• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qytetet zbrazen nga njerëzit dhe mbushen me pallate e kulla, për kë ndërtohet në Shqipëri?

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qytetet zbrazen nga njerëzit dhe mbushen me pallate e kulla, për kë ndërtohet në Shqipëri?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në Europë. Nga rreth 3.2 milionë banorë në fillim të viteve 2000, sot numri ka rënë në vetëm 2.3 milionë.

Shifrat janë të qarta, por politikat e zhvillimit urban duket se i shpërfillin atë.

Pavarësisht tkurrjes demografike dhe emigracionit masiv, industria e ndërtimit ka vazhduar të zgjerohet, jo në funksion të nevojave reale të qytetarëve, por sipas një logjike tjetër: qarkullimit të parasë në një ekonomi jo-transparente.

Në pesë vitet e fundit në Shqipëri janë dhënë mbi 6 mijë leje për një sipërfaqe prej 9.6 milionë m2 ndërtime, ku 75% janë dhënë për banim. Ky zhvillim ka ndodhur teksa Shqipëria po zbrazej.

Vetëm qarku i Tiranës ka përthithur më shumë se dy të tretat e kësaj sipërfaqeje, rreth 6.8 milionë m2, që në vlerë të përafërt përkthehen në mbi 2.4 miliardë euro të xhiruara nga ky sektor i ekonomisë.

Logjika e kësaj xhiroje fsheh pas zhvlerësimin e euros në tregun shqiptar. Që nga viti 2021, kursi i euros ka rënë nga 123 lekë në 96 lekë.

Një zhvlerësim i pashembullt, që sipas ekspertëve të ekonomisë nuk lidhet me konkurrencë reale, rritje prodhimi apo eksportesh, por me rritjen e flukseve të parasë informale, që dyshohet të jetë e kanalizuar kryesisht në ndërtim.

Ndërtohet më shumë, ndërtohet dhe më lart, ndërkohë që ka më pak njerëz për të jetuar aty.

Ilustrim grafik i kullave rreth qendrës dhe lartësitë e tyre.

Kjo valë ndërtimesh nuk ndalet as para hapësirave publike, as para shkollave, as para monumenteve historike. Ajo ushqehet nga një proces vendimmarrës gjithnjë e më i centralizuar dhe pa llogaridhënie.

Sipas një analize të Citizens.al, të paktën 140 kulla janë shqyrtuar ose miratuar në Tiranë gjatë dekadës së fundit. Por vetëm 65 prej tyre kanë vendime të publikuara.

Të tjerat fshihen në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujërave (KKTU), pa transparencë dhe pa konsultime publike.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) pretendon se çdo vendim është i aksesueshëm online, por në realitet nuk ndodh kështu.

Kontrolli publik është vështirë i për t’u arritur duke lënë shpesh vend për dyshime favorizimi, klientelizëm dhe pastrim parash.

Fuqitë e KKTU janë rritur, ndërsa llogaridhënia është dobësuar.

Pesë ndryshime ligjore dhe të paktën dhjetë vendime qeverie kanë zhveshur autoritetet vendore duke e përqendruar çdo vendim për ndërtimet mbi 6 kate në një dorë të vetme: Kryeministrin.

Kështu, kullat ngrihen gjithnjë e më lart, ndërsa drita e transparencës fundoset gjithnjë e më thellë.

A është ky vërtet zhvillim urban? Dhe nëse po, kujt i shërben, ndërkohë që popullsia bie dhe kostoja e jetesës rritet çdo ditë? /Erblin Vukaj-citizens.al

Etiketat: citizenskulla
Artikulli para

Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

Artikulli pas

Kriza te Air Albania, avioni “afrikan” ngjyroset kuqezi pas bllokimit të dy “Airbus-eve” nga qiradhënësi: Rrugëtimi nga Libia në Nigeri dhe Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka
Ekonomi

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 Dhjetor, 2025
Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë
Ekonomi

MIE mohon “masat ndëshkuese nga Komuniteti i Energjisë”: Dezinformim!

25 Dhjetor, 2025
Del kalendari zyrtar, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026
Aktualitet

Del kalendari zyrtar, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

25 Dhjetor, 2025
PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta
Aktualitet

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

25 Dhjetor, 2025
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik
Ekonomi

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

24 Dhjetor, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Festat “shkërmoqin” euron, thyen rekordin e radhës negativ

24 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Kriza te Air Albania, avioni “afrikan” ngjyroset kuqezi pas bllokimit të dy “Airbus-eve” nga qiradhënësi: Rrugëtimi nga Libia në Nigeri dhe Tiranë

Kriza te Air Albania, avioni "afrikan" ngjyroset kuqezi pas bllokimit të dy "Airbus-eve" nga qiradhënësi: Rrugëtimi nga Libia në Nigeri dhe Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%
Aktualitet

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Nga Editor
24 Dhjetor, 2025
0

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga...

Lexo të plotë
Komisionet e larta, kompanitë e dërgesave të parave grijnë emigrantët: Mbi 20 euro tarifë për 345 euro

Komisionet e larta, kompanitë e dërgesave të parave grijnë emigrantët: Mbi 20 euro tarifë për 345 euro

15 Shtator, 2025
Hakerat vjedhin të dhënat e mbi 7 milion klientëve të markave luksoze

Hakerat vjedhin të dhënat e mbi 7 milion klientëve të markave luksoze

15 Shtator, 2025
Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Ergys Agasi paraqitet në SPAK

22 Korrik, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

16 Gusht, 2025

Të Fundit

Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 Dhjetor, 2025
Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

25 Dhjetor, 2025
Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

MIE mohon “masat ndëshkuese nga Komuniteti i Energjisë”: Dezinformim!

25 Dhjetor, 2025
Del kalendari zyrtar, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

Del kalendari zyrtar, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

25 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr