më parë, duke u kthyer në një nga boom-et më të mëdha të historisë moderne.

Vetëm gjatë këtij viti, gjigantët e teknologjisë në SHBA pritet të shpenzojnë gati 400 miliardë dollarë për infrastrukturën e nevojshme që u shërben modeleve të AI.

Dy prej kompanive kryesore, OpenAIdhe Anthropic, po sigurojnë miliarda dollarë çdo disa muaj, ndërsa vlera e tyre e kombinuar i afrohet tashmë gjysmë trilioni dollarësh.

ADVERTISEMENT

Deri në vitin 2028, shpenzimet globale për qendrat e të dhënave pritet të tejkalojnë 3 trilionë dollarë.

Kjo garë marramendëse për investime ngre pyetje serioze për kohën e “shlyerjes së faturës”.

Edhe nëse teknologjia ia del të përmbushë pritshmëritë, shumë investitorë do të dalin humbës. Dhe nëse ajo dështon, pasoja ekonomike e financiare do të jetë e menjëhershme.

Optimistët flasin për mundësinë e arritjes së Inteligjencës Artificiale të Përgjithshme (AGI), e aftë të kryejë më mirë se njeriu shumicën e detyrave njohëse. Kompania që do të arrijë e para këtë nivel mund të përfitojë të ardhura të paimagjinueshme. Për këtë arsye, firmat po hidhen në një garë të pamëshirshme shpenzimesh, duke rritur në mënyrë dramatike kërkesën për fuqi llogaritëse.

Në këtë panoramë janë përfshirë gjithnjë e më shumë aktorë, nga zhvilluesit e pronave tek gjeneruesit e energjisë elektrike.

Shembulli më i fundit është Oracle, vlera e së cilës u rrit ndjeshëm më 10 shtator, pas parashikimeve ambicioze për biznesin cloud të lidhur me AI, duke e bërë për pak orë themeluesin e saj, Larry Ellison, njeriun më të pasur në botë.

Megjithatë, si çdo boom teknologjik, edhe ky rrezikon të prodhojë humbës masivë.

Në skenarin më të mirë, AGI mund të gjenerojë rritje ekonomike deri në 20% në vit, duke sjellë fitime të mëdha për disa aksionerë, por gjithashtu humbje për shumë të tjerë.

Në skenarë më realistë, teknologjia mund të ecë më ngadalë se parashikimet, të hasë në probleme teknike, mungesë energjie apo rezistencë menaxheriale. Në këtë rast, prurjet e kapitalit mund të pakësohen dhe një pjesë e startup-eve të falimentojnë.

Për dallim nga krizat e mëparshme, si ajo e hekurudhave në Britaninë e shekullit XIX apo e dotcom-it, sistemi financiar sot duket më i përgatitur. Shumica e fondeve po mbulohen nga fitimet e mëdha të vetë gjigantëve të teknologjisë dhe nga kapitali privat i fondeve sovrane.

Megjithatë, rreziqe ekzistojnë: kompanitë e energjisë që po përpiqen të furnizojnë këtë etje për elektricitet mund të mbingarkohen me borxhe.

Ekonomia amerikane është veçanërisht e ekspozuar. Vetëm gjatë vitit të fundit, “boomi” i AI ka kontribuar në rreth 40% të rritjes së PBB-së.

Një ngadalësim i investimeve do të sillte pasoja të drejtpërdrejta në ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe punësimin e lidhur me to.

Nëse teknologjia e përmbush premtimin, një kapitull i ri i historisë ekonomike do të hapet.

Por edhe nëse ndodh, mënyra se si po ndodh ky garim investimesh do të mbetet shembull klasik i rrezikut dhe etjes për përfitime të shpejta në epokën e inovacionit. /economist 

Etiketat: AIinvestimet
Artikulli para

Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Artikulli pas

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja
Aktualitet

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

28 Tetor, 2025
Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Ekonomi

Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve

28 Tetor, 2025
Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim
Aktualitet

Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim

28 Tetor, 2025
Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!
OP-ED

Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

28 Tetor, 2025
Një ekonomi në udhëkryq
Ekonomi

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

28 Tetor, 2025
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Përplasja në Aeroportin e Vlorës, gjykata i heq Pacollit të drejtën e votës

28 Tetor, 2025
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë
Aktualitet

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
0

Për të dytin vit radhazi, kushtet e jetesës në qytetet e botës nuk kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm, sipas Indeksit...

Lexo të plotë
Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

2 Korrik, 2025
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

Pse pronarët e apartamenteve jetojnë jashtë realitetit dhe i nxjerrin në treg me çmime të larta?!

20 Tetor, 2025
Robotaksitë, sfida e re e Europës

Robotaksitë, sfida e re e Europës

7 Shtator, 2025
Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

30 Maj, 2025

Të Fundit

TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Kalaja e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Kalaja e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

28 Tetor, 2025
Robotët po kujdesen për njerëzit, e ardhmja e kujdesit social

Robotët po kujdesen për njerëzit, e ardhmja e kujdesit social

28 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr