• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pasuria globale po kalon te brezat “Millennials” dhe “Gen Z”, çfarë do të thotë për të ardhem?

Editor Nga Editor
2 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Pasuria globale po kalon te brezat “Millennials” dhe “Gen Z”, çfarë do të thotë për të ardhem?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një ndryshim që pritet të jetë historik në hartën e pasurisë globale, gjeneratat Millennials dhe Gen Z parashikohen të marrin drejtimin në grupin e ultra të pasurve gjatë dekadave të ardhshme, duke lënë pas Baby Boomers. Sipas studimeve dhe analizave financiare, deri më 2040, një pjesë e konsiderueshme e atyre që zotërojnë pasuri jashtëzakonisht të madhe do të jenë pjesë e brezave të rinj.

Një prej fenomeneve kryesore që po nxit këtë transformim është ajo që njihet si “Great Ëealth Transfer”, transferimi masiv i pasurisë nga brezat më të vjetër tek ata më të rinj. Sipas raportimeve, triliona dollarë pritet të kalojnë në pronësi të brezave X, Millennials dhe Gen Z në të ardhmen e afërt.

Në veçanti, ekspertët parashikojnë që Millennials dhe Gen X së bashku do të marrin pjesën më të madhe të këtij transferimi në dekadat që vijnë, ndërsa Gen Z gjithashtu do të jetë përfituese, sidomos nëse pranohet që një pjesë e kësaj pasurie të trasmetohet që më herët.

Ky fenomen nuk është vetëm çështje formule financiare, ai reflekton edhe një ndryshim në mënyrat se si brezat e rinj mendojnë për kapitalin, investimet dhe rolin e tyre në shoqëri.

Ç’ndryshon te Millennials / Gen Z krahasuar me Baby Boomers?

Ndryshe nga brezat më të vjetër, shumë nga investitorët e rinj nuk i kanë besim vetëm portofoleve tradicionale me aksione dhe obligacione. Ata kërkojnë alternative, investime në kapital privat, teknologji, start-up-e, projekte që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sektorët me ndikim shoqëror.

Në një sondazh të Capgemini, thuhet se 81% e atyre që pritet të trashëgojnë pasuri në të ardhmen planifikojnë të largojnë firmat aktuale të menaxhimit të pasurisë të familjes së tyre, për shkak të mungesës së zgjidhjeve digjitale, shërbimeve moderne dhe adaptimit me nevojat e brezit të ri.

Brezat e rinj nuk duan të jenë thjesht donatorë që japin para, ata duan të jenë agjentë të ndryshimit. Studime kanë zbuluar se ata janë më të prirur të bëhen vullnetarë, të angazhohen në fushata, të udhëheqin projekte dhe të përdorin pasurinë jo vetëm për të pasuruar veten, por për të krijuar ndikim real social dhe mjedisor.

Ky ndryshim gjeneratash nuk është thjesht çështje ekonomike, por ka implikime themelore për mënyrën si investohet, si krijohet pasuria dhe si perceptohet ndikimi social përgjatë viteve. Ndërsa Baby Boomers dominuan epokën e industrializimit dhe kapitalit klasik, brezat e rinj do të jenë ata që do të formësojnë kapitalin e së ardhmes,  me teknologji, ndërgjegje shoqërore dhe orientim në qëndrueshmëri. /Skyweb.al

Etiketat: brezatpasurite
Artikulli para

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, zv.ministrja zbulon kur “vjen” treni

Artikulli pas

Takimi me Donald Trump, Presidenti Begaj: Çfarë më tha për Shqipërinë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer
Ekonomi

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park
Ekonomi

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

12 Janar, 2026
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!
Ekonomi

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

12 Janar, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
Ekonomi

Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

12 Janar, 2026
Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet
Ekonomi

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

12 Janar, 2026
Artikulli pas
Takimi me Donald Trump, Presidenti Begaj: Çfarë më tha për Shqipërinë

Takimi me Donald Trump, Presidenti Begaj: Çfarë më tha për Shqipërinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të rinjtë ikën, ata që mbeten s’duan ose s’kanë mundësi të martohen: Celebrimet bien në minimumin historik në Shqipëri
Aktualitet

Të rinjtë ikën, ata që mbeten s’duan ose s’kanë mundësi të martohen: Celebrimet bien në minimumin historik në Shqipëri

Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
0

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i...

Lexo të plotë
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

5 Qershor, 2025
Rama njofton instalimin e matësave të energjisë elektrike me Inteligjencë Artificiale

Rama njofton instalimin e matësave të energjisë elektrike me Inteligjencë Artificiale

10 Nëntor, 2025
Marrëzia e kullave dhe fluturimi me presh i 3-4 viteve të fundit, projektet e bujshme që po dështojnë

Marrëzia e kullave dhe fluturimi me presh i 3-4 viteve të fundit, projektet e bujshme që po dështojnë

1 Korrik, 2025
Nëse plas lufta, Gjermania ka gati planin me ravioli

Nëse plas lufta, Gjermania ka gati planin me ravioli

9 Shtator, 2025

Të Fundit

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr