• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

Editor Nga Editor
11 Shkurt, 2026
në Uncategorized
A A
Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një teknik mjekësor i urgjencës në Osmaniye të Turqisë arriti t’i shpëtojë jetën vetes pasi një copë ushqimi i mbeti në fyt, duke kryer manovrën Heimlich pa ndihmën e askujt.

Ilyas Yildir, i cili punon në Qendrën e Shëndetit të Shpejtë 112 dhe është gjithashtu instruktor i ndihmës së parë, po hante në zyrën ku zhvillon trajnimet kur papritur u mbyt nga një copë ushqimi. Ai nuk mund të merrte frymë dhe në ambient nuk ndodhej askush për ta ndihmuar.

Duke ruajtur qetësinë, Yildir veproi menjëherë. Ai mbështeti gjoksin mbi skajin e një karrigeje dhe aplikoi manovrën Heimlich mbi vete, duke ushtruar presion të fortë derisa arriti të nxirrte copën e ushqimit që i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë së zyrës.

Në një deklaratë për Agjencinë Anadolu, Yildir tha se përvoja dhe njohuritë si instruktor i ndihmës së parë e ndihmuan të reagojë saktë në momentin kritik.

“Nuk kishte askënd pranë meje. Si teknik i urgjencës e dija çfarë duhej të bëja dhe menjëherë kryeva manovrën Heimlich mbi vete. Shpresoj që kjo ngjarje të shërbejë si shembull për njerëzit se si mund të veprojnë kur janë vetëm dhe përballen me një situatë të tillë”, u shpreh ai.

Çfarë është manovra Heimlich?

Manovra Heimlich, e njohur edhe si shtytja abdominale, është një teknikë e ndihmës së shpejtë që përdoret në rastet kur rrugët e frymëmarrjes bllokohen nga një trup i huaj, si ushqimi apo një objekt i vogël. Qëllimi i saj është të parandalojë mbytjen duke krijuar presion të fortë në diafragmë, i cili shkakton një kollë të detyruar dhe ndihmon në nxjerrjen e pengesës.

Teknika mban emrin e kirurgut torakal amerikan Henry Heimlich, i cili e prezantoi atë si metodë shpëtimi për personat e vetëdijshëm që po mbyten.

Zakonisht rekomandohet alternimi i pesë goditjeve në shpinë, mes shpatullave, me pesë shtytje abdominale. Kjo metodë mund të përdoret si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët mbi një vjeç.

Si mund të kryhet mbi veten?

Në rast se personi është vetëm, manovra mund të kryhet duke vendosur njërën dorë në formë grushti mbi pjesën e sipërme të barkut dhe duke e shtyrë fort lart me ndihmën e dorës tjetër, me lëvizje të përsëritura.

Një alternativë tjetër është mbështetja e barkut mbi një objekt të fortë dhe të qëndrueshëm, si shpina e një karrigeje apo divani, dhe ushtrimi i presionit me trup derisa rruga e frymëmarrjes të lirohet.

Sipas studiuesve në Spitalin Mbretëror Brompton në Londër, kjo teknikë konsiderohet efektive dhe e sigurt kur zbatohet siç duhet.

Artikulli para

La Repubblica: Pensionistët italianë në Shqipëri janë të sigurt, qeveria nuk do të vendosë taksa të reja

Artikulli pas

TikTok po ju gjurmon, edhe nëse nuk e përdorni aplikacionin. Si ta ndaloni

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
TikTok po ju gjurmon, edhe nëse nuk e përdorni aplikacionin. Si ta ndaloni

TikTok po ju gjurmon, edhe nëse nuk e përdorni aplikacionin. Si ta ndaloni

Të Përzgjedhura

Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Ngushtica e Hormuzit rihapet për anijet tregtare, por SHBA mban bllokadën: Bien çmimet e naftës

Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
0

Ngushtica strategjike e Hormuzit është “plotësisht e hapur” për anijet tregtare gjatë periudhës së armëpushimit, ka deklaruar ministri i Jashtëm...

Lexo të plotë
Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat

LISTA/ Cilat janë profesionet e rregulluara që preken nga ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria

17 Korrik, 2026
Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

17 Tetor, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

BSH pret ulje të çmimeve të apartamenteve gjatë muajve në vijim

3 Nëntor, 2025
Merr fund epoka e CV-ve origjinale

Merr fund epoka e CV-ve origjinale

1 Korrik, 2025

Të Fundit

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr