• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, duke vënë theksin tek modernizimi i sistemeve të pagesave, rritja e përdorimit të mjeteve elektronike dhe fuqizimi i bashkëpunimit mes institucioneve financiare. Diskutimet u përqendruan tek dixhitalizimi i sektorit bankar, nxitja e pagesave elektronike, integrimi i Shqipërisë në skemat ndërkufitare SEPA dhe rritja e kreditimit për bizneset dhe individët.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj përpara në përdorimin e pagesave dixhitale. Në vitin 2024, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 23, nga vetëm 4 që ishin në vitin 2016, ndërsa përfshirja financiare është rritur në 78% nga 40% në vitin 2017. “Ky progres tregon se qytetarët po i përqafojnë gjithnjë e më shumë shërbimet moderne, ndërkohë që ulja e përdorimit të parasë fizike mbetet një prioritet kombëtar,” tha Sejko.

Një moment kyç do të jetë 7 tetori 2025, kur Shqipëria nis përdorimin e skemës SEPA për pagesat ndërkufitare, duke i bërë ato disa herë më të shpejta dhe më të lira sesa transfertat aktuale përmes bankave korrespondente. Ky hap pritet të lehtësojë ndjeshëm lidhjet financiare me Bashkimin Evropian dhe të nxisë përdorimin e kanaleve dixhitale.

Guvernatori nënvizoi se reduktimi i parasë cash sjell përfitime të shumëfishta: formalizon ekonominë, ul evazionin fiskal, rrit sigurinë në transaksione dhe ul kostot e administrimit të parasë fizike. Ai u bëri thirrje bankave të jenë më aktive në këtë drejtim, duke ofruar produkte më të thjeshta dhe më të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.

Në këtë linjë, qeveria shqiptare ka shpallur synimin strategjik për eliminimin e plotë të përdorimit të parasë cash deri në fund të vitit 2030. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë objektiv si një nga reformat më të rëndësishme për formalizimin e ekonomisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Shoqata Shqiptare e Bankave nga ana e saj siguroi se institucionet financiare janë të përkushtuara të mbështesin këtë transformim, duke investuar në teknologji të reja, rritje të aksesit në shërbime dhe ofrim të produkteve inovative. Një vëmendje e veçantë u kushtua edhe rritjes së kreditimit për sektorin e bujqësisë, i cili konsiderohet një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Takimi konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve dhe sektorit bankar është thelbësor për arritjen e objektivit të një ekonomie pa cash deri në vitin 2030, duke sjellë më shumë transparencë, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm për vendin.

Artikulli para

OSHEE: Mbi 8 300 marrëveshje për shlyerjen e borxheve, kush përfiton nga lehtësirat për familjarët dhe bizneset

Artikulli pas

Apple prezanton orën e re me risi, bateria dhe matjet për parametrat e shëndetit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Apple prezanton orën e re me risi, bateria dhe matjet për parametrat e shëndetit

Apple prezanton orën e re me risi, bateria dhe matjet për parametrat e shëndetit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë
Aktualitet

Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

Nga Editor
23 Nëntor, 2025
0

Këtë vit, kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar të ndërtojë ushtrinë më të fortë të EUropës, një objektiv ambicioz për...

Lexo të plotë
Pushimet e fundvitit në rrezik, paralajmërohen greva në aeroportet europiane

Pushimet e fundvitit në rrezik, paralajmërohen greva në aeroportet europiane

26 Dhjetor, 2025
Rritja e shpejtë e çmimit të arit, shtetet rishikojnë rezervat

Rritja e shpejtë e çmimit të arit, shtetet rishikojnë rezervat

15 Gusht, 2025
KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

14 Janar, 2026
Nga dezinformimi te realitetet paralele, si po ndryshon debati publik në epokën e AI

Nga dezinformimi te realitetet paralele, si po ndryshon debati publik në epokën e AI

30 Janar, 2026

Të Fundit

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

PYETJE/ Bordi u ngrit për të ulur apo për të ngritur çmimin e naftës?!

28 Mars, 2026
Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr