• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

Editor Nga Editor
8 Tetor, 2025
në Uncategorized
A A
0
Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç
Share on FacebookShare on WhatsApp

Danimarka pritet të ndërmarrë hapa të mëdhenj për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve. Kryeministrja Mette Frederiksen njoftoi të martën se qeveria e saj do të propozojë një ligj për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

Duke folur në hapjen e sesionit të ri të parlamentit danez, Frederiksen tha se prindërit do të kenë gjithashtu mundësinë të miratojnë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nga mosha 13 vjeç.

“Ne kemi thënë po ndaj telefonave celularë në jetën e fëmijëve tanë në kuptimin më të mirë. Që ata të mund të telefonojnë në shtëpi dhe të komunikojnë me miqtë e tyre,” tha Frederiksen. “Por realiteti është se kemi lëshuar një përbindësh. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë fëmijë dhe të rinj që vuajnë nga ankthi dhe depresioni”, shtoi ajo.

Ajo theksoi gjithashtu se shumë fëmijë kanë vështirësi në lexim dhe përqendrim, dhe shpesh përballen me përmbajtje të papërshtatshme në internet.

Frederiksen përmendi edhe statistika shqetësuese, ku sipas saj, 60% e djemve të moshës 11 deri në 19 vjeç nuk takojnë fizikisht asnjë mik në kohën e lirë gjatë një jave të tërë. Edhe pse ajo nuk dha një burim të saktë për këtë shifër, ngriti pyetjen: “A mendoni se ky numër do të ishte kaq i lartë po të mos ishte për shkak të telefonit?”

“Telefonat dhe rrjetet sociale po na vjedhin fëmijërinë e fëmijëve,” përfundoi ajo.

Ky propozim vjen pas një vendimi të mëparshëm në fund të shtatorit, ku parlamenti danez votoi për ndalimin e celularëve në shkollat fillore dhe programet pas shkollës, sipas një rekomandimi të një komisioni për mirëqenie të ngritur nga Frederiksen në vitin 2023.

Danimarka është një nga disa vende që po marrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale dhe teknologji. Në nëntor të vitit të kaluar, Australia miratoi një ligj të ngjashëm, duke ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe duke kërkuar nga kompanitë teknologjike të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të ndaluar përdoruesit nën moshë, përndryshe përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 33 milionë dollarë amerikanë). /Skyweb.al

Etiketat: danimarkarrjetet sociale
Artikulli para

Ultratingujt po përdoren për të trajtuar kancerin pa ndërhyrje kirurgjikale

Artikulli pas

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Editor

Editor

Nga Kategoria

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum
Uncategorized

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

21 Nëntor, 2025
Borxhet e ndërsjella në sektorin energjetik kapin vlerën 1.7 miliardë euro
Ekonomi

Borxhet e ndërsjella në sektorin energjetik kapin vlerën 1.7 miliardë euro

11 Nëntor, 2025
Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?
Uncategorized

Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?

10 Nëntor, 2025
Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë
Aktualitet

Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

7 Nëntor, 2025
Putini përgatit test bërthamor, BE jep paralajmërimin e fortë
Uncategorized

Putini përgatit test bërthamor, BE jep paralajmërimin e fortë

6 Nëntor, 2025
WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch
Uncategorized

WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch

6 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OBSH: 546 mijë vdekje në vit nga i nxehti
Aktualitet

OBSH: 546 mijë vdekje në vit nga i nxehti

Nga Editor
1 Nëntor, 2025
0

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë gjithnjë e më shumë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Një raport...

Lexo të plotë
BSH i trembet flluskës në ndërtim, tentohet frenimi i huadhënies

BSH i trembet flluskës në ndërtim, tentohet frenimi i huadhënies

13 Tetor, 2025
E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit

E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit

17 Tetor, 2025
Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025
“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

6 Shtator, 2025

Të Fundit

Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

22 Nëntor, 2025
Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

22 Nëntor, 2025
Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

22 Nëntor, 2025
“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

22 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr